Tirana ka fituar me rezultatin 2-0 në ditën e sotme ndaj Kastriotit, në finalen e “Kategorisë së Parë”.
Në kampionatin e ndarë në dy grupe, Tirana dhe Kastrioti nuk kishin rivalë, duke dominuar në grupet respektive. Tashmë të dyja ekipet u ndeshën për të përcaktuar skuadrën e vetme fituese të “Kategorisë së Parë”, në ndeshjen u zhvillua në “Elbasan Arena”.
Në pjesën e parë bardheblutë ishin pa fantazi, ku ekipi i Samuel Nikaj ishte me pranë fitores, teksa Marku ka gabuar i vetëm përballë Likës, ndërsa Çutrës i është mohuar një super gol nga distanca po nga portieri i Tiranës.
Megjithatë gjatë pjesës së dytë situata ndryshoi, pasi Greca arriti të realizoi dy herë, falë gabimeve në mbrojtje të Kastriotit.
Bardheblutë nuk e diskutojnë “Kategorinë e Parë” dhe kjo u dëshmua edhe në këtë finale.