Koalicioni i ri qeverisë në Itali mes lëvizjes Pesë Yjet dhe Lega e Matteo Salvinit kanë publikuar atë që quhet “Kontrata për Qeverinë e Ndryshimit”. Në dokumentin në fjalë përfshihen të gjitha drejtimet e qeverisjes dhe programit që do të zbatohet pas zgjedhjeve të fundit që sollën në pushtet dy parti antiestablishment.
Sa i përket politikës së Jashtme, qeveria e re premton ndryshime, por jo lëvizje nga drejtimet strategjike të orientimit. Në krye të saj qëndron interesi kombëtar i Italisë dhe promovimi i tij në raportet dypalëshe apo shumëplanëshe.
“Konfirmohet përkatësia në Aleancën Atlantike me SHBA-të si aleat i privilegjuar, me një hapje ndaj Rusisë, që nuk duhet perceptuar si kërcënim por si partner ekonomik dhe tregëtar, potencialisht përherë e më i rëndësishëm”, thuhet në dokument.
Koalicioni propozon heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe njohja e saj si partner strategjik deri në përfundim të krizave rajonale në Siri, Libi dhe Jemen. Vizioni i dy partive për rolin e Rusisë shkon edhe më larg dhe me gjasë do të provokojë jo pak probleme, edhe pse së fundmi, për fuqitë europiane, problemet po vijnë nga SHBA me tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe sanksionet ndaj këtij të fundit.
“Duke mos e konsideruar Rusinë një kërcënim por një partner potencial për NATO-n dhe BE-në, është në Mesdhe ku hasen faktorët më të mëdhenj të destabilizimit: ekstremizmi islamik, flukse të pakontrolluara migratore, tensione mes fuqive rajonale”, nënvizohet në dokument.
Aty nuk flitet për Ballkanin, konsideruar si zonë influence e Italisë dhe ku ky vend ka investime jo të vogla.
Nëse e shohim nisur nga ajo që shkruhet, duhet thënë se Shqipëria ka humbur de facto një aleat të fortë për integrimin në BE, pasi qeveria e re italiane orientohet më shumë nga çështjet e brendshme që synon t’i zgjidhë duke i aktualizuar ato si axhendë e politikës së jashtme. Janë ato tema për të cilat Salvini dhe di Maio fituan zgjedhjet.
Keta idjote nuk moren mesime nga Greqia ?? Dhe ajo desh te ikte nga Eurozona , keta kujtojne se erdhen me nje popularitet te semure me nje iperpatriotizem dhe duke bere deklarata pompoze dhe duke dhene shpresa te reme . Dhe tani duan te ikin nga Eurozona , si do ikesh ?? Kujtojne se themeluesit e Eurozones e krijuan godinen gjigante qe quhet Eurozone ta prishi Pepe grilo , dhe Salvin . Po te kthesh historine mbrapa edhe Musolini sa te hapeshin dhe mbylleshin syte do dilte ne Turqi , dhe realiteti nuk kaloj as Permetin ……….
Nuk dalin dhe te informojne popullin italian se cfare u tha patrioti i tyre Mario Draghi , qe mund te largoheni , ktheni nje here gjithe borxhin qe i keni Bankes Europiane , dhe EU-se , dhe ne euro , jo ne fleta fiku lireta ……. a thuaj mjere populli italian cdo heq nga keta sharlatane , qe kujtojne se do trembin Eurozonen ………..e pame dhe me Greqine , dhe ajo desh te trembte , …………..film i para 10 here dhe gjelle e ndenjur ……
Do vjedhin dhe keta ato fijet e barit qe ka lene Berlusk9ni e do i bejne nje mut te madh Italise….
Ne fakt, Rusia duhet te rivendos Aleancen Anglo-Amerikane strategjike per globalizmin dhe udheheqjen e Botes.
Vizioni i “aleances” me BE-ne per rusine eshte shkaterrimi i demokracise dhe dominimi oligark ikontrolluar nga Moska! Greqia pati te njejten ide duke kercenuar kercenuar BE-ne dhe rezultatet u pane.
Italia eshte komb madheshtor
Italia eshte komb madheshtor !!
Si mjere Italia qe s’ka politikane si puna jote,ose politikane si keta tamer,we te hyfte shigjeta ne by…. she te dalte ne goje!
Toc kuklle!