Historia e panjohur: Atentati i dështuar me bombë ndaj Ramiz Alisë në mitingun e Hasit në 1983-in dhe pushkatimi i 40 vjeçarit Uk Dauti dhe xhaxhait të tij, Manit (dhe fotot e rralla të mitingut e “grupit terrorist” )

17 Maj 2018, 09:31Politika TEMA
Historia e panjohur: Atentati i dështuar me bombë ndaj Ramiz

Ngjarja e panjohur e qershorit të vitit 1983 në mitingun që bëri Ramiz Alia në zonën e Hasit, ku Sigurimi i Shtetit arrestoi disa banorë të asaj zone duke i akuzuar si “grup terrorist” e “agjentë të UDB-së” dhe torturat çnjerzore ndaj tyre të inicuara nga Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, që ata të pranonin se “kreu i grupit” ishte Halil Sinani, antari i Gjykatës së Lartë

Nga Dritan Xhemalaj, TemA

Në kuadrin e ciklit të dokumentarëve “Përballje me të kaluarën” i cili është një projekt i ideuar dhe mbështetur fillimisht nga zyra e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe nën kujdesin direkt të drejtorit të Përgjithshëm z. Thoma Gëllçi, dy bashkëautorët realizues të projektit në fjalë, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, (Doktore e Shkencave Historike), sjellin para teleshikuesëve dokumentarin e njëmbëdhjetë, me titull “Bomba e gënjeshtërt e djemëve të Hasit”,(Kushtuar të ashtuquajturit “Grupi i terrorist”, që u akuzuan se donin t’i bënin atentat Ramiz Alisë në qershorin e vitit 1983, kur ai bëri një vizitë në rrethin e Kukësit.

Ky cikël dokumentarësh i cili ka filluar prodhimin që në muajin shtator të vitit të kaluar dhe trasmetimin në ekranin e RTSH1 që nga fillimi i muajit dhjetor, sjell para teleshikuesëve ngjarje të bujshme apo dhe të panjohura nga periudha e regjimit komunist të para viteve ’90-të, kryesisht ngjarje që kanë të

bëjnë me krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës nga viti 1944 e deri në vitin 1991.

Në këtë kuadër, dy autorëve të sipër cituar, Kaloçi dhe Stafa, si dhe stafi i tyre realizues, në këtë dokumentar kanë tentuar të rindërtojnë ngjarjen e vitit 1983, kur Ramiz Alia, i sapozgjedhur në funksionin e Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë (duke zëvëndësuar në atë post Haxhi Lleshin), bëri një tur vizitash në disa nga rrethet Veri-Lindore të Shqipërisë, si Mat, Bulqizë, Peshkopi, Kukës, Has dhe Tropojë.

Ky tur vizitash i Ramiz Alisë në atë kohë, për ata që ndiqnin me kujdes dhe vëmëndje politikën e Tiranës zyrtare dhe personalisht Enver Hoxhës, konsiderohej si një promovim apo popullarizim që po i bëhej Alisë nga diktatori komunist i Shqipërisë, i cili e kishte zgjedhur tashmë atë si pasardhës të tij. Kjo gjë lidhej edhe me faktin se Enver Hoxha pak muaj më parë kishte arrestuar Kadri Hazbiun, Feçorr Shehun, Llambi Ziçishtin, Mihallaq Ziçishtin, Nesti Nasen etj, duke i akuzuar ata si agjentë të shërbimeve të huaja, (kryesisht UDB-së jugosllave) dhe pjestarë të grupit të Mehmet Shehut. Pra, këto ngjarje të ndodhura në udhëheqjen e lartë të regjimit komunist të Tiranës, shikoheshin si një “pastrim rruge” që kishte bërë Enver Hoxha për t’ia lënë “të pastër Partinë” dhe “rrugën e hapur” drejt pushtetit, zëvëndësit të tij, Alisë.

Në këtë atmosferë, Ramiz Alia po ndërrmerte turin e tij të vizitave në rrethet Veri-Lindore dhe në mitingun e organizuar në zonën e Hasit, vetëm pak minuta pasi kishte filluar fjalën e tij Ramiz Alia, Sigurimi i Shtetit arrestoi një 40 vjeçar, i quajtur Uk Dauti nga fshati Golaj, të cilit thuhet se iu gjet një bombë të fshehur në xhepin e pantallonave. Kjo ngjarje e ndodhur në atë miting, thuhet se shkaktoi një farë paniku gjë e cila bëri që Ramiz Alia ta shkurtonte fjalimin e tij dhe gjatë asaj kohe ende pa përfunduar mitingu, Sigurimi i Shtetit dhe forcat e policisë arrestuan rreth 40 persona pjesmarrës në atë miting, kryesisht nga fisi Dauti, Sefolli dhe Mazrreku.

Të cilët u dërguan menjeherë në Degën e Punëve të Brendëshme të Kukësit, ku pas marrjes në pyetje, pjesa më e madhe u liruan dhe u mbajtën rreth 7-8 persona të arrestuar. Hetuesia e tyre aty në Degën e Punëve të Brendëshme të Kukësit zgjati disa muaj dhe më pas, nisur dhe nga akuza që u bëhej atyre për “grup terrorist që të lidhur me UDB-në jugosllave kishin tentuar t’i bënin atentat Ramiz Alisë”, ata u sollën në Hetuesinë e Tiranës,

ku iu nënshtruan përsëri torturave çnjerzore, në mënyrë që të pranonin se; ata ishin vënë në shërbim të UDB-së jugosllave, duke pasur si ndërlidhës, Abyl Alinë që jetonte në Kosovë dhe vinte herë pas here ilegalisht në fshatin Golaj etj, duke iu dhënë detyrat pjestarëve të grupit. Gjyqi ndaj tyre u zhvillua me dyer të mbyllura në ambientet e Gjykatës së Lartë në Tiranë në dhjetorin e vitit 1984, (gjyqi u filmua i gjithi dhe ndiqej nga udhëheqja e lartë) dhe si përfundim, Uk Dauti dhe xhaxhaj i tij, Man Dauti u dënuan me vdekje me pushkatim, ndërsa të tjerët; Muç Dauti, Uk Mazrreku, Xhem Sefolli etj, u dënuan me nga 25 vjet heqje lirie.

E gjitha kjo ngjarje vjen në këtë dokumentar e rrëfyer para kamerave nga disa prej protagonistëve dhe aktorëve kryesorë të saj të arrestuar për “atentatin” ndaj Ramiz Alisë, apo dhe familjarëve të tyre, si: Hazir Dauti, Shyqëri Dauti, Xhemal Dauti, Bajram Dauti, Hysni Sefolli, Fatime Dauti, Jakup Sefolli, Tahir Mazreku, etj. Po kështu me dëshmi mjaft interesante para kamerave vijnë në këtë dokumentar edhe Preng Vorfi, ish-Sekretar i parë i Bashkimit të Rinsë së Punës së Shqipërisë së rrethit të Kukësit e një ndër organizatorët e mitingut, pasi e kishte detyrë funksionale si instruktor i Komitetit të Partisë së rrethit të Kukësit.

Një nga dëshmitë më me mjaft interes në këtë dokumentar televiziv, është dhe ajo e juristit të njohur Halil Sinani, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë në vitet ’80-të për dy mandate, i cili dëshmon përpjekjet e Drejtorit të Sigurimit të Shtetit në atë kohë, Zylyftar Ramizit, që insistonte te Aranit Çela, Kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe, që t’ja hiqte imunitetin Halil Sinanit, pasi sipas tij, Halili ishte “kreu i grupit terrorist i lidhur me UDB-në jugosllave”. Dhe krahas kësaj, në qelitë e burgut të Tiranës (repartit 313) ku zhvillohej hetuesia ndaj “grupit të Hasit”, përdoreshin tortura çnjerzore ndaj Xhem Sefollit, në mënyrë që ai të pranonte se Halil Sinani ishte kreu i grupit të tyre.

E gjitha kjo bëhej pasi Halil ishte me origjine nga fshatrat e thella të Kukësit, (afër kufirit me Kosovën), binte krushqi me Xhem Sefollin dhe gjatë kohës që ishte Kryetar i Gjykatës së Tropojës dhe Peshkopisë, dilte ndonjëherë për gjueti në fshtarat e thella dhe nisur nga këto, akuza ndaj tij si “kryetar i grupit terrorist i lidhur me UDB-në” do të bëhej më e besueshme në popull. Në këtë kontekst, Sigurimi i Shtetit në atë kohë arrestoi edhe një “grup tjetër terrorist” në rrethin e Tropojës,

të cilët gjithashtu i akuzoi se kishin dashur që t’i bënin atentat Ramiz Alisë gjatë vizitës së tij në rrethin e Tropojës. Dhe si rezultat, dy “krerët e këtij grupi terrorist”, Isuf dhe Skënder Aluca, i dënoi me vdekje, me pushkatim, por që më pas vetë Ramiz Alia ua fali jetën dhe ua la me 25 vjet burg, pasi Skënderi ishte adoleshent dhe Isufi pak më i madh se ai.

Po kështu me mjaft interes në dokumentarin në fjalë vjen dhe dëshmia e Petrit Palushit, shkrimtar, studjues dhe autor i shumë librave për krimet e komunizmit në rrethin e Kukësit, i cili dëshmon rreth ngjarjes së Hasit dhe pse u inskenua ajo nga Sigurimi i Shtetit.

Të gjitha këto dhe të tjera fakte të panjohura nga ngjarja me “Grupin terrorist të Hasit”, kanë tentuar t’i zbardhin dhe të hedhin dritë mbi to, dy bashkëautorët realizues të dokumentarit, gazetarët e njohur, Dashnor Kaloçi dhe Monika Stafa (Doktore e Shkencave Historike) të cilët për vite me rradhë në fokus të punës së tyre, me shkrime, libra, studime, emisione dhe dokumentarë televiziv, kanë pasur kryesisht ngjarjet e periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Edhe dokumentari në fjalë, “Bomba e gënjështërt e djemve të Hasit”, vjen si nëpërmjet dëshmive të personave të sipërcituar, (kryesisht nga fisi Dauti, Sefolli dhe Mazreku), ashtu dhe nëpërmjet filmimeve të rralla autentike të saj ngjarje të marra nga Arkivi Qëndror i Filmit në Tiranë dhe dokumenteve arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendëshme në Tiranë.

Ky dokumentar që realizohet nën kujdesin direkt të drejtorit të përgjithshëm Radio Televizionit Publik Shqiptar, z. Thoma Gëllçi, dhe është prodhim ekskluziv i këtij televizioni, vjen premierë të enjten, dt.17 Maj, në ora 20 e 35 dhe ritrasmetohet të premten, dt. 19 Maj, në ora 13 e 15 në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

19 komente në “Historia e panjohur: Atentati i dështuar me bombë ndaj Ramiz Alisë në mitingun e Hasit në 1983-in dhe pushkatimi i 40 vjeçarit Uk Dauti dhe xhaxhait të tij, Manit (dhe fotot e rralla të mitingut e “grupit terrorist” )”

  1. demok says:

    Kishte apo nuk kishte bombe ne xhep Uka?

    1. Endri says:

      @demok. Kishte karin me 2 bole se edhe xhepa ska pas ne ate koh. Bolet jan duk si bomb.

      1. syri blu says:

        Endri , hahahahahahahahahaha desha te komentoja por me mbulon 100 % kam qesh me lot …..

        1. Moisi Golemi says:

          Endri. Edhe po i kishte ato bole, ia prene ne hetuesi dhe ia futen ne goje qe t’i hante. Pastaj, qe te mos i ngelej hatri, i futen edhe nje plumb byt*hes. Dhe ne te s’emes.

  2. santa quaranta says:

    Thuhet se iu gjet nje bombe e fshehur ne xhepin e pantallonave…… Ka qene nje granate luftarake (me llokma) ne xhepin e Uk Dautit dhe nga xhepi ja ka nxjerre Ç.P. i cili eshte akoma gjalle. Granata ka qene destinuar per atentat ndaj Alise dhe kete nuk e luan as topi ashtu si edhe faktin se ka qene e organizuar nga agjentura e UDB!! Per torturat dhe hetuesine …rrethanat dihen, eksperienca vazhdon edhe sot.

  3. ELIOT says:

    Jeni komika ;;ne SHqiperi akome me ;;;,,???? Ishte nje fillizof Francez ;; dhe NJE here ne tele ;;; Folte ;;;;; Tregonte ;;;;;; ne vendet e lindjes ;;;;Komuniste ;;;; Here pas here ;;per ti mbushur medjen popullit se kishte ANTIREGIME e nxirrnin ndonje historie ;;;; Cdo 5 vjet kishte perralla ;;me ;;; Atentate me bomba e shume gjera per te shkruar ;;dhe mbushur gazetat ;;; Kishte folur me Rumane Bullgare GJermane te lndjes dhe shume hiqtoriane te vendeve te lindjes ;;;; dhe keshtu i kishte mesuar si FUNKSIONONTE ne vendet ;;jo demokratike ;;;;;; Perse si ben atentat ;;; CHurchillit ,,,,,,,,,;,, GENERAL DE GAULLE …QE DILNIN GJITHE DITEN PA ROJE …. PERSE … SEPSE JETA E POPULLIT NUK KISHTE ARRITUR DERI ATY SA TE MERRNIN JETEN E NJE NJERIU HUMAN …. ATENTATI I LOPEVE … I DERRAVE I AMBASADES …I USHTRISE … I PLEQVE … CDO 5 VITE MAFIA A QEVERISE E NXIRRNIN NDONJE ARMIK TE POPULLIT ???? PER TI ZENE VENDIN DHE PER TE SHKRUAR GAZETA E ZERIT TE KOMUNISTAVE ..SE I POPULLIT ……KURRE NUK ISHTE ….MERCI ..MERCI .MERCI ….. UUUUU PER DISA QE SE DINE … EDHE ATENTATIN KENEDIT ..JA BERI NJE ME IDE KOMUNISTE BOLSHEVIKE …. SIMPATIZANT I FIDEL CASTROS …….

  4. marku says:

    Imunitet ..? Ne ate kohe …? Dhe Aranit Cela nuk pranoi ti hiqte imunitetin ketij Halil Sinanit ? Ju lutem ,talluni po jo kaq rende !

  5. arben says:

    Ja pra që me prova të pakundërshtueshme sot këta pishtarë të së vërtetës po vërtetojnë se UDB jo vetëm që nuk ka patur agjentë që vepronin kundër Shqipërisë por si një organizatë bamirësie që ishte punonte për të mirën e shqiptarëve për ti çliruar nga diktatura.Hani mut sa të ngopeni o popull që kaq shpejt harruat krimet e UDB dhe agjentëve të saj si matanë kufirit dhe brenda Shqipërisë.Atë që ata e bënin me terror fizik sot në kohët moderne agjentët e tyre të freskuar me gjak të ri të mirë paguar po e bëjnë me terror psikologjik.Shikoni kryeagjentin e sotëm të UDB Berishën dhe do kuptoni se aktiviteti antishqiptar sot është më aktiv se kurrë ndonjëherë dhe se ne shqiptarëve na kanë vënë në gjumë letragjik për interes të Sërbisë.

  6. Tartabiqi says:

    Ik ore pirdhu me gjithe kete shkrim qe ke bere,dhe me gjithe atentatin.Na çave menderen.

  7. tonia says:

    Eliot!Do te keshillonja te mesosh shqip qe te te kuptojne se c’do te thuash.Nuk e di ke falenderon duke thene “merci” se nuk besoj se ndokush mund te harxhoje kohe per te lexuar “krijimtarine” tende.Ti je nje nga perfaqesuesit e atyre qe “shesin ” injorancen e tyre ne blogun e gazetes se nderuar qe te boton per hire te lirise se shprehjes se mendimit,por e keqja eshte se ti nuk ke asnje mendim.

  8. ceni says:

    Ore, Gellci me shoke, beni dokumentare por duhen pyetur te dy anet per te lene njerezve te gjykojne si mund te kete qene e verteta sepse te vertete absolute nuk ka.Mire te denuarit dhe ata qe kane vuajtur por duhet hapur dokumentat e ish Sigurimit te Shtetit se cfare fakte ka per keto ngjarje ose duhen pyetur edhe nje here ata hetuesit se mbi cbaze jane nisur te bejne arrestime?! Se ashtu kot nuk te arreston njeri! Qe ka pasur agjente te UDB se, kjo as qe mund te diskutohet por qe edhe mund ta kene ngrene njeerz kot, po edhe kjo nuk ka dyshim.Qe kane ndodhur ngjarje , po kane ndodhur por jo cdo here mund te thuash se ngjarjet i sajonte Sigurimi i Shtetit! Gellci dhe TV qe drejton ka mare nje mision qe te thelloje akoma me shume nje percarje midis njerezve.Per mendimin tim , u be cu be, duhej nxjerre qysh ne vitet e para kur ndryshoj sistemi.Tani eshte e kote , ata sigurimsa apo Aranit Cela me shoke kane vdekur dhe kjo e gjitha vecse acaron njerezit me njeri tjetrin dhe hap plaget e vjetra qe pothuaj se jane mbyllur nga koha!

  9. Moisi Golemi says:

    Kaloci dhe Shoshori jane dy fenda te sinkronizuara. Per ata qe nuk e dine, fendat jane pordhe qe nuk bejne zhurme, por qelbin shume.

  10. Aldo says:

    UDB ishte vete Enveri me Ramizin. Ata ishin bashkepuntor me serbet ne masakren e Tivarit.Dhe pasi kaluan proven ne masakren e Tivarit. UDB i pa te denje per ti vendosur ne krye te shtetit shqiptare.Ata i solli UDB ne pushtet qe te vrisni e te masakronin shqipatare sa me shume.

  11. kampaçurreta says:

    SI MUNDE TE QUHEN ATA QE MBROJNE TERRORISTET, DHE I NGREJNE NE PIEDESTAL.

  12. historiani says:

    Jeta ka provuar se njerezve si Kaloci, Stafa, Gellci etj. mjafton t’iu mbushesh xhepat me para se ta bejne te zezen te bardhe dhe gjelin vezeberes sa here te duash. Keta individe ( dhe shume te tjere perpara tyre ) kane marre gjate ketyre viteve qindra mijera euro dhe dollare per te bere emisione televizive, qellimi i vetem i te cileve eshte te bejne trushplarjen e popullit ( brainwashing ). proceset penale ligjore nuk mund te hidhen poshte ( edhe kur nuk kane qene te drejta ) me emisione manipuluese ku pyeten ata persona, mendimet e te cileve i nevoiten qellimit te emisionit dhe, gjithashtu, pyeten te akuzuarit dhe te denuarit. Fajesia e personit ( atehere apo edhe tani ) nuk varet vetem nga fakti se cfare ka thene apo thote ai ne gjyq. Jane nje sere provash ( gojore, shkresore dhe shkencore ) qe merren per baze per te percaktuar fajsine ose pafajsine. Ne rastin konkret, fajsia e shumices dermuese te te denuarve qe provuar, jo vetem me theniet e tyre por edhe me shume prova te tjera. Edhe vellezerve Haluca, njeri prej te cileve tani ehste kryetar gjykate ne Vlore, iu ishte provuar fajsia dhe, madje, qenia ne sherbim te UDB-se jugosllave. Keto fajsi dhe konkluzione nuk mund t’i hedhin poshte xhepat e mbushur me para te Thoma Gellcit, Dashnor Kalocit apo gjithe dashnoreve te parave qofshin. Nese personat kane qene te pafajshem, perse gjate 28 viteve nuk kerkuan asnjehere rigjykim ? Apo jo ?

  13. kosovari says:

    Ne çdo kohë dhe në çdo vend kanë punuar shërbimet e huaja diverzive- shkatërrues. Sa qytetarë të ikur të Shqipërisë, që kanë gjetur strehim, atëherë në Kosovë, shërbimi serb-UDBA, i ka detyruar me forcë, me dhunë dhe me forma tjera psikike, kalimin e kufirit shqiptaro-shqiptar, për qëllime sabotazhi-vraje dhe të tjera . Se, ka pasur shumë organizime nga shtetet tjera, kjo u dëshmua edhe tani, kur po publikohen dëshmitë-dokumentet e CIA-s, që kanë organizuar dhe përgatitë njerëz dhe grupe ushtarake për luftë diverzante –me qëllim shkatërrimin e Shqipërisë; përmes vrasjeve të kreut të saj, shkatërrimit të ekonomisë, luftës së brendshme, etj. Atëherë ishte koha e luftës së Ftohtë në mes superfuqive. Një luftë e tillë, ka nxitur Serbia dhe Greqia, por edhe shumë shtete të tjera. Një marrëveshje për ndarjen e Shqipërisë në mes të Serbisë dhe Greqisë, edhe sot ekziston, dhe kur se kanë mohuar, por krenohen.
    Serbia, edhe në vitin 1878-1882, 1900-1918, 1920-24, 1930-36, 1940-1945, 1966-68, 1974-1978, 1981-1999, ka vrarë shqiptarë, dhe përmes dhunës së paparë, ka shpërngulë me mijëra shqiptarë për Turqi, Shqipëri, Greqi, e ku jo. Qëllimi i tyre, është dëshmuar, edhe përmes elaborateve të qubrilloviqeve, andriqeve dhe viqeve tjerë, ishin që trojet shqiptare të pastrohen. Ne dimë që ushtria serbe çfarë ploje ka kryer në vetë Shqipërinë e sotme.
    Edhe sot, për këto qëllime punojnë; ka shërbime të huaja, edhe ato serbe dhe greke, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë që punojnë për realizimin e elaborateve të tyre.
    Ne, shqiptarë edhe sot, nuk kemi një strategji të përbashkët veprimi, koordinimi, zhvillimi, si në aspektin e shtet ndërtimit, zhvillimit ekonomik, industrial, politik dhe ushtarak, etj.
    S’na kanë faj, vetëm të tjerët, por fajet i kemi edhe Ne vet, se dy shqiptarë s’mund i bënë bashkë për veprime të mira-pozitive për ndërtim të shtetit, por; për të ligën, shkatërrimin, ke sa të duash-me bollëk,
    Faik Konica, Armiku më i madh i vetë shqiptarëve,…,

  14. Pilo says:

    Shume ka pas rekrutuar udb ne zonat kufitare,familje dhe fise te tera ne sherbim te agjentures jugosllave.Dhe revolta e spacit ishte veper e udb.Sot shqiptaret vazhdojne paguajne demshperblimet akoma ketyre tradhetareve te kombit se i kishte denuar ligji.Keta ishin njerez te shitur te shkau dhe sot thone ishim antikomuniste.

  15. Disa vite me pare kam takuar ne New York nipin e Uk Dautit.Keshtu mu prezantua.Ne bisede duke me treguar per kete ngjarje me tha se axha kur zbriti ne qytet mori me vete edhe nje granate,si me thene me pas buri nje bicak me vete.Edhe une kisha dyshime per kete rast,mendoja se ishte thurur nga sigurimi famekeq i shtetit por e verteta qe Ukes i ishte gjetur nje granate dhe deshmia e nipit te tij,me beri te besoj se ngjarja nuk ishte trillim.Me vone une o njoha me te gjithe dokumentacionin qe bente fjale per kete proces.Cdo gje mund te kete bere me pare keq sigurimi por per kete rast une pashe se ishte derdhur profesionalizem i vertete.Nje nga bashkpuntoret e sigurimit te shtetit kishte raportuar se Uk Dauti po zbriste ne qytet per te mare pjese ne miting duke patur nje granate ne xhep.Gjate mitingur forcat e sigurise formuan nje kordon ku kishin futur ne mes Uken.Ai e ndjeu dhe e leshoi granaten ne toke.Njeri prej forcave te sigurise i tha atij qe ta merte ate send qe doli nga xhepi i tij.Uk u shoqerua ne degen e brendeshme pa prishur mitingun dhe si fillim organet e drejtesise kishin ne dore vetem kete fakt.Me pas jane perdorur metodat nga me specialet e kohes si imitimi i shkrimit dhe dite pas dite rezultoi se kishim te benim me nje grup armiqesor ne sherbim te zbulimit serb.Antaret e ketij grupi pa perdorur dhume zberthyen njeri tjetrin.U vertetua qe pjestare te ketij grupi kishin kaluar kufirin disa here.Po keshtu edhe pjestare te ketij grupi kishin hyre ne token shqiptare disa here madje kishin mare pjese edhe neper dasma.Prandaj nuk duhet te mohohen te vertetat.Figura e spiunazhit ndiqet penalisht edhe ne kushtet e demokracise dhe jo si ne rastin e ketij grupi qe moren demshperblimet nga shteti dhe u emeruan ne poste drejtuese shteterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje