Të gjithë peshkopët kilianë i ofrojnë dorëheqjen Papës për skandalin e abuzimit seksual

19 Maj 2018, 10:09Bota TEMA

Të gjithë 34 peshkopët katolikë të Kilit i kanë ofruar dorëheqjen e tyre Papa Françeskut, pas skandalit për abuzimeve seksuale të fëmijëve dhe më pas fshehjes së tyre.

Ata kanë kërkuar falje nga viktimat dhe Kisha për “gabimet e mëdha dhe lëshimet”.

Tridhjetë e një peshkopë shërbyes dhe tre peshkopë në pension nënshkruan një letër të dorëheqjes të premten.

“Ne i kemi vënë qëndrimet tona në duart e Atit të Shenjtë dhe do ta lëmë atë të vendosë lirisht për secilin prej nesh”, thanë ata.

“Ne duam të kërkojmë falje për dhimbjet që u shkaktohen viktimave, papës, popullit të Perëndisë dhe vendit tonë për gabimet dhe mosveprimet serioze që kemi bërë”.

Nuk kishte asnjë reagim të menjëhershëm nëse Papa do të pranonte dorëheqjet e tyre apo jo.

Ai ishte kritikuar në Kili për vendimin e tij për të caktuar një peshkop që akuzohet për mbulimin e abuzimit seksual të kryer nga një prift.

Papa i thirri peshkopët në një samit të jashtëzakonshëm tre-ditor në Romë pasi u detyrua të pranonte se kishte bërë “gabime të rënda në gjykim” në rastin e Juan Barros, një peshkop i akuzuar për mbulimin e abuzimit të supozuar nga një prift kilian, Fernando Karadima, në vitet ’80 dhe ’90.

Kisha kiliane është tronditur nga akuzat e abuzimit nga Karadima dhe të tjerët, dhe nga pretendimet që figurat e larta e dinin ose madje dëshmonin se çfarë po ndodhte.

Tani 87 vjeç dhe duke jetuar në një shtëpi pleqsh në Kili, Karadima gjithmonë i ka mohuar akuzat. Barrosi ka thënë se nuk ishte në dijeni për ato që fliteshin dhe hodhi posht akuzat.

Papa e mbrojti me forcë Barros gjatë një vizite në Kili në janar, duke akuzuar Karadimas për shpifje. “Nuk ka asnjë provë kundër Barros. Është shpifje”, tha ai.

Papa tha në janar se ai ndjeu “dhimbje dhe turp” për skandalin, i cili ka tronditur Kishën Katolike në Kili.

Peshkopët ofruan dorëheqjen e tyre me letër pas tri ditë bisedimesh krizash në Vatikan, gjatë së cilës Papa u dha atyre një dokument prej 10 faqesh duke akuzuar hierarkinë e Kishës për neglizhencë në Kili për rastet e abuzimit seksual.

“Askush nuk mund ta lirojë veten dhe ta vendosë problemin mbi supet e të tjerëve”, tha Françesku në një letër drejtuar peshkopëve.

Kjo është hera e parë që të gjithë krishterët e lartë në një vend kanë ofruar të lënë detyrën.(TemA TV)

4 komente në “Të gjithë peshkopët kilianë i ofrojnë dorëheqjen Papës për skandalin e abuzimit seksual”

  1. Alpet.al says:

    I have a dream!
    Sikur te gjithe kleriket, e te gjitha religjioneve, pa perjashtim, te jepnin doreheqjen, te shkonin ne jeten civile si te gjithe qytetaret e tjere te kesaj bote, te benin jeten normale qe bejne te gjithe njerezit e thjeshte e kesaj bote, te fitonin koromadhen dhe jetesen e tyre me punen e krahut ate mendjes, me profesione reale a ne fushen e sherbimeve te rendomta apo te kualifikuara sipas aftesive dhe shkollimit perkates, me ndershmeri dhe perkushtim njerezor apo tokesor, me te drejta dhe detyrime si te gjithe te tjeret para ligjit apo moralit shoqeror, me ndergjegjen e qete se nuk po jetojne si parazite te shoqerise, si mashtrues dhe manipulues te shpirtit dhe te dobesise njerezore, te bazuar ne dogma dhe tabura te rreme te ngritura qe prej koheve qe s’mbahen mend po nga mashtrues, xhonglere dhe abuzues te paditurise apo injorances, dogma te imponuara me pas ne shoqeri ne radhe te pare me ane te dhunes, shpates, topit, ndeshkimit, inkuizicioneve dhe spektrave te pushteteve obskurantiste te ngritura mbi keto dogma, mbi keto “pacavra qe zune myk nder tempuj”, sic thoshte Migjeni yne i madh.

    Nes ka nje zot, atehere ky zot eshte brenda njeriut, ne mishin, gjakun, kockat trurin dhe shpirtin e tij.
    Lereni kete zot. qofte edhe hipotetik, te jetoje brenda dhe nepermjet krijesave te tij.
    Ky zot, nuk do te keishte nevoje per ndermjetes midis tij dhe njeriut.
    Cdokush, njeri apo institucion, qe pretendon apo meton, te jete ndermjetes midis njeriut dhe zotit, qe e vesh vehten me te drejten per t’i mesuar njeriut zotin, fjalen e tij apo detyrimin ndaj tij, eshte nje mashtrues, nje manipulator dhe e ka vendin ne rrethin e nente te galerave te shoqerise.
    Sepse, te pretendosh ti mesosh njeriut zotin, eshte herezia me e madhe e shpikur ndonjehere nga mendja njerezore.
    I just had a dream!

  2. Alpet.al says:

    Moderator, ku eshte komenti im?

  3. SHQIPTARI... says:

    …”Gabimet kane natyre njerezore,..falja eshte hyjnore…” ZOTI , eshte DASHURI, qe vetem dhuron…Njerezit e perkushtuar Zotit, jeten e tyre e kane vene ne sherbim te njerezimit…Ata jane vete-privuar nga kenaqesia e familjes dhe shume aneve te tjere njerezore, qe njerezit e zakonshem i konsumojne perditshmerisht…Mrekullite ne emer te Zotit, jane te pafundem…Padre Pio, eshte shembulli i gjalle,…Nene Tereza dhe gjithe armata e saj boterore, eshte aty, ne sherbim te varferve dhe te pamunderve…Zoti ,eshte frymezim per gjera te medha ne sherbim te botes…Dhe ZOTI, ne menyre te mistershme i “perzgjedh” “qingjat” e Vet, qe jeten e tyre ta sakrifikojne ne emer te TIJ, per boten…

  4. SHQIPTARI... says:

    …”Gabimet kane natyre njerezore,..falja eshte hyjnore…” ZOTI , eshte DASHURI, qe vetem dhuron…Njerezit e perkushtuar Zotit, jeten e tyre e kane vene ne sherbim te njerezimit…Ata jane vete-privuar nga kenaqesia e familjes dhe shume aneve te tjere njerezore, qe njerezit e zakonshem i konsumojne perditshmerisht…Mrekullite ne emer te Zotit, jane te pafundem…Padre Pio, eshte shembulli i gjalle,…Nene Tereza dhe gjithe armata e saj boterore, eshte aty, ne sherbim te varferve dhe te pamunderve…Zoti ,eshte frymezim per gjera te medha ne sherbim te botes…Dhe ZOTI, ne menyre te mistershme i “perzgjedh” “qingjat” e Vet, qe jeten e tyre ta sakrifikojne ne emer te TIJ, per boten…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje