Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshje miqësore, ku fillimisht përballë do të ketë Shqipërinë dhe më pas do të luajë ndaj Bregut të Fildishtë.
Trajneri zviceran i Kosovës, Shalandes ka bërë publike listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy ndeshje miqësore, ku bie në sy fakti se vetëm Fidan Aliti është përfaqësues nga Kategoria Superiore.
Mbrojtësi aktivizohet me kampionët e Skënderbeut, ndërkohë që më parë kanë qenë pjesë e listës edhe Besar Musolli nga Kukësi e Bajram Jashanica nga Skënderbeu, por që ky i fundit është i dëmtuar. Mungesë tjetër është ajo e Valon Berishës, i cili ka pësuar një dëmtim dhe nuk mund të jetë i gatshëm për këto dy ndeshje.
Ja lista e plotë:
Portierë: Samir Ujkani (Kremonese), Bledar Hajdini (Trepça 89), Faton Maloku (Feronikeli)
Mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Ardian Ismajli (Hajduk Split) Fidan Aliti (Skënderbeu), Ardin Dallku (Vorskla Poltava) Mërgim Vojvoda (Royal Eksel), Jetmir Krasniqi (Lugano), Arbenit Xhemajli (Neuçatel Xamax), Dren Feka (Luzern), Fanol Përdedaj (Sarbrucken)
Mesfushorë: Herolind Shala (Lyngby), Rron Broja (Shkupi), Besar Halimi (Brondbi), Gjelbrim Taipi (Grasshoper), Bernard Berisha (Akhmat), Arbër Zeneli (Herenven), Milot Rashica (Verder Bremen), Edon Zhegrova (Genk)
Sulmues: Elbasan Rashani (Odds), Donis Avdijaj (Schalke 04), Vedat Muriqi(Rizerpor), Atdhe Nuhiu (Shefield Uensdai)