PAA takime në Durrës, Agron Duka: S'është çudi të kemi zgjedhje të parakohshme...

18 Maj 2018, 23:00Politika TEMA

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, deklaron se forca politike që ai drejton duhet të jetë gati jo vetem për zgjedhjet vendore por edhe për zgjedhje të parakohshme.

Në kuadër të turit për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme lokale, Duka në një takim me simpatizantët në Durrës, tha se nuk është çudi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, kreu i PAA-së theksoi se situata politike është e tensionuar dhe vazhdimisht po shoqërohet me konflikte siç është ajo e Rrugës së Kombit, Teatrit Kombëtar etj.

Duke u ndalur tek objektivat e Partisë Agrare Ambientaliste, Duka tha se forca që ai drejton synon të perfaqësohet me të paktën dy anëtarë në keshillat bashkiak.

Duke u ndalur në Durrës aty ku dhe kjo forcë politike synon të përfaqësohet me mbi tre këshilltarë, Duka akuzoi kryebashkiakun Vangjush Dako për keqmenaxhim të buxhetit të bashkisë, adpak në dobi te qytetarit.

Gjatë takimit kreu i PAA-së i beri thirrje simpatizantëve që t’i bashkohen protestets së opozitës e cila është paralajmëruar se do të mbahet më datë 26 maj.

5 komente në “PAA takime në Durrës, Agron Duka: S’është çudi të kemi zgjedhje të parakohshme…”

  1. true says:

    harroje ate, zgjedhje ka vetem ne 2021 kurse next year jane zgjedhjet vendore dhe do te shikosh vete sa e keni kutin o tung.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Eshte shpejt more Agron Duka,per te “korrur” fitore.Me 26 Maj,akoma nuk kane filluar te “vjelat”.Ne se keni bythe,me pare duhet te “mblillni” e pastaj te mendoni qe mbas sherbimeve te arrini ne te “korrat”.Por,sic me duken bathet,keni “farera” te skaduara,sterile.Do te ishte mire qe,me pare te filloni nga vetja,te mesoni shume me shume se deri tani,sepse me keto mend qe keni jeni akoma ne foshnjore.Se dyti,duhet te largoni njerzit e “shoqerise” tuaj me vese,pa harruar doemos ata qe si “kalamanj” te perkedhelur e qe kane vene dore ne paret e popullit,kane bere krime,vrasje e shume zullume te tjera te kesaj kategorie….Dhe qe te beheni gati per zgjedhje e te pretendoni te fitoni ato,ju duhen shume vite.Ju thashe,jeni ne foshnjore e derisa te mbaroni dhe universitetin,jane nja 12 vjet te tjera…

  3. halim says:

    More duka te dija me te mencur. Cfare problemesh te medha jane trau I rruges se kombit apo shkaterrina e teatrit kombetar, apo shkon me mend e sales dhe bashes, te cileve cdo gje qe sajojne vete u duket e vertete dhe se do te shkoje sic mendojne ata. Ti mos u bej shakaxhi, thote sala fluturon gomari dhe ti thua amin. Probleme te verteta kombetare e qe duhen zgjidhur sa me pare jane lufta kunder krimit e korrupsionit, heqja nga skena politike e krimineleve e hajduteve si berisha, basha, iliri, e shume te tjereve te cilet jane te zhytur ne krime e korrupsion. Keto jane problem I nderuar kryetar I paa, e jo godina e shkaterrua e teatrit kombetar.

  4. Bk says:

    Nuk e kuptoj pse Agron Duka e katandisi veten ne kete nivel.

  5. Lutfi Duka says:

    Waaaa mamiiiii . Cfare partie? Po cfare vizionari ky Duka mi!!!! Waaaa mami. Shpetoi Shqeria tani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje