Versioni i gazetarit Jetmir Olldashi hedh poshtë si të rremë versionin e “Dëshmitarit X”, Albert Veliu, i njohur si ‘Babalja’, për audiopërgjimin e kthyer në kauzë nga Partia Demokratike, e cila pretendon se implikon vëllain e ministrit të Brendshëm në trafik droge.
Edhe pse gazetari Olldashi dhe ‘Babalja’ pretendojnë se kanë mundësuar së bashku përgjimin, ata japin versione krejtësisht të ndryshme si për përgjimin, objektin e përgjimit, arsyet, rrethanat si dhe për kontaktin me Partinë Demokratike.
Si Olldashi, ashtu edhe ‘Babalja’, në rrëfimet e tyre thonë disa gënjeshtra, të cilat duke u ballafaquar me njëra-tjetrën, prodhojnë një pikëpyetje të madhe mbi kauzën e Partisë Demokratike për çështjen e vëllezërve ‘Xhafaj’.
Nuk dihet se cili gënjen më shumë dhe cili më pak, por pas rrëfimit të gazetarit, shtohen më tej dyshimet e arsyeshme për një inskenim. Po cilat janë përplasjet më të rëndësishme të dy rrëfimeve dhe kush janë pikat e errëta të gazetarit Jetmir Olldashi?
Kontradiktat mes rrëfimit të Olldashi dhe Albert Veliut
1- Gazetari Olldashi u shpreh dje se ishte ai që i kishte dhënë pajisjet përgjuese Albert Veliut, në mënyrë që ky i fundit të përgjonte Agron Xhafën, vëllain e ministrit të Brendshëm. Nga ana tjetër, Veliu thotë se nuk e ka përgjuar ai Agron Xhafajn, por e kanë përgjuar të tjerë. Nëse ‘Babalja’ nuk e ka përgjuar sipas direktivave të Olldashit, kur tjetër mund ta këtë kryer përgjimin?
2- Kontradikta e dytë ka të bëjë me raportin me PD. Në rrëfimin e tij, “Babalja” thotë se ishte ai që ia kishte dorëzuar përgjimin PD-së, ndërkohë që Olldashi pohoi të kundërtën, pra se në fakt ishte ai vetë që ia kishte dorëzuar materialin partisë kryesore të opozitës si dhe kishte kërkuar mbrojtje prej saj. Cili ia ka dërguar materialin PD dhe cila është arsyeja e vërtetë?
3- Ndërkohë që gazetari Jetmir Olldashi thotë se ka pajisur Albert Veliun me pajisje përgjimi në çdo takim që ka zhvilluar me Agron Xhafajn, Albert Veliu thotë se ishte befasuar kur kishte parë publikimin e audiopërgjimit, me pretendimin se nuk ishte në dijeni të përgjimit.
4- Jetmir Olldashi thotë se Albert Veliu shkoi tek lokali i Agron Xhafajt dhe nuk e gjeti aty. Sipas tij, ata kanë lënë një tjetër takim, por për takimin e dytë, Jetmir Olldashi nuk di asgjë. Si ka mundësi që gazetari Olldashi nuk shkoi pas burimit, për të parë dhe fotografuar takimin mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, meqenëse ky investigim ishte kaq i rëndësishëm?
5- Olldashi pohoi gjithashtu se këtë përgjim e kishte kryer në kuadër të një investigimi gazetaresk, por ai nuk e kishte publikuar investigimin në fjalë, edhe pse vetë punonte në një televizion informativ dhe gjithashtu drejton një portal informativ lajmesh, çka ngre disa dyshime, se për kë e kishte kryer në të vërtetë gazetari përgjimin.
6- Si Olldashi, ashtu edhe Albert Veliu, thonë se përgjimi është bërë 4 muaj më parë. Pse Olldashi priti 4 muaj për publikimin e materialit?
7- Gazetari Olldashi thotë se ka materiale të tjera, që do t’i publikojë në një emision tjetër televiziv. Natyrshëm lind pyetja pse edhe audiopërgjimin e parë nuk e publikoi në emisionin e dytë televiziv apo në portalin e lajmeve, por ia dha PD?
8- Olldashi thotë se duke patur parasysh se flitej për vëllanë e Ministrit të Brendshëm në detyrë, vlerësoi se siguria fizike e burimit të tij dhe e atij vetë ishte në rrezik. Ku u bë i vetëdijshëm Olldashi për rrezikun? A nuk e dinte edhe më parë se flitej për vëllanë e Ministrit të Brendshëm?
9- Meqë i është rrezikuar jeta, sa kohë priti nga periudha e realizimit të regjistrimit, për të kërkuar mbrojtje politike nga PD?
10- Olldashi pranon një tjetër fakt të rëndë pasi ai tregon se ka marrë pjesë drejtpërdrejtë bashkë me Albert Veliun në një blerje prej 20 kg marijuanë që Veliu duhej ta trafikonte në Itali nëpërmjet Agron Xhafajt. Gazetari nuk shpjegon se kush ia shiti drogën dhe ku përfundoi ajo. Blerja e 20 kg marijuanës që në tregun e trafikut vlen mbi 20 mijë euro e pranoi publikisht edhe Albert Veliu i cili tha se lekët i kishte marrë borxh.
Momenti kur Veliu tha se nuk e ka bërë ai përgjimin/ Intervista:
-Në këtë aventurën tënde që thua se e provove e bëre, ke bërë filmime të tjera?
-Veliu: Filmime të tjera unë s’kam bërë, filmime të tjera. Filmimet i ka bërë vetë Agroni, nuk i kam bërë unë dhe aty janë.
-Si i ka bërë?
Veliu: Po ku di gjë unë si i ka bërë, me dashje, pa dashje, i di Agroni, jo unë.
-Po ti thua që Agroni ka përgjuar veten?
Veliu: Po normale, ku di unë ça i është vënë Agronit dhe akuzon Andonin në anën tjetër. Ato të gjitha janë gjëra që janë fakte reale, si zëri që ne kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara, nuk e ha një i pasur.
-Po ti vetë kur e kujtove bisedën, kur pe këto video përgjimet e kujtove bisedën?
Veliu: Po normale. Kur unë e pash te djali, te lokali të gjitha këto foljet që u bënë, doli. Të gjitha thëniet që ne kemi bërë, thashë çne këto përgjime ne?!
-Domethënë, ti mendon që Agronin e kanë përgjuar të tjerët?
-Veliu: Normale unë s’kam lidhje.
-Nuk e ke përgjuar ti?
-Veliu: Secili ka mbrojtjen e tij ore. Ai tijën, unë timen, po nga ka ardhur kjo, e gjen Agroni, këto përgjime. Këto janë gjërat që po të them unë.
Edhe një fëmijë e kupton se PD pas fiaskos që pësoj me pseodo dëshmitarin X dhe kur e pa se autorët e kësaj maskarade do përfundonin në pranga për veprime antiligjore nxori në skenë kamikazin e dytë të saj një pseudo gazetar të dështuar që nuk bëri gjë tjetër veçse i bindi më shumë njerëzit se këtu kemi të bëjmë me një manipulim të ndërtuar në mënyrën më amatoreske që mund të ekzistojë.Një gazetar që del e lexon para publikut atë që i kanë shkruar të tjerët flet më shumë se çdo hetim apo analizë që mund ti bëjnë ekspertët e shumtë që kemi.Prokuroria këtë radhë e ka fare të lehtë të provojë se gjithçka është manipulim i PD.Mjafton të zbulojë sa janë paguar këta kamikazët dhe kush garantoj e organizoi arratisjen e dëshmitarit X që më vonë do përdorej si Dritan Zagani me historira të manipuluara kundër PS.Është koha kur drejtësia duhet të provojë se nuk është në shërbim të çakejve të PD si deri më sot.
Nje pyetje qe s’po e ben askush:-Si quhet ai qe i dha 20 mije euro borxh ketij lloj individi ? A egziston ne Vlore nje gomar i tille qe ti besoje babales e ti jape hua ,jo 20.000 euro , po edhe 20 mije leke ?
O POPULL INJORAT , KETO LOJRA QE KUNDERSHTOJNE NJERI TJETRIN ,JANE BERE ME QELLIM NGA SHQUPI ,QE MOS TE KAPET ASNJERI , FAJI MBETET FUKARA !!!
Burg per keto idiote
Mungesa e materialit ne video te bind per manipulimin !
Me keto gjera nuk demtohet njeri.Thjesht, te japi doreheqjen ministri,ashtu si policet e thjeshte qe nuk kalojne vetingun.Pastaj do vejme nje minister tjeter.E c’fare pastaj?
Jam anetar i PD-se dh ne hetues gjygjesor ne pension.Ne fillim kam besur neESTENUK vertetesine e ketij pergjimi ndoshta mbi 60 % por terheqjet e politikaneve te involvuar te PD-se ,mohimet s deshmitarit se nuk ka lidhje me pergjimin,dalja nga anonimiteti i gazetarit dhe deklerimi se ai jo vetem qe nuk ka bere pergjimin,por as nuk e pare Agron Xhafen qofte edhe nga dritarja e lokalit perballe ku thot se qendronte,te gjitha keto deshmojne se te gjithe faktoret e involvuar ne kete afere pergjimi pashapjes se procedimit ne prokurori po perpiqen shmangin pergesine penale te tyre.ata me kete deshmojne se ky audioinqizim eshte vetem montazh,dhe me siguri Veliu nuk eshte takuar fare me Agronin dhe telefonaten ne fjale eshte montazhe fjalesh dhe fjalish te shkeputura.politikanet tani lajne duart duke i hudhur “meritat” gazetari,derisa gazetari shperlane tere pergjesine e vete duke dekleruar se kur kane qene ne lokal te a. Xhafajt ai nuk kishte qene prezent dhe ka deghur vetem njr bisede telefonike mes deshmitarit dhe Agronit ,me pastaj nuk dine asgje konkrete eshte takuar apo jo Veliu me Agronin ,ky vetem i ka vare pergjusin deshmitarit dhe ka shkua ne lokal perblle,por nuk pranon se e ka pare fare Agron Xhafajn.
Tani i vetmi pergjegjes mbetet ky hallexhia qe mohon autorsine e pergjimit madje pohon se A.Xhafaj paska pergjuar veten dhe i paska dhene audio pergjimin Veliut e e ky pastaj i ka dhene inqizimin Oldashit i cili paska shkuar ne PD.kenar i filmave te vizatuar.Si eshte e mundur dhe perse duke filluar nga Basha,Salianji,Bardhi,Olldashi e deri tek hallexhiu i shkrete i denuar per 10 kg heroine dhe vjedhje makinash i cili blene 20 kg hashash ,asnjeri nga keta nuk pranon te merr meritat per kete veper “heroike” te rrximit te ministrit te brendshem, dhe pse jo te qeverise dhe devalvimin e reformes ne drejtesi.SI ore nuk pranojne te marrin aureolen e shpetimtarit te gjyqtareve e prokuroreve nga vetingu,te “shpetimint” te Shqiperise nga qeveria e krimit e korrupcionit.Eshte vetem nje pergjegjeje logjike.Duke filluar nga Basha e deri tek Babalja te gjithe te involvuarit e dine fare mire se ky audioinqizim eshte fallco i montuar madje ne menyre amatoreske,špor qe i nxjerre ata pergjegjes per vepra penale dhe duhet te perballen me drejtesine.Keta pra tani i hudhin “meritat ” njeri tjetrit dhe me siguri do ti mbesin kembet e arushes ne dore Babales se shkrete te cilit me siguri i kane dhene nje grusht leke dhe e kane garantua se ai dhe familja do te merrnin azil ne ndonje vend ne perendim.
Te nderuar vellezer Basha me kete “grupin e zjarrit” digjital tashme po perpiqen ti shperlajne duart nga kjo veper “gjeniale” pas deshtimit te planit per arratisjen e Babales permes Kosoves ne perendim, DO jeni deshmitar te epilogut 99 % kjo eshte e verteta.
Edhe une jam me ‘vaso’ apo Vasilin eunukun e Monikes te hiqet ministri te vendoset miniister ‘Babalja’ qe te shkerdheje edhe vaso-n edhe Moniken….