Ky është momenti kur forca të shumta policie kanë arrestuar një 25-vjeçar në ambientet e universitetit Lincoln.
I riu kishte bërë një grabitje si dhe kishte sulmuar një burrë me kazmë.
Dhjetëra policë të armatosur deri në dhëmbë u futën në kampusin e universitetit dhe detyruan të riun të gjunjëzohet dhe dorëzohet, derisa studentët e tmerruar nga ajo çfarë po shihnin nuk e dinin se çfarë po ndodhte.
Policia e Lincolnshire në Angli, ka konfirmuar arrestimin e të riut i cili ishte parë duke shëtitur lirshëm nëpër kampusin e universitetit.
“Personi i arrestuar dyshohet për një plaçkitje, ku në ato momente kishte sulmuar një burrë me kazmë”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga policia angleze. (TemA)
Ta shofin ata qe perkrahin ftojin ne korce dhe njerzit e ti te cilet nuk shohin hallin e tyre po dalin ne proteste per te mbrojtur nje kriminel, te perseritur.