Kaç Islami: Ambasadori i ri amerikan do të jetë i ashpër ndaj Ramës, jo si Donald Lu

24 Maj 2018, 10:44Politika TEMA

Kaç Islami thotë se ambasadori i ri amerikan që do të pasojë Donald Lu në Shqipëri, do të jetë shumë më i ashpër me kryeministrin Edi Rama.

Pohimi se me largimin e ambasadorit amerikan Lu në Tiranë  s’ndryshojnë interesat amerikane në Shqipëri është një pohim evident i Matheë Palmer, zyrtar i lartë në DASH; kështu ka ndodhur gjithnjë dhe kështu do të ndodhë edhe këtë radhë.

Sepse interesat amerikane s’varen as se kush vjen ambasador në Tiranë dhe as se kush është kryeministër i Shqipërisë dhe as sesi sillet kryeministri i Shqipërisë ndaj institucioneve apo lidershipit amerikan.

Madje as edhe marrëzitë e një kryeministri, si në rastin e Ramës nuk mund të zhvendosin interesat amerikane në Shqipëri. Troç do të pohohej: As këtë herë me largimin e ambasadorit amerikan Lu, interesat amerikane s’do të ndryshojnë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Por disa qëndrime apo vlerësime ndaj marrëzive të Ramës do të ndryshojnë; ka jo pak indikacione që ambasadori i ri amerikan të jetë ndryshe, madje më ashpër ndaj marrëzive të Ramës.

Pra, Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në mbarim të mandatit të tij, por interesat amerikane s’do të ndryshojnë, ndërkohë që disa qëndrime të administratës së re Trump dhe ambasadorit të ri amerikan do të jenë të ndryshme ndaj marrëzive të Ramës”, shkruan ai.

Nuk është detyra jonë të vlerësojmë nëse Donald Lu ka vepruar brenda kornizës së interesave amerikane. Shqiptarët besojnë e shpresojnë se ambasadori i ri jo vetëm nuk do të heshtë por presin që ai të jetë i ashpër me marrëzitë e Ramës dhe kujtdo tjetri.

Përfundimisht: Lu largohet nga Shqipëria dhe shqiptarët janë të gëzuar që interesat amerikane nuk do të ndryshojnë, por ata besojnë e shpresojnë se ambasadori i ri nuk do të heshtë përballë marrëzive të Ramës apo implikimit të ministrave të tij në afera korruptive apo kur ata rezultojnë të lidhur me klane e familje mafioze.

Sepse shqiptarët mendojnë se siguria e vëndit të tyre do të rritej nëse interesat amerikane jo vetëm do të mbeteshin të pandryshueshme, por do të përforcoheshin”, vijon Kaçi.(TemA)

3 komente në “Kaç Islami: Ambasadori i ri amerikan do të jetë i ashpër ndaj Ramës, jo si Donald Lu”

  1. Agron says:

    Bravo Kaci ! U be politikan fale njohjeve te familjareve te Ramiz Alise dhe jep mend e shtin fall si orakulli i Dodones!

  2. hysa says:

    Aman more kac mos dil me se na neverite edhe kete gazete, te cilen e lexojme shpesh me qef, po ja qe na del ti ketu e na neverit cdo gje. Si nuk pate nje here turp apo cipe, me shkolla e culture perendimore (me sa duket nuk ke kuptuar gje nga ajo anae) qe na del nje here ne nje krah e heren tjeter krejt ndryshe. Po a ke gje shtylle kurrizore apo je si brumbull, vetem tul se me sa duket edhe ne koke nuk ke gje. Turp per ty me gjithe ate shkollim e ne kete moshe. Mbylle more halen se qelbe dynjane.

  3. Mallakastra says:

    Ik ti o kokrra e legenit. Prap na dole ne skene ti ?
    Rama te q… ne b… ty e seren tende e ti tani na jep mendje. Hajde ne Mallakaster po ta mbajti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje