PD sulmon ambasadorët: Reagimi i tyre për Xhafajn është skandaloz

18 Maj 2018, 17:23Politika TEMA

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve të Ora News hodhi akuza ndaj disa ambasadorëve të akredituar në vendin tonë për qëndrimet e tyre pas publikimit të çështjes së vëllait të Fatmir Xhafaj.

Paloka në bindjen e tij qëndrimet e disa ambasadorëve i konsideroi si skandalozë, ndërsa tha se kanë diskredituar veten e tyre.

Protesta iniciohet nga skandali i fundit, dhe kërkesa kryesore është largimi i Fatmir Xhafajt. Por ne dhe të gjithë shqiptarët e dimë se Xhafaj është ministër i Brendshëm, sepse Edi Rama është Kryeministër. Sot ne bëmë një takim të gjatë me të gjithë forntin opozitar, diskutuam gjerësisht për mënyrën dhe kronologjinë e këtij skandali të fundit dhe arritëm në konkluzionin se duhet një protestë e fuqishme në Tiranë, e cila do të zhvillohet pranë Kryeministrisë.

Saimir Tahirin apo Fatmir Xhafajn nuk i vuri PD si ministra, as i tha Tahirit apo Xhafajt merru me Habilajt apo mbro vëllain trafikant droge. Këto i mori Rama, i vuri ministra. Të gjitha të zezat që bën ky kryeministër dhe kjo qeveri opozita nuk mund të rrijë pa i denoncuar.

Nëse Europa i vë kushte të reja Ramës, nuk do të thotë se ka ndryshuar Europa. Janë të njëjtët që na liberalizuan vizat, që na dhanë statusin e vendit kandidat, atëherë pse vendosin kushte të reja? Sepse kështu çdo ditë plas nga një skandal”, u shpreh Paloka.

Që pas publikimit të përgjimit, përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafik droge, nuk ka pasur një reagim të qartë nga ambasadat e huaja, nga ndërkombëtarët, madje Ministri i Brendshëm u shfaq sot në krah të ambasadores gjermane. Përse kjo heshtje e ndërkombëtarëve?

Unë nuk do doja t’i komentoja sepse ne kemi zgjedhur të merremi me institucione direkte për shumë arsye.

Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje, por ne kemi zgjedhur të mos merremi me disa individë  që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre.

Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucionet dhe janë institucionet ndërkombëtare qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelaritë europiane, që i kanë bërë të qartë pozicionet e tyre.

Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit.

6 komente në “PD sulmon ambasadorët: Reagimi i tyre për Xhafajn është skandaloz”

  1. Life is game says:

    Ke te drejte o Paloka! Ke pare shkon ambasadorja gjermane ne krahe te F.Xhafes! Se di ne koke te vete apo gjermanise se Merkelit! Mesa duket edhe kjo ambasadorna eshte ne grup me Xhafen! Keshtu qe protestedn edhe tek Ambadada gjermane me Parullat: Poshte Merkel! Poshte Reforma! Ne madhtruesot do cojme Shqiperin n E……gop.Rrofte Pjutin per ndihmen lobiste qe i ofron …pd dhe Lsi

  2. ben says:

    Paloqja N.Kryetar I PD-se dhe Lulushja Kryetar.
    Eh more Sal Berisha sa poshte ka rene partia qe krijove sipas mesimeve te parties meme dhe shokut Ramiz.

  3. Kombi says:

    ZHDUKUNI MORE KERMA TE SHQUPIT , POPULLI PO JU BRAKTIS CDO DITE E ME SHUME .

    1. Pellumbi says:

      Paloka na flaska qe ambasadoret nuk folen asnje fjale per pergjimin .Ambasadoret nuk meren me derdimentet e partis demokratike qe kerkojne te bejn gjithcka dhe manipulime vetem e vetem per te ardh ne pushtet .Nuk viet ne pushtet me dallkauk et e opozites krywsore PD .

  4. prizem says:

    Poshte imperializmi Amerikan dhe neoimperializmi Europian…..me ju shpelafte morti te gjithe sa jeni.

  5. Sali trimi says:

    Paloka thote qe pd i mban lidhjet me jashte nepermjet institucioneve dhe jo nepermjet ambasadave. Pyetja qe shtrohet eshte si pd I mban keto lidhje? Sic duket ne Shqiperi vazhdon te funksionoje ilegalisht shteti i pd. Ndoshta ambasada ruse ka ne kete mes rolin kryesor. Ajo informon pd per cdo gje te re. Ajo informon pd per qendrimin e evropes dhe amerikes ne lidhje me problemet tona shoqeruar me udhezimet se cilat jane detyrat e pd. Paloka ose eshte budalla ose mendon qe nga keto deklarata do tremben shqiptaret dhe do ja lene pushtetin spiuneve qe veprojne jashte institucionit shteteror qe quhet ambasade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje