Llogaridhënia në Librazhd, Balla: Opozita s'është për punë por për piknik, aheng e zhurmë me babalen dhe pastaj gjumë

23 Maj 2018, 23:00Politika TEMA
Llogaridhënia në Librazhd, Balla: Opozita s'është

Llogaridhënia publike e Qeverisë vijoi sot përballë banorëve të tre lagjeve të qytetit Librazhd.

Kryetari i Grupit Parlmentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij tha se Librazhdi përfiton edhe këtë vit disa investime të rëndësishme në infrastrukturë rrugore dhe urbane, arsim, shëndetësi, ujësjellës-kanalizime etj. Sipas Ballës, opozita nuk është për punë, por për piknik, aheng e zhurmë me babalen dhe pastaj gjumë.

“Është e vërtetë që qyteti i Librazhdit ka ndryshuar tërësisht, por puna jonë duhet të vazhdojë pa e ulur ritmin madje duke e shtuar atë.

Kemi ende shumë shumë probleme pa zgjidhur, e që unë e di fare mirë besimin e madh që më keni dhënë mua dhe Edi Ramës 1 vit më parë dhe që prisni të marrin zgjidhje.

E kush e priste 5 vite më parë që Qeveria shqiptare bashkë me atë gjermane të investonin si sot miliona euro në rrjetin e amortizuar prej vitesh të ujësjellës-kanalizimeve të qytetit tonë, apo që Benzi t’i prodhojë timonat në Librazhd.

Po ju dini fare mirë të bëni dallimin. Ata që kemi përballë (opozita) nuk i kemi për punë. Ata janë për piknik, aheng e zhurmë me babalen dhe pastaj gjumë”, deklaroi Balla.

Të pranishëm në takimin e llogaridhënies në qytetin e Lbrazhdit ishin, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zëvendësministrat e shëndetësisë, të arsimit, të infrastrukturës, të bujqësisë si dhe drejtues të disa institucioneve qëndrore të cilët iu përgjigjën pyetjeve të banorëve.

1 komente në “Llogaridhënia në Librazhd, Balla: Opozita s’është për punë por për piknik, aheng e zhurmë me babalen dhe pastaj gjumë”

  1. Erion Brace says:

    Nje komentues ne TEMA jo pa te drejte e quan Tualet Palla kete dashnorin e Meros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje