Diego Armando Maradona ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës elektorale Nicolas Maduro, i cili kandidon për t’u rizgjedhur president i Venezuelës.
Me pantallona të shkurtra blu, bluzë gri dhe një kapele me ngjyrat e Venezuelës, ish-futbollisti u ngjit në skenën e mitingut, ku shpalosi flamurin kombëtar i përshëndetur nga turma.
Maradona nuk i ka fshehur kurrë pikëpamjet e tij politike.
Muajin e kaluar, pas burgosjes së ish-presidentit të Brazilit, Lula da Silva, ai i ka thënë shtypit argjentinas se “po jetojmë në kohë të rrezikshme.
Argentina e Paraguai janë mashtruar, tashmë duan të mashtrojnë edhe Kubën dhe të ndryshojnë Venezuelën”.
Ai qe shprehur se kishte folur me Maduron dhe ishte i sigurt se “do t’i shkojë mirë” sepse gjërat duken optimiste.(TemA)
Po shpreu o gazetar , cila eshte pikpamja politike e Maradones ?.. mire ne “te zgjuarit” e dime kush eshte Maduro , po jexuesit e tjere ..?!