Debati mbi kampin e Tepelenës, flet Bashkim Shehu: Burgu i Burrelit ishte hotel në krahasim me të

22 Maj 2018, 21:57Kulturë TEMA

 I ftuar në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, në moderimin e Shefes së Departamentit të Komunikimit, Belina Budini, ishte shkrimtari dhe publicisti Bashkim Shehu.

Ai foli rreth letërsisë së tij, kujtesës, së shkuarës dhe përjetimeve personale.

I pyetur rreth debatit të fundit rreth kampit të Tepelenës, Shehu foli për kushtet e tmerrshme në të cilat mbaheshin njerëzit aty I gjendur në Tiranë për të mbajtur një cikël leksionesh të hapura në Universitetin Europian të Tiranës mbi raportin mes letërsisë moderne dhe filozofisë, shkrimtari dhe publicisti i njohur, i cili prej vitesh jeton në Barcelonë të Spanjës, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të këtij universiteti në kuadër të Forumeve UET , që zhvillohen çdo të martë pasdite në mjediset universitare.

Shehu ndau me të pranishmit përvojën e vjetshme si kryetar i jurisë së çmimit letrar “Kadare”, ku pranoi se ishte ky aktivitet i një lloji të veçantë ku konkurrojnë autorë të brezave të ndryshëm me vepra në dorëshkrim, që e kishte bërë të njihej me prurjet e reja të letrave shqipe, ku ai veçoi dy konkurrentë të edicionit të kaluar të këtij konkursi si Rigels Rizaj dhe Balil Gjini. I pyetur rreth pozicioneve dhe qëndrimeve të papajtueshme që ka në opinionin publik rreth krimeve të komunizmit – nisur edhe nga debati mes shkrimtarit Agron Tuga dhe historianit Pëllumb Xhufi për kushtet e kampit të internimit në Tepelenë, Shehu u përgjigj se pozicioni i tij është i ngjashëm me atë të Agron Tufës.

“ Dhe për çështjen e burgut të Tepelenës që është diskutuar mund të them se krahasuar me kampin e Tepelenës e më vonë ai i Beratit apo edhe më të vegjël si ai në kështjellën e Porto Palermos , burgu i Burrelit ku kam qenë unë ishte hotel. Në ato kampe-burgje kishte fëmijë, gra, pleq dhe madje edhe foshnja të lindura atje. Ato burgje i mbylli Ministria e Brendshme e Shqipërisë, ngaqë mortaliteti infantil ishte shumë i lartë. Ç’mund të themi tjetër! Edhe atyre iu duk tepër, kurse ndonjëri sot i duket se kanë qenë mirë.” – tha Shehu.

Bashkëbisedimi preku edhe figurën e politikanes gjatë regjimit komunist, Liri Belishova e cila u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë e për të cilën Shehu së bashku me “UET Press” po përgatisin së shpejti për botim një libër me natyrë biografike.

Mungesën e autoriteteve shtetërore në ceremoninë mortore të së vetmes politikane që bëri një “mea culpa” dhe pranoi krimet në komunizëm , Shehu e komentoi me një fjali. “Ndoshta kjo është një arsye” – tha ai, duke iu referuar faktit se ishte e vetmja që pranoi krimet e komunizmit. Ndërsa për ndarjen mes së Djathtës dhe së Majtës në politikën shqiptare e quajti një ndarje me retrovizorë.

“Për mua janë të dyja të djathta; edhe PD edhe PS. Nuk shoh ndryshim në programet e tyre sociale, është ndarje në retrovizorë, ndarja e luftës “ballistë- partizanë” dhe projektohet në kohën tonë me ndarje “E majtë – E djathtë”. Është një anomali në shoqërinë shqiptare. Shohin pas, e kanë kokën të kthyer pas ngaqë nuk i kanë mbyllur hesapet me të kaluarën.” – tha Shehu.

21 komente në “Debati mbi kampin e Tepelenës, flet Bashkim Shehu: Burgu i Burrelit ishte hotel në krahasim me të”

  1. Cuku says:

    Po cbehet keshtu?
    Gjithe femijet e antarve te bllokut te djeshem na dolen « te persekutuar»
    Shehu,Lubonja ,Ngjela,,nipi Hysni Kapos Bushati,jane te gjithe te persekutuar
    Te persekutuarit e vertete qe ne fakt jane pak,ju themi komuniste ,,,
    O zot cbehet keshtu,,,
    Po ik ore dreq na qenke bere dhe shkrimtar ti legen
    Hengret ,vodhet dhe vrate ne ate sistem ,dhe vazhdoni na cani trapin tani,,
    Dhe sigurisht spiunonit njeri tjetrin,,,
    Po atehere nuk paskan te drejte dhe femijet e Enver Hoxhes te quhen ish te persekutuar?
    Edhe ata kane dale foto me Sali Berishen ,keshtu qe jane demokrate,te djathte,te persekutuar ,
    Se kane dale qellimisht me.Saliun se e dinin qe do binte sistemi
    Ozot kjo demokrashurra jone,,,,
    Keta duhen ndjekur me bajga,,,,,,

    1. Feniks says:

      Mos u habisni:
      -Eshte pjese e skenarit boteror qe duan te reabilitojne M.Shehun se ka qene njeriu i tyre!
      Tani na del qe vetem Enver Hoxha e paska mbajtur kete vend!
      Te tjeret kane qene spiune!
      Dhe thone pastaj qe Enveri vrau shoket e tij!
      Ja nje fakt qe verteton drejtesine e Enverit!

  2. lisi says:

    Ik mo spurdhjak Ti nuk ke bythe te flasesh per ate sistem Yt ate na nxiu jeten ne ate kohe e ti ne vend qe te fshihesh e te mos ta shohim bojen na derdellit mutesirat e sojit tend.

  3. pena says:

    Ato burgje apo kampe riedukimi yt ate i beri prandaj ti ne vend qe te heshtesh me koke ulur na flet brockulla Nese nuk kishe bythe te flisje atehere tani heshtja eshte obligimi yt

  4. Lisi says:

    Djali i Mehmet Shehut ky ?!
    Jo , more jo , kushedi me kë e ka zënë e ëma . Ky edhe të atin e shiste tek idhulli i tij Kadare . Krijesë e pështirë !

    1. Maelga says:

      Jooo, per atesine e tij s’thua dot gje. Nuk e sheh sa i ngjan? Sikur e ka nxjerre Mehmeti prej hundesh.
      Qe te mos futem ne komente me te thella po them vetem kete: regjim i ndyre, i krijuar nga njerez te ndyre, me principe te ndyra, per te kenaqur egon e tyre te ndyre. Per ate sistem ndjej neveri te pamase.

  5. skenserbeu says:

    Djali i ish-kryeministritkriminel komunist jep leksione demokracie. Pradoksi i shoqerise shqiptare.

  6. Moisi Golemi says:

    Po ti, Baç Shehu, ku e njeh Kampin e Tepelenes, qe flet me aq kompetence??? Ty nuk te kishte pjelle akoma Fiqreti, kur kampi u mbyll. Yyyt, zagar!

  7. VICTOR says:

    Më gjithë respektin ndaj teje, në një film, aktori Ndrekë Luca thotë, a vetë e pe? apo e ke me të dëgjuar Bashkim.

  8. Besniku says:

    Familje gjarperinjsh , nga I jati e deri tek ky maskara, qe nuk ju fut gjemb ne kembe.
    Vazhdon te vjelli vrer kunder Shqiperise.
    Nje femije tradhetaresh, po gjithsesi komplet Biri I semes.
    Nje shemtire ne shpirt

  9. Ushtari ne sherbim says:

    Nje nga djemte e Mehmetit ishte tip rrugaci ne te ri.Mbante farfarita te gjata floke te gjata cullufe dhe pantallona modele gangsta per ate kohe.Dhe ushtaret e gardes qe se njihnin alarmoheshin,bile njeri qelloi me bresheri kur e pa per here te pare se ju duk si diversant.Doli Mehmeti dhe i doli ne krah ushtarit duke thene lereni te qete ushtarin se djali im eshte rrugac.Mund te kete qene ky tipi.

  10. shqiptari nga Shqiperia says:

    O Bashkim , rojte ama nuk e humbe gjene me te shtrenjte qe i dhuron natyra njeriut , jeten ….. ne krahasim me sistemin kur qeveriste yt at , qe per kundershtimin me te vogel , dhe per nje kaprico te yt eti humbje jeten …….he si thua ?? duhet te te mari dikush per serioz ty ??

  11. hajdari says:

    More bashkim, po si ka mundesi e na flet ti per kampe e burgje te komunizmit, te cilat I ngriti yt ate e jot eme, e tani na ben klasifikimin e tyre, kush ishte apo eshte I mire e kush I keq. A thua valle nuk je ti I biri I mehmetit? Ben mire te mos merresh me keto pune se mehmetin e eleminoi enveri e ty rrezik te eleminoje pasuesi I tij, berisha. Shko shkruaj ndonje roman per te huajt se shqiptaret nuk kane nevoje per romanet tuaja. Vetem te huajt mund te besojne, ndersa shqiptaret jane ngopur me felliqesirat e tuaja dhe te familjes tuaj.

  12. saci says:

    po ste ka zene ende haka e babes ore, ishe mire ku ishe cte duhet te na tregosh dhe vuajtjet tani

  13. s'kam ç'bej says:

    Nga u be kaq filozof ky Bashkim Shehu apo kujton se i kane harruar ata qe e shikonin kur behej tap me dashnoren ne klubin e Borshit ne vitet -70-80-te, sepse pushimet i bente ne Dhermi dhe bente film porno ne sy te njerzeve. Ndersa shoferi shkrete i mbante e ndihmonte te mos shkarraviteshin. Pashallare atehere e injorante sot. Dhe na ben moral per hotelet e Burrelit apo motelet e Tepelenes! Keshtu erdhi koha , koha e atyre qe e deshen dhe e duan per vete, pa lene diçka per te tjeret, prandaj luftrat jane te domosdoshme, jo vetem se shtohen si thoshte prifti Maltus, por edhe se shoqerine e ka marre ne dore injoranca qe e quan dhe veten te zgjuar e intelektuale duke e sunduar.

  14. Ivan i madh says:

    Me sa duket persekuroret dalkemi ne populli i thjeshte kurse keta zuzare që na ropen te persekutuar. Tani del ky rypi e na jep leksione aq bajate sa asnje besoj nuk i mer te verteta duke share te atin mendon se do behet i besueshem. Ti kur shan tetate cfare presim ne që te na luvdosh ne kjo eshte apsurde per kafshet e jo per njerezit me logjike. Shko aty ku te dhane nenshtetesine per hater te titeti dhe mos e sha se te beri nder me emrin e punen e tij o idioti B. Shehu.

  15. Une gjate gjithe keto viteve te demokracise shpesh kam bere pyetje:Perse djali Mehmet Sheut nuk eshte pyetur ne nje interviste te pakten per ato cka ka deponuar ne gjyqin e Kadri Hazbiut dhe kompani.Jane shfaqur dokumentare nga me te ndryshmet,kane dale e cfare nuk kane dale por deponimet e Bashkim e Skender Sheut ne kete gjyq asnjehere nuk jane shfaqur.Ore le te thone se ato deponime i kemi bere ne kushtet e presionit te madh apo te premtimeve te medha.Une dhe shume si une qe kemi pare me ze e figure keto lloj deponimesh na kujtohen shprehjet e tyre para cdo fjalie:Babai im poliagjenti M.Sheu…Deponimet e tyre dhe te se jemes F.Shehu vune me shpatulla pas murit te gjithe grupin.Pas tyre zbathen breket Nesti Nase,Mihallaq Zicishti dhe ndonje tjeter.Pra kush eshte e verteta,a i permbahen sot kelyshet Shehu atyre qe kane thene ne kete gjyq.E pakta duhet te hapet kjo dosje dhe ata duhet te denohen per deshmi te rreme ose te mbajne qendrim tjeter.

  16. Ylli says:

    Keta qe shajne Mehmet Shehun jane te gjithe ata qe lavderojne Enver Hoxhen…..qenie te peshtira komuniste.
    Keta qe shajne Bashkim Shehun si djalin e Mehmetit ,jane te gjithe ata qe votojne per djalin e Myslymit ,per cunin e Kristaqit ,per gocen e Beqirit ,per gocen e Hamitit ,per cunin e Hakiut , per cunin e Sules per mbesat dhe nipat e Byriosteve …..qenie te peshtira socialiste.
    Keta qe shajne sistemin e Mehmetit por jo te Enverit ,keta qe i permendin Bashkimit fatin qe jeton ne demokraci por shajne demokracine e Saliut ,jane ata qe nuk kane as arsyetim ,as ndergjegje ,as atdhedashuri ,as llogjike…..qenie te peshtira militante partiake.

    1. Maelga says:

      S’ka sistem te Mehmetit e te Enverit o z. Ylli. Ka qene nje sistem, nje i vetem me njerez medioker qe pasi u hengren koken intelektualeve, patrioteve, fisnikeve shqiptare, filluan te hane kokat e njeri tjetrit. Nuk jam per lufte klasash. Nese pasardhesit e tyre jane te zote le ta drejtojne Shqiperine. Por fisnikeri dhe dinjitet njerezor nuk do kene kurre keta bij, bija, niper dhe mbesa. Sepse nuk thane kurre: Na vjen turp per ate qe bene baballaret tane, gjysherit tane, dhe i denojme moralisht ata.” Jo, kete nuk e thane kurre. Prandaj nuk do jene kurre aq lart sa ata intelektuale, patriote dhe fisnike qe vrane baballaret dhe gjysherit e tyre.

  17. a.f. says:

    Nuk e di si ndjehet ky popull per komentet fyese dhe ofenduese nga nostalgjiket e Enverit dhe kelysheve qe ka lene pas, kunder Bashkim Shehut. Por kjo tregon se e kemi merituar diktaturen dhe meritojme shkerdhatokracine..

    1. kuc says:

      Po ti je kelysh i Bashkim Shehut!? Ik o RROT CARI ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje