“Arena Kombëtare” humbet garën për finalen e Superkupës, fiton stadiumi i Portos

24 Maj 2018, 16:20Sport TEMA

Stadiumi “Arena Kombëtare” nuk është përzgjedhur sërish nga ana e UEFA-s për të zhvilluar finalen e Superkupës Europiane të sezonit 2019-2020, në këtë impiant që është duke u ndërtuar.

UEFA ka publikuar emrin e stadiumit që do të presë zhvillimin e Superkupës Europiane, për sezonin 2019-2020 ku fitues u shpall impianti i klubit të Portos në Portugali, ‘Estadio Do Dragao’.

Kjo ishte hera që dytë që stadiumi “Arena Kombëtare” ishte në garë për të fituar të drejtën për zhvillimin e Superkupës Europiane, por që nuk ka mundur dot të përzgjidhet nga UEFA.

Sipas FSHF-së, Shqipëria ka marrë vlerësimet e saj maksimale për predispozicionin intensiv për organizimin e një finaleje të tillë.

Ndërkohë finalja e “UEFA Champions Leagues” do të luhet në Turqi, në  Stamboll në stadiumin ‘Ataturk’.

Kurse finalja e “UEFA Europa League”, do të zhvillohet në Poloni në stadiumin e Gdanskut, ‘Arena Gdansk’. (TemA)

4 komente në ““Arena Kombëtare” humbet garën për finalen e Superkupës, fiton stadiumi i Portos”

  1. Tr says:

    Humbi prej kulles se biznesit . Stadium koti .

    1. s'kam ç'bej says:

      Stadium koti, Shqiperi koti, njerez koti, ….vetem muti pd nuk eshte koti, eshte ploti. Apo jo Tr, apo te rane poturet.

  2. mirel says:

    Arena kombetare eshte vetem.nje trillim i Edi Ramutit per te bere kulle, realiteti eshte qe shqipove nuk ju afrohet njeri.
    Mjere populli qe e ha sapunin per djathe dhe mezi pret te behet Europian

  3. florence says:

    piktori nuk e ka pikturu sic duhet stadiumin, ah te dhjefsha ne piktor qe je :)))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje