Nën drejtimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është mbajtur sot në pallatin e qendrës së kongreseve në Stamboll mbledhja e Jashtëzakonshme e Konferencës së Samitit Islamik të Organizatës Bashkëpunimit Islamik (OBI).
“Ne sot i themi ‘ndal” atyre që dëshirojnë ta mbysin në gjak dhe lot rajonin tonë. Në takimin tonë, thërrasim me zë të lartë që vëllezërit tanë palestinezë nuk janë kurrë të vetëm në luftën e tyre.
Dëshiroj të shpreh edhe njëherë që duhet të dihet nga të gjithë se kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë muslimanëve dhe se Kudsi është një qytet i bekuar saqë nuk mund të lihet në mëshirën e një shteti terrorist që i ka duart e lyera me gjakun e mijëra palestinezëve të pafajshëm”, tha Erdoğan.
Si kryetar i radhës së samitit, Erdoğan, falënderoi përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të cilët i janë përgjigjur thirrjes në një kohë të shkurtër.
“Sot kalimi në veprim për palestinezët e masakruar barbarisht nga Izraeli, do të thotë t’i tregohet të gjithë botës se humanizmi nuk ka vdekur.
T’i dalësh sot në mbrojtje Kudsit, do të thotë t’i dalësh në mbrojtje paqes, njerëzisë, sepse Kudsi është nderi, memoria e përbashkët, trashëgimia e përbashkët e të gjithë muslimanëve. Në të njëjtën kohë Kudsi është edhe qyteti i bekuar i të tria feve abrahamike”, u shpreh presidenti i Turqisë.
Pasi ka rikujtuar se Izraeli ka martirizuar brutalisht 62 palestinezë duke përfshirë gra dhe fëmijë të cilët rezistuan vetëm me duar për të mbrojtur të drejtat e tyre demokratike presidenti Erdoğan tha se
“Si rezultat i sulmeve të Izraelit janë plagosur edhe 2.700 palestinezë nga të cilët një pjesë e tyre në gjendje të rëndë. Po e shpreh hapur se ajo që Izraeli po kryen është banditizëm, brutalitet dhe terror shtetëror”.
Dhe kush flet Erdogani ?. Ai ka e ka kthyer Turqine ne terror,vret dhe burgos te gjithe kundershtaret e tij politike.E ka kthyer Turqine ne burg.
Altini
Dhe ti do ua rruash te gjitheve.
Na. Trego. Sa Armen sa Kurdistan sasyrjan me vrar more kriminel
Edhe pse eshte ai qe eshte, ti me ater emer çifut s’ia ben dot moralin!
Arrin ta kuptosh se çka po kryeni ne Palestine eshte holokausti me i madh, me i gjate e me i tmerrshem ne historine moderne?
Andrea
Erdogan ben mire ta mbylle gojen pasi mbi gjysherit e tij te dashur Osman dhe Sulltaneve qe mundohet tu ngjaje rendojne masakra dhe gjenocid si ndaj potujve Ballkanas ashtu edhe ndaj rreth 2 milione Armeneve pa harruar represionin e panderprere ndaj popullit Kurd. E kush flet se ? Erdogani qe ka mese dy vjet qe po ndermer nje gjueti shtrigash ndaj mijera turqve (profesore,mjeke,djyqtare e ushtarake) me preteksitn e lufes ndaj nje organizate “terroriste” si FETO qe nuk e njeh si te tille asnje vend tjeter ne bote. Marrja ne mbrojtje e Jeruzalemit apo Kudusit dhe Palestinezeve s’eshte gje tjeter vecse shenje e megalomanise sulltanore prej Kalifi te Islamit qe i enderon me syte hapur Erdogani. Jeruzalemi historikisht ka qene kryeqytet i mbreterive te Izraelit edhe pse ka rene nen pushtime te ndryshme perfshire Arabet dhe Osmanet. Po ja qe dikur kthehet haka te i zoti dhe sot ju eshte kthyer atyre qe e kane pasur te tyren historikisht. Ndoshta nje dite do duhet qe Turqia ta lere serish Konstandinopojen si arabet Jeruzalemin dhe Erdogani per kete ehste bere bishe.
Kush flet babai i terrorizmit sa gra dhe vajza kurde ke vrare ne afrin nuk e thua
Turqia ne bashkepunim me shtetin islamik gjate viteve 2014-2016 ka vrare e jane zhdukur rreth 2.200.000 te krishtere dhe kurde jezidi ne Siri .Ne korrik 2017 deputete te Parlamentit te Suedise kane paraqitur ne Departamentin Nderkombetar te Prokurorise se Stokholmit akuzen kunder presidentit turk Erdogan per “Genocid,krime ndaj njerezimit dhe krime lufte ” .Ju lutem botoni komentin tim!
Çka po ndodh ne Palestine eshte nje genocid i papare, me mbare boten ne heshtje te turpshme qe s’ka precedente!
Nuk eshte nevoja ta thoje sulltan Erdogani (me dollapin e mbushura me kufoma) qe ta besosh, duhet nje ndergjegjesim i njerezve per te ndermarre nje iniciative te forte kunder shtetit nazi-sionist. Ky entitet kriminel e anti-njerezor duhet izoluar sa me pare, edhe ashper se regjimi i Apartheidit ne te shkuaren! Ndryshe tmerret e Palestines do te trasferohen gjekundi, metastaza nazi-sioniste nuk njeh kufij e kerkon te zgjerohet me terror e gjak.
Andrea Radi
Informohu andrea se 52 të vrarët i përkisnin hamasit, lajm ky i fundit i konfirmuar nga vetë komanda e tyre. Në luftën e shtatë ditëve israeli kishte rastin më të mirë ta mbyllte hesapin me palestinezët dhe xhamitë e tyre dhe mund ti kishin rrafshuar kur të donin por kjo nuk ndodhi. Lufta israeliano – palestineze è ka kaluar me kohë cakun fetar dhe ka hyrë në atë politik ku dikush ose disa shtete duan që ky konflikt të mbetet i gjallë duke përdorur palestinezët si mish për top