DEKLARATA/ Fatmir Xhafaj: Përgjigjia ime për shantazhuesit dhe intrigantët politikë, por dhe për qytetarët që kërkojnë të dinë si është e vërteta

16 Maj 2018, 16:40Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, për të sqaruar akuzat ndaj tij dhe vëllait të vet.

Deklarata e plotë

Përshëndetje,

shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit dhe të moralit, në lidhje me pozicionin tim si Ministër i Brendshëm, në raport me një vendim penal të drejtësisë italiane për vëllain tim Agron Xhafaj, si dhe kundrejt një bisede të tij me një “bashkëpunëtor X” për trafik droge.

Nëse do të ishte për një pjesë të atyre (për të mirën e përbashkët janë të pakët në numër) të cilët këto ditë, në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme, në lidhje me këtë raport të sipërcituar, janë rrekur të më tregojnë ligjin dhe të më vendosin përballë pasqyrës së moralit, unë sot, sot e gjithherë, nuk do të denjoja të shpenzoja kohë, energji, të paktën kështu si po e bëjë tani.

Sharlatanët politik dhe të çdo lloji tjetër, shpifësit dhe spekulantët politik dhe të çdo lloji tjetër, shantazhuesit politik dhe ata të çdo lloji tjetër, intrigantët politik dhe të çdo lloji tjetër dhe shkelësit e ligjit, të gjithë së bashku, për asnjë shkak dhe për asnjë arsye morale, apo më shumë akoma për arsye ligjore, nuk e meritojnë asnjëherë t’u respektosh kërkesën për shpjegime kundrejt tyre. Bërë kështu edhe kur je funksionar publik dhe i mveshur me detyrimin për shpjegime.

Disa prej kategorive më sipër, meritojnë injorim dhe përbuzje dhe të tjerët ballafaqim të plotë me ligjin dhe përballje me pasojat që prodhon veprimi dhe forca e ligjit kundrejt tyre, për çfarë ata në shkelje të ligjit kanë bërë.

Si funksionar i lartë publik, si përfaqësues politik i interesave publike e qytetare, po e vendos sot veten time në pozicionin natyror të llogaridhënësit, vetëm në respekt të plotë të së drejtës legjitime që kanë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, për t’i kërkuar shpjegime çdo zyrtari publik.

Si Ministër i Brendshëm i akuzuar si “i lidhur përmes vëllait tim me trafikun ndërkombëtar të drogës”, obligimi im për sqarime dhe shpjegime kundrejt opinionit publik, bashkëpunëtorëve të ndryshëm vendas dhe të huaj, bëhet edhe më detyrues.

Ndaj qytetarët e këtij vendi kanë gjithë të drejtën që fort të kërkojnë të dinë kush është Ministri i tyre i Brendshëm, si qëndron e vërteta për akuzat që bëhen për të.

Serioziteti dhe përgjegjësia institucionale e ligjore që i mvesh vetes sa herë që mbaj një zyrë publike, më detyrojnë që këtë shpjegim ta bëja në mënyrë profesionale bazuar në fakte dhe prova. Vetëm pasi ndërmora të gjitha iniciativat përkatëse ligjore dhe personale dhe përfundova marrjen e çdo informacioni të nevojshëm për këtë shpjegim, i paraqitem sot opinionit publik për sqarime, sa më poshtë vijon :

I.  Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim Agron Xhafaj

Siç është e njohur, vëllai im ka marrë një dënim penal në Itali. I përgjegjshëm përballë qytetarëve dhe zgjedhësve të mi disa herë kam bërë deklarime publike në lidhje me këtë çështje. Kushdo që dëshiron të verifikoj vërtetësinë dhe koherëncën e tyre në vite mund ta bëj lehtësisht.

Në interes të momentit, por e ri-sjell publikisht këtë çështje.

Ngjarja ka ndodhur në vitet 2002. Vëllai im ka qenë rreth 25 vjeç në atë kohë. Autoritet italiane e kanë ndaluar për rreth 1 muaj dhe e kanë liruar duke urdhëruar largimin e tij nga Italia.

Në atë kohë, unë kam qenë Ministër i Turizmit në Qeverinë me Kryeministër z.Pandeli Majko. I pa detyruar nga ndonjë normë kushtetuese, apo ligjore, në respekt të moralit, i kam kërkuar kryeministrit të kohës dorëheqjen.

Duke vlerësuar qëndrimin tim dhe pozitën time, në lidhje me këtë ngjarje, si dhe pasi u shqyrtuan rrethanat dhe shkalla e implikimit të vëllait tim në këtë ngjarje, përfshi dhe konsultimin me autoritetet përkatëse italiane, Kryeministri Majko nuk e pranoi dhe e refuzoi dorëheqjen time.

Ju garantoj dhe për këtë janë të gjitha faktet, se vëllai im jo vetëm për asnjë çast nuk ju fsheh hetimit dhe gjykimit, por në mënyrë të vazhdueshme, ka kërkuar të marri pjesë në gjykimin e kësaj çështje në të gjitha nivelet e gjykimit.

Edhe pse vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi, vëllai im asnjëherë nuk iu fsheh autoriteteve. Asnjë veprim imi, jo vetëm sot si Ministër, por edhe më parë nuk ka krijuar imunitet, apo favor kundrejt ekzekutimit të vendimit.

Unë asnjëherë si funksionar publik dhe më shumë akoma si Ministër i Brendshëm, nuk kam bërë kompromis me faktin se vëllai im nuk do të duhej të vuante dënimin e dhënë.

Edhe pse ajo çfarë ai bëri shumë vite të shkuara qëndron në një shpërpjesëtim të madh me dënimin e dhënë dhe me gjendjen e sjelljen e tij të re në jetë.

Si një vëlla i përgjegjshëm unë kam bërë gjithë çfarë kam patur në dorë, që im vëlla të kthehej në personin që është i denjë për vlerat e familjes tonë. Vlera për të cilat, unë jam krenar dhe më kanë ndriçuar mua në rrugën time të jetës dhe atë të politikanit. Dhe im vëlla shumë shpejt ju rikthye normalitetit. Mbaroi arsimin e lartë, krijoi familje dhe ndërtoi jetën e vetë bazuar në mund dhe djersën e tij.

Ai as kërkoi, dhe asnjëherë vëllai i tij, politikani Fatmir Xhafaj nuk i krijoi favore, apo privilegje në shkelje të ligjit. ASNJË!

Sot unë dhe gjithë familja ime jemi të goditur shumë fort shpirtërisht. Dhe vuajtja shpirtërisht peshon më shumë për faktin se dënimin po shkon ta vuajë një Agron që nuk ka asnjë lloj lidhje me Agronin e 16 viteve të shkuara.

Ne do të gjejmë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë situatë të pazakontë familjare, për t’ja bërë sa më të lehtë e sa më të përballueshme nënës, bashkëshortes dhe sidomos dy fëmijëve të tij në moshë të vogël, përkatësisht 15 dhe 11 vjeç. Faleminderit të gjithë familjarëve dhe miqve tanë të shumë që ju janë gjendur atyre pranë në këto momente të vështira!

Është momenti për të nënvizuar edhe një fakt tjetër ligjor në këtë çështje.

Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale dhe dënimi penal që duhet ekzekutuar në rastin e vëllait tim është parashkruar. Rrjedhimisht, në Shqipëri për asnjë shkak dhe për asnjë rrethanë ligjore, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Pra, e thënë më shkurt, për ata që nuk e njohin të vërtetën ligjore, nëse im vëlla do të bënte njohjen e vendimit të tij këtu dhe do të priste ekzekutimin e tij për dënimin në ngarkim të tij, sipas ligjit shqiptar, ai nuk do ta vuante fare atë, pasi periudha prej 4 vjetësh e mbetur për ekzekutim është në afatin 5 vjeçar të parashikuar nga ligji shqiptar. Një precedent ky i zbatuar normalisht në praktikën gjyqësore në Shqipëri.

Unë si vëllai i tij, nuk e nxita as atëherë si vëlla dhe as sot, që të jem i ndershëm, që ai ta kryente këtë akt. Ishte zgjidhja e tij dhe e respektoj dhe e vlerësoj shumë gjestin e tij.

Ai nuk ma dha mundësinë që të provoja Fatmir Xhafën si Ministër i Brendshëm kur të kërkohej që ky vendim të ekzekutohej, nëse ndonjëherë do të kërkohej ekzekutimi i këtij dënimi. Kjo do të ishte prova e moralit për mua si Ministër.

Dhe në këtë kontekst, a është dikush, që mundet të më tregojë mua dhe qytetarëve:

a. Cilin ligj kam shkelur, sot si Ministër i Brendshëm, dhe çdo herë tjetër që kam qenë në funksione publike?

b. Çfarë unë nuk kam bërë fare, apo çfarë edhe nuk e kam bërë mirë në detyrën time si Ministër i Brendshëm?

c. A kanë më shumë besim sot qytetarët se ka rend dhe siguri? etj, etj.

Por kasta e politikës së baltës, nuk di të bëj gjë tjetër veçse të merret me çfarë bënë vëllai, motra, nëna, babai, bashkëshortja, fëmijët.

Dëshiroj t’ju them miqve të shumtë të mi që më kanë shkruajtur këto ditë me shumë dashamirësi. Miqtë e mi, mos prisni të merrem me bashkëshortet, djalin,vajzën, motrat, vëllezërit, baxhanakun dhe kunatin e disa prej këtyre të pacipëve që më kanë sulmuar mua gjithë këto ditë, paçka se ka shumë për të thënë dhe bërë ndaj tyre, në këtë aspekt.

Do t’ju zhgënjej për këtë. Nuk mund ta bëj. Nuk e kam bërë në asnjë ditë që jam në politikë dhe as kam ndër mend ta bëj! Nga familja ime gjithmonë kam një porosi, që edhe pse nuk janë ata të parët që e kanë thënë, por të parët që në fëmijëri mua ata ma kanë thënë ‘mos i bëj tjetrit, atë që nuk do dëshiroje të ta bënin ty!’

E di shumë mirë që, kjo ka vlerë për njerëzit normal të kësaj bote, për njerëzit që kanë cipë dhe përgjegjshmëri kur flasin!

II. Lidhur me falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale

Është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten time. Edhe sot, nuk ju besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personaliteti. E kam të vështirë që të besoj që, edhe pse nuk kam asnjë simpati personale dhe politike për ata që më akuzojnë për këtë çështje, dhe më duket sinqerisht shumë çudi se si njeriu pranon të jetë dhe të vet shpallet injorant. Në këtë rast nuk mundet t’ju thuash as spekulant politik.

Nuk dua të zgjatem, se besoj të paktën për shumicën që ka tentuar sadopak të mësojë të vërtetën, është i qartë absurditeti i kësaj akuze. Unë akuzohem se si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, për të shpëtuar vëllain tim nga burgu, kam ndryshuar draftin e nenit 491 të KPrP, të miratuar në komisionin parlamentar, (pra në çdo rast ka “falsifikuar” një draft dhe për votim Kuvendit i është paraqitur, jo drafti i komisionit parlamentar, por drafti “i falsifikuar” nga unë. Dhe deputetët e kanë votuar “pa e parë”. Se kështu i bie sipas logjikës ‘zhvejkjane’. Dhe tani, pas disa muajve, disa prej këtyre deputetëve pa pikë turpi, duke pranuar që janë sylesh vetëm e vetëm që të arrijnë qëllimin e tyre të mbrapsht politik, thonë që na e hodhi Fatmir Xhafaj. Po këtë e thonë me delikatese. E falsifikoi, thonë. Komplet qesharak.

Gjithsesi, unë kam detyrimin që të jem serioz dhe t’ju jap përgjigjen që duhet:

1) Nuk ka asnjë kontribut timin teknik në këtë çështje, si njërin variant të draftit, ashtu edhe në variantin tjetër. Por, e mbroj fort atë, si një nen që është në përputhje me Konventat, me Kushtetutën dhe të dobishëm për qytetarët shqiptarë;

2) Kjo pikë e nenit 491, është një standard ndërkombëtar. Nuk e kemi shpikur dhe as jemi ne të vetmit. Është ‘mot a mot’ përcaktimi i nenit 3, të Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës Evropiane për Ekstradimin.

Për të gjithë ata që duan të dëgjojnë, Shqipëria e ka ratifikuar këtë konventë që në vitin 1998, pra ky lloj kushti ishte, gjithsesi i zbatueshëm në sajë të përparësisë që marrëveshjet ndërkombëtare kanë mbi legjislacionin vendas, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Pra, edhe amendimi i Kodit, i cili reflekton protokollin e dytë është thjesht një rregullim; nuk është risi, pasi kjo disiplinë është në fuqi që nga viti 1998. Për më tepër, të njëjtën disiplinë e kanë adoptuar dhe e zbatojnë të gjitha vendet evropiane, duke filluar që nga Austria e duke mbaruar te Zvicra. Në të gjitha këto shtete, në rastet e vendimeve gjyqësore në mungesë, ekstradimi është i mundshëm, vetëm nëse shteti kërkues jep garanci për rigjykim.

E për më tepër, ky parashikim është reflektuar e zeza mbi të bardhë, në ligjin për marrëdhëniet ndërkombëtare juridiksionale, hartuar dhe miratuar në vitin 2009, pikërisht nga këta që sot janë në opozitë dhe që nuk lënë gjë pa thënë për këtë fakt!!

3) Ky rregullim i ri në Kodin e Procedurës, por në fuqi më parë në ligjin e sipërcituar, nuk ka lidhje me rastin e vëllait tim Agron Xhafaj dhe është sërish një mashtrim i rëndë publik.

Dispozita e thotë qartë, mbrohen vetëm ata që janë dënuar në mungesë, pra, në kushtet kur nuk është siguruar e drejta për një proces të rregullt ligjor sipas nenit 6, të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Është e vërtetë që Italia është dënuar shpesh nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, por kjo gjykatë i ka konstatuar si shkelje vetëm ato procese, ku i pandehuri nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka caktuar një mbrojtës, por i është caktuar një mbrojtës kryesisht. Në rastin konkret, im vëlla ka qenë i përfaqësuar nga një mbrojtës jo i caktuar kryesisht dhe teknikisht nuk mund as të konsiderohet, besoj, si gjykim në mungesë, për efektet e ekstradimit dhe për rrjedhojë, nuk jemi në kushtet e nenit aktual 491, të KPrP.

Nuk dëshiroj të marr më shumë kohë për këtë pasi jam i sigurtë që edhe ata që flasin, sikur të ishin vetëm pak fare normal në sjellje dhe qëndrime politike, do të kuptonin se sa qesharakë janë dukur me këtë akuzë.

III. Lidhur me akuzat për përfshirje të vëllait tim në trafikun e drogës në Shqipëri

Është komplet një mashtrim dhe shpifje e ulët ajo që thuhet në lidhje me përfshirje të vëllait tim në këtë veprimtari.

Marr të gjitha përgjegjësit ligjore dhe morale nëse ka qoftë edhe një grimcë të vërtetë në lidhje me këto akuza. Prej viti 2002 vëllai im Agron Xhafaj ka jetuar në Shqipëri dhe është një ndër qytetarët e shumtë të këtij vendi, që nuk ka asnjë problem me ligjin. ASNJË!

E verifikuar kjo zyrtarisht në institucionet ligj zbatuese të shtetit, si për këto vite që unë jam Ministër i Brendshëm ashtu edhe në referim të arkivave të këtij shteti, që nga momenti që ai është një person madhor në kuptim të përgjegjësisë së ligjit.

Nuk kam dashur të merrem me retorika me balt-hedhësit profesionist të këtij vendi.

Por tani, që këta intrigantë dhe sharlatanë politikë, apo edhe të tjerë pas tyre, e kaluan cakun duhet të marrin përgjigjen e merituar.

Audio përgjimi i servirur me pompozitet publikut është një sajesë e plotë. Nga fillimi deri fund. Është një manipulim dhe i bërë keq, madje.

Nëse opozita nuk e ka bërë vetë këtë, dhe sinqerisht nuk dua ta besoj se është që është ajo nxitësja dhe realizuesja e këtij akti skandaloz, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve.

Edhe pse edhe në këtë rast tregoi, se sa ligësi prodhon një pjesë e kësaj opozite dhe se sa etur për pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim ajo është.

E për fat të keq duhet bëre një pyetje normale: kur këta në opozitë bëjnë këtë gjë, çfarë do t’ju bënin njerëzve të thjeshtë e kundërshtarëve të tyre politikë sikur të ishin në pushtet dhe të përdornin instrumentet e shtetit!!!Ruana zot nga kjo racë e papërgjegjshme!

Kjo lloj qasje e kësaj opozite kundrejt pushtetit, e bëri atë të bjeri pre e interesave, ose të intrigantëve e shpifësve ordinerë, ose të grupeve kriminale.

Gjithsesi, kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh, do të marri përgjigjen e merituar. Veprimi është tipik mafioz. Fabrikimi i një fakti kriminal të paqenë për Ministrin e Brendshëm dhe familjarë të tij, përbën një shantazh kundër institucioneve publike të sigurisë.

Ndaj, do t’i kërkoj sot publikisht Prokurorisë veprime të shpejta dhe energjike për gjetjen të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar.

Unë nuk e kam patur zakon asnjëherë që të flas kuturu. Por, është e qartë që e gjitha çfarë ka ndodhur këto 3-4 ditët e fundit, ka një orkestrim me një qëllim të caktuar.

Ligësia politike e njerëzore e një pjese të opozitës dhe kryesisht lidershipit të saj, diletantizmi politik i opozitës në tërësi, interesat meskine të kësaj opozite janë bërë bashkë, me interesa të grupeve kriminale dhe subjekteve të caktuara brenda e jashtë sistemit të drejtësisë së kalbur.

Opozita, me keqardhje e them, por ka rënë në batakun e intrigantëve dhe shantazhuesve të rëndomtë. Të errësuar në logjikën e tyre, ata kanë vendosur të bashkëpunojnë edhe me djallin, vetëm e vetëm që kjo qeveri të ikë nga pushteti. Pavarësisht dëmit të pallogaritshëm që mundet t’i shkaktohet në këto momente delikate të procesit te integrimit evropian.

E kuptoj, që shumë janë të frikësuar nga çfarë po ndodh me reformën në drejtësi dhe me punën dhe rezultatet që po arrin Policia e Shtetit. Por, dua t’i garantoj të gjithë këta, se edhe nëse unë dje do të kisha ikur nga kjo zyrë, çfarë është bërë nga unë, nga kolegë dhe bashkëpunëtorë të mi, nga partnerët ndërkombëtarë, nuk mundet të zhbëhet.

Shumë shpejt edhe SPAK e BKH do të jenë në funksionim. Kështu, gjithnjë e më shumë, krimi do të humbasë terren. Unë jam këtu për ta përmbushur sa më mirë këtë mision që kam marrë përsipër. Dje si ideues dhe drejtues i procesit të Reformës në Drejtësi dhe sot si Ministër i Brendshëm. Nëse mendoni të më mposhtni me sulmet tuaja, gaboni!

Thjesht nuk kam frikë! Askush nuk mund të më shantazhojë. Askush nuk do të mund të më pengojë në arritjen e qëllimeve të larta, të asaj çfarë kam marrë përsipër të bëj sa bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe me mbështetjen e partnerëve: luftë pa kompromis me krimin, gjithmonë në zbatim të ligjit, në shërbim të qytetarëve dhe vetëm të qytetarëve.

Këtyre të fundit u jam shumë mirënjohës për mesazhet e shumta mbështetëse dhe inkurajuese që kam marrë prej tyre këto ditë.

(TemA)

29 komente në “DEKLARATA/ Fatmir Xhafaj: Përgjigjia ime për shantazhuesit dhe intrigantët politikë, por dhe për qytetarët që kërkojnë të dinë si është e vërteta”

  1. sherifi says:

    Jane te tulatur nga reforma, vazhdoin si e si te sajoin pengesa vetem per reformen.

    1. Kujtimi says:

      Kure mos u teriqni nga presioni I krimineleve
      Zbatoni ligjet per kedo
      PLERA DO KET GJITHMON QE DUAN TE PENGOIN CDO GJE
      POPULLI DO NDESHKOI ME VOT

    2. Blerina says:

      Qytetaret nuk jane idjote. Ata skane nevoje per leksione dhe reklamat e Temes te dine se kush jane fshataret.

      Mbushi mendjen komentuesve te Temes, militantave te PS e bij te komunizmit.

      1. Brss says:

        Ne pidh te semes vafsh o kurvicke muti.

      2. Faktor loku birisha says:

        Oj maloke hik e gatuj nji pjat grosh neqoft se mundesh,se nuk je per kto pun ti

      3. Tony B says:

        Mund te jete vidjo e montuar por kjo nuk fsheh dot kriminalitetin e politikaneve shqiptare qe hiqen si te paster.
        =
        Sii mund te pranohet minister i qeverise nje person me lidhje familjare kriminale? Nuk behet fjala per kushuririn e Tahirit me Audi apo djalin e tezez. Fatmir Xhafajt ka nje vella te denuar nga drejtesia per veprimtari kriminale dhe Xhafajt nuk mund te ushtroje detyren ne qeveri se ka perplasje interesi.
        =
        Ne nje bote te civilizuar dhe demokratike ky minister do hetohej dhe jo me te mbante ligjerata parimore, si Partia qe e edukoi e rriti e beri komunist.

  2. xho says:

    Je burre i vertete.Faleminderit

  3. Johani says:

    O zotni Xhafaj mos humb kohe tu pergjigjesh ketyre krimineleve sepse populli te njeh siq i njeh edhe ata,sali berisha e lul basha njihen dhe nderohen vetem ne lazarat apo atje ku kane mundur te krijojne republika hashashi siq e kane thene vet,alibeaj,salijani,noka,paloka e disa minj si ata jane vetem disa kriminel qe drejtesia duhet te merret me ta jo pse jane quar peshe kuder jush dhe qeverise sepse e duan kete popull te shkrete por e dijne se do ti haje drejtesia per krimet qe kane bere,andaj provojne me çdo kusht te shpetojne,e shpetimin evetem ata e dijne nese do jene ne pushtet,e nese ajo dite arrine kuku mjer per shqiptaret por edhe per europen qe do tia shef sherrin siq ja kane pare,para disa ditesh Anglia deklaroi se jane plot 740 shqiptar ne burg,e sa ka ne gjermani,zvicerr,france etj.
    Eshte e turpshme dhe e tmerrshme kur kam trakuar shqiptar ne europe qe nuk kane lane gje pa ba,i kam pare mjerisht duke vjedhur,plaqkitur,sa e sa here ne dore te policise dhe prap gjenin moral te deklaronin se “vdesin” per sali berishen dhe kliken e tyre,kjo eshte yndyra dhe pasqyra e tyre,prandaj merru me faktet ejo me pordhat e tyre,e fakte jane ato qe i di e gjithe bota tashme;
    Kush e krijoj lazaratin republike droge dhe pse,kush e mori fitim dhe ku i qoi,kush mbrojti kriminelet ,kush e vrau Remzi Hoxhen dhe pse,kush i vrau Haklajt,kush e vrau Trebicken,deputetin Xhindi,maskaren e gerdecit,21 janarin kush bashkepunoi me millosheviqin,si u ba xeni miljarder pa punuar asnje dite,e shume te tjera o i madhi Xhafaj e deri te noke shkopi si arriti te behet insperktor i UDB-s,por edhe deri te rastet e fundit,pse u shkaterrua objekti ne rrugen e kombit,kush e programoi dhe kush ishte ne krye te protestes,mjaftojne vetem keto zoti minister qe kjo klike qe te sulmojne ta nxejne qeline e burgut dhe jo te ushqehen me ndjersen e popullit por deri sa ta hane njeri tjetrin te mbahen te izoluar.

  4. Ada says:

    Me kta lloj njerzish per mua nuk ja vlen te meresh fare se shpifjen e kane per profesion dhe me ate gje rrojne.

  5. silda says:

    Po ti je dhe jurist i zgjuar mo si mund te harxhosh kohen te meresh me kta lloj lloj llumrash te PD.

  6. çeço Selimi says:

    Reforma ne drejtesi i ka futur friken ne palce te gjithe atyre mekatareve ,zullumqareve ,hajduteve dhe krimineleve qe e kane mbajtur peng Shqiperine ne keto 27 vite tranzicion !ç

  7. IVONI says:

    KAM PLOTESISHT BESIM TEK JU , MOS U PERKUL PERPARA “LIGESISE ” SE KOMBIT , MNESHTETUNI TEK SHTESAT , PASI NJERIU “FUKARA” ESHTE ME I SINQERTE ..!

  8. Andi bejtja says:

    Saliu thote se fajin per korrupsionin ne Shqiperi e ka Agron Xhafaj! Saliu i serbeve tradhetar dhe vrases hajdut po kerkon te dredhoje hetimet per vete dhe familjen e tij! Krimi i Geronit Sali nuk eshte asgje para krimeve tende! Po presim Sa-leh Brrish! Po presim te te shohim prapa hekurave!

  9. VL says:

    sidoqofte vellai jot qenka marre me droge….jam kurjoz a ka ndonje te pa perlyer ne shqiperi nga keta qe drejtojne!!??

  10. kazani mediatik says:

    Me falni, por ka diçka qe nuk shkon ne kete deklarim. Nga njera ane i kerkohet Prokurorise qe te hetoje per “video-pergjimin” dhe nga ana tjeter vete ministri jep verdiktin se “video eshte e manipuluar”. Perderisa i kerkon Drejtesise te veproje, lere pra te beje pune e vet dhe te jape verdiktin, pastaj fol !

    1. am says:

      Ska akuze legale per kete njeri. Per cfare duhet te pergjigjet. Po u flet njerezve si qytetar se po pe perflasin! E perflasin gjoja si kriminel po ska asnje hetim apo akuze ligjore mbi te. Ngrihet nje sali me zagare hedhin nje shashke edhe ky duhet te mos flasi. Ne nje vend normal akuzat behen penale dhe me fakte dhe jo ne gazeta me llogje kavaje.

  11. Turi says:

    Fiks vetem per popullin duhet t dalesh sepse te ishte per ata kokgdhete e pd qe snjohin as ligjin as do ja vlente hic

  12. Kadri Kadiu, USA says:

    Ti FATMIR XHAFA nuk je për ministër, je për PRESIDENT TË REPUBLIKËS.

  13. Meckojati says:

    O kazan! Ai po i thote popullit ndershmerine e tij, ndaj llumit te kombit, prokuroria, gjykata te thote te verteten. Faleminderit minister per sqarimin dhe guximin tuaj per te luftuar krimin, kriminelet, korupsionin. Qendro i vendosur ne detyre, popullin e ndershem e ke ne mbeshtetje. Qente duhen bere zap.

  14. Jak Boston says:

    Zoteri Minister Xhafaj pershendetje nga nje djathtist i mirefillte shqiptar.
    E kuptoj poziten tuaj dhe ju mbeshtes plotesisht ne detyren tuaj dhe si qytetatar gjithashtu.
    Mendoj se policia shqiptare dhe jo partite duhet te kete informacione sa me te plota ne lidhje me aktivitetet e shtetasve shqiptare neper bote dhe policia ti jape ndihmesen e saj policive te shteteve te vendeve respective qe keqbereseresit shqiptare te mos kene asnje minut qetesi.
    Kjo do jete per te miren e Shqiperise dhe shqiptareve kudo ne bote.
    Nese beni kete ajo do jete pergjigja me e mire qe iu jepni shqiptareve te ndershem.
    Por gjithmone duhet ta nisni nga vetja pasi jo te gjithe gangot jane te Berishes.
    Gjithesesi mbeshtetje te plote per ju si zyrtar i larte dhe qytetar shqiptar.
    Djathtizmi dhe gangsterizmi nuk kane asnje pike takimi.
    Keshtu besoj dhe per majtizmin.
    Suksese ne detyre Zoteri Minister dhe veproni me vendosmeri se kemi humbur shume kohe.

  15. Bureto says:

    Kazan! Lexoje edhe njëherë mo, deklaratën. Nuk kërkon ai të hetojë për audion (jo vidion), se ajo tashmë është vërtetuar që është joautentike (jo me zërin e Agron Xhafajt), por ministri i kërkon organeve të hetimit të gjejnë cilët janë autorët e asaj audioje. Sepse është një gjë e rëndë të shantazhosh ministrin e Brendshëm, kushdo qoftë ai, me inskenime dhe mashtrime dhe pastaj nëpërmjet qarqeve okulte kriminale, kudo qofshin, të kërkosh destabilizimin e rendit shoqëror. Pikërisht këta duhen gjetur, këtë kërkon ministri, po ashtu dhe opinioni publik.

  16. Bureto says:

    Kazan! Lexoje edhe njëherë mo atë deklaratë. Nuk kërkon ai të hetojë audion, jo vidion, siç e quan ti, se ajo tashmë është vërtetuar që është joautentike (jo me zërin e Agron Xhafajt), por ministri i kërkon organeve të hetimit të gjejnë cilët janë autorët e asaj audioje e publikuar nga PD. Sepse është një gjë e rëndë dhe e dënueshme penalisht (me burg) të shantazhosh ministrin e Brendshëm, kushdo qoftë ai, me inskenime dhe mashtrime, dhe pastaj nëpërmjet qarqeve okulte kriminale, kudo qofshin, të kërkosh destabilizimin e rendit shoqëror. Pikërisht këta duhen gjetur, këtë kërkon ministri, po ashtu këtë mezi pret dhe opinioni publik, ku besoj futesh edhe ti.

  17. Cepanlliu says:

    Bjeru Fatmir,te lumte dora…behja forra!
    Kopili i vici dolit dhe llumi qe e pason,si dhe kelyshet e tyre ,ne pith te s’emave kane per te perfunduar.

  18. Vlonjati says:

    Me lejo te te them Fatmir. Je nje burre zotni dhe shume i respektuar. Te njoh nga afer dhe eshte fat te te njohesh. Je si pak te tjere por ketu ne kete vend te mallkuar “pema me kokrra” goditet. Kjo tregon se je ne rruge te drejte dhe te uroj vec suksese. Per Gonin me vjen shume keq. Djale si ai nuk kish. Le te lehin qente se jane mesuar.

  19. kazani mediatik says:

    Nga qe e lexova, Bureto, po ta them ! Kush e vertetoi qe eshte e montuar ? Sepse keto pune, me sa di une, i ben Prokuroria. Eshte e rende te shantazhosh Ministrin e Brendshem, por me e rende eshte kur shantazhon Ministri i Brendshem.

  20. Ana says:

    Z.Xhafa,akoma duke e trajtuar ceshtjen nga kendveshtrimi i te drejtave te njeriut si individ keni pergjegjesi vetem per veten tuaj dhe asnje person tjeter.Vakumi i mungeses se ligjshmerise apo funksinimit te nje kushtetute bashkkohore pasohet nga kaosi shoqerore i pashmangshem autoret e te cilit Jane politikanet e te dy kraheve te majte dhe te djathte.Do te désha te dija ne se ju do te jeni nje nga ata qe do te mundeshit te shtyni veten tuaj perpara per te shenuar fundin e trancionitit post komunist ,si rrjedhim njojhjen e te drejtave te njeriut per shqiptaret drejt B.E. Mendoj se koha nuk punon me per vazhdimin e nje sistemi shoqeror hibrid,dhe politikanet shqiptare jane pasuruar aq shume sa heqja e ligjit 7501 per tjetersimin e prones private,nuk do te cenonte buxhetin e tyre.Shpresoj te keni kuptuar se nuk keni te drejte te vendosni per pronen private te shqiptareve duke I poshteruar me ligjet e xhungles familjet shqiptare dhe mundin e disa brezave…

  21. Loni says:

    Zoti minister Fatmir Xhafaj, vazhdo punen, mos humb shume kohe per t’i mbushur mendjen kujt nuk ja duan te miren Shqiperise, mos e vrij mendjen fare ose mos e rruaj, sa per vllaun,vllau le te vuaj nje çik se dhe ndonje gabim ne te shkuaren e paska bere, gabim qe une mendoj qe vjen nga qe ne shqipot jemi nji “çik” fodulla e pordhaca

  22. rexha 10 says:

    ZOTI MINISTER KETE SHANTAZHE PO TA BENE KUPOLA E SHTETIT ,ME BIRISHEN THOTE GJINI ME IJEN E TIJE. RUHUNI GJITHMONE NGA NJERIU I LIGE,SEPSE AI NUKE NJEHE GJE TJETER VECSE TE SHKATRROJ JETE NJERZISH, TE MEDHEJ APO TE VEGJEL QOFSHIN ATA……………

  23. Dash says:

    Figure e RESPEKTUESHME ….Bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje