Andi Bushati shkruan se nga ato që kanë dalë deri më tani në publik, nuk ka asnjë provë për implikimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Madje, sipas Bushatit, dhe dëshmitari i PD-së është i dyshimtë.
“Dyshimet fillojnë e lindin në një tjetër pikë.
Ato shtohen në momentin kur ky audiopërgjim po tenton të përdoret nga Partia Demokratike si një vërtetim i tezës së saj, se Agron Xhafaj është favorizuar të vazhdojë trafiqet nën ombrellën e vëllait të tij ministër.
Por, deri më tani, ne nuk kemi asnjë provë konkrete dhe asnjë fakt të prekshëm për këtë. As përgjimi i bisedës së tij me dëshmitarin X, dhe as rrëfimi i mëpastajmë i Albert Veliut, nuk përbëjnë një bazë të fortë për të ngritur këtë pretendim.
Po t’i shtosh kësaj edhe të gjitha gropat e dyshimta që rezultojnë nga rrëfimi i Veliut dhe që Lapsi.al i ka evidentuar fabula e ngritur nga PD-ja bëhet edhe më e dyshimtë”, shkruan Bushati.
Por, ai kritikon Ramën për mënyrën se si u mundua ta mbyllte këtë çështje.
“Mirë po, as Rama, as të tijët nuk patën nerva dhe nuk duruan të hynin në debatin racional se cila është përgjegjësia konkrete e ministrit. Ata refuzuan përplasjen me argumenta nëse ky përgjim e cënonte apo jo Fatmir Xhafën.
Ata zgjodhën rrugën më të shkurtër, më sipërfaqësore dhe më idiote, atë të mohimit të gjithçkaje. Ata vazhduan t’i besojnë parimit se skandali duhet ngordhur që në vezë. Ata ndoqën rrugën qorre të besimit se një gënjeshtër e thjeshtë është shumë më efikase se një e vërtetë e sofistikuar. Dhe prandaj zgjodhën aty për aty strategjinë e “përgjimit të manipuluar”.
Ata përsëritën të njëjtën gafë propagandistike, si me avionët e drogës që i bënë mushkonja, si me Dritan Zaganin që e quajtën si të pabesueshëm kur denoncoi marrëdhënien Tahiri- Habilaj, si me hashashin që thonin se e kishin zhdukur në 2015, ndërkohë që ai ishte në lulëzimin më të madh.
Ata zgjodhën të mbysin debatin për një të vërtetë të diskutueshme me anë të propagandës. Dhe ky qe gabimi i tyre më i madh. Ky qe dështimi i makinerisë së tyre të manipulimit. Sepse që sot e tutje gjithkujt mund t’i lindë e drejta të dyshojë: deri sa na gënjyen për vërtetësinë e përgjimit, paskan pasur diçka për të fshehur; deri sa e bënë për një element, mund ta bëjnë edhe për gjithë historinë. Pikërisht për këtë historia e dëshmitarit X është një tjetër provë flagrante se sa foshnjore dhe naïve është strategjia e komunikimit të Edi Ramës”, shkruan Bushati.
Z Mero ju pershendes nga USA tere keto dite isha ne merak sepse nuk poshikonja opinionin e Andi Bushatit por me ne fund mendja e ndritur e dha konkluzionin, tani kam nj merak tjeter nuk di per Astrit Patozin se dhe ky nuk po duket ne horizont urroj te gezoje shemdet te plote se nuk deshiroj qe te dy ketyre burrave tu ndodhe ndonje gje. Sepse nje kombi njeres te zgjuar njere ne 100 vjet ju perseriten prandaj po te lutem po ke ndonje njoftim per patizin me njofto se ay nuk rrinte po komentuar. Do ta keta ndonj hall……
Me prova futet ne burg, ndersa ne kerkojme te largohet nga posti.
Nuk do e bejme legale qe nje vella trafikant e vellai tjeter minister.
Para disa vitesh Fatmir Xhafa se pranonte kurre qe i vellai ishte
nje nder kokat e trafikut te droges ndersa sot justifikohen.
Po nuk iku vete do e heqim ne e do mbese sa per inventar,do mbese
invalid per gjithe jeten nga terheqja zvarre
??
Astrit Patosi, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, e ndonjë tjetër, u lanë jashtë parlamentit në marveshje me Berishën. Berisha ju ka kërkuat të pushojnë katër vjet dhe më pas ti rifusë në parlament. Kjo me të vetmin qëllim, për të parë sa pozitivisht do të influenconte në elektorat në zgjedhjet e 2017. Të njëjtën gjë që bëri me Tritan Shehun, e la katër vjet jashtë dhe me pas e rifuti në parlament. Në parlament skuadra e PD ka patur gjithmonë zgjedhjet e bëra nga traineri Berisha. Të vetmit që u hoqën sepse nuk përputhen me politikën berishjane te PD ishin Selami dhe ish ministrja e integrimit, Bregu. Ata kurrë nuk kanë për tu thirrur më për të shërbyer në PD. Vetëm nëse PD ndryshon kurs, atëhere mund të ketë shpresë për tu thirrur për të shërbyer. Mënyra e tyre e të menduarit duket me afër të majtës sesa skajshmërisë politike aktuale të PD.
Po c’pate o lum madh qe fole. Ishe me mire pa folur.
Kaq kohe e gjate tu desh per te kuptuar qe ishte shpifje e rradhes, je dhe analist ti. Del edhe ne tv ti te besh analiza e te nxerresh fakte.
Se si te paska shpetuar qe te pjesa e telefonates nuk degjohet zeri i personit tjeter “kryemafiozit”,megjithse “ne operacion marrin pjese dhe dy persona te tjere” e sqaruar me titra.
Si ka mundesi ne kete kohe te internetit nuk u gjet nje app per telefonin qe regjistron te dy bashkebiseduesit.
Le pastaj ajo ftesa, qe i ben Babalja pa kokerr leku ne xhep, qe ti japi nje dreke “kryemafiozit ” dhe kur takohen ai i hapi barkun Babales qe te shet per nje dopio raki.
Ik Andi gjej ndonje pune tjeter se per keto analiza te hap barkun.