Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është shumë optimist për bashkëpunimin me vendet e Europës për çështjen iraniane.
‘’Kam besim që janë një sërë vlerash dhe interesash, ato të cilat do të na bëjnë t’u përgjigjemi kërcënimeve të Republikës së Iranit’’, theksoi Pompeo në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit, raporton ata.
Shefi i diplomacisë amerikane theksoi se ndryshimet e kërkuara nga SHBA kundrejt Iranit nuk janë të vështira për t’u aplikuar dhe se nuk është fantazi t’i kërkosh Iranit që të ndalojë aktet e terrorit.