Prokurori i Task Forcës në Durrës, Afrim Shehu thotë se objektivi i grabitësve ka qenë pikërisht zyra e tij. Ai deklaron se është thyer zyra ngjitur, ku qëndrojnë dy oficerë të policisë gjyqësore.
“Janë marrë vetëm disa akte ekspertimi, të një dosjeje që ka lidhje me hetimet për komunën Ishëm. Gjithashtu janë grisur disa dokumente. Nuk është marrë asgjë tjetër”, ka thënë prokurori Shehu për CNA.al.
Prokurori më tej, ka hedhur dritë dhe rreth çështjes së grabitjes së serverit me të dhënat e Prokurorisë dhe ngritjen e një Prokurorie tjetër paralele nga ana e krimit.
“Është marrë pajisja që monitoron kamerat. Është marrë serveri i kamerave, jo serveri i të dhënave kompjuterike për institucionin“, ka thënë Shehu.
Sipas tij materailet që janë marrë nuk i dëmtojnë hetimet.
“Është thyer zyra që është ngjitur me mua, ku janë dy oficerë të Policisë gjyqësore, por objektivi ka qenë zyra ime dhe jo e atyre.
Qëllimin e kanë pasur për të prishur hetimet, por kjo gjë nuk do të ndodh.
Nuk dëmtohen hetimet, është rast që rikuperohet, pasi materialet janë të administruara dhe në pjesën tjetër të dosjes.
Çdo gjë është në rregull, nuk është dëmtuar asgjë nga hetimi”, ka saktësuar prokurori Shehu për CNA.al.
Gjithashtu ai ka hedhur poshtë zërat, se çështja po hetohet nga Krimet e Rënda, pasi një ditë më parë në Prokurorinë e Durrësit u paraqit prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.
Cdo institucion serioz ne boten perendimore ka nje back-up site.Ku ne rrast emergjence te dhenat jane te ruajtura ne dy ndertesa te ndryshme larg njera-tjetres. Nqs prokurorite nuk kane nje back-up plan dhe site nuk mund ta quajne veten institucion serioz.
Informacionet qe kane dashur i kane marre ose fotografuar. nuk eshte thene te thyejne deren per te hyre, per zyren e prokurorit kane pasur celesin ose kane gjetur menyren per ta hapur pa thyerje e me pas e kane mbyllur sic ka qene, zyren ngjitur e kane thyer thjesht per te ngaterruar hetimin. Kjo nuk eshte pune diletantesh aventuriere, ska bythe krimi ordiner rruges te organizoje grabitjen e prokurorise, ketu ka luajtur leku dhe kerecenimi per te pasur akses brenda nderteses se prokurorise. Nuk ka asnje shans qe te kene ngaterruar zyren pasi ata qe e kane bere e kane mbajtur nen vezhgim objektivin prej disa kohesh plus kane bashkepunuar dhe me njerez te brendshem, qe nga sekretare, pastrues etj qe mund t kene bere punen e vezhguesit. Porositesit e kesaj pune e dine qe grabitja e dosjeve nuk zhben hetimin pra te mendosh qe e kane bere per te penguar hetimin eshte idiotesi, arsyet e grabitjes jane informacioni qe eshte ne dosje, emrat e deshmitareve, te te pyeturve, cfare ka zbuluar prokuroria e cfare ka ne dore e plus eshte nje mesazh qe dora e krimit arrin kudo. Hetimi ka vlere kur te hetuarit nuk e dine qe po hetohen, perndryshe ca vlere ka. Por gjithsesi, Calabria ngelet gjithmone nje atraksion turistik
Super argumentim !
Po sikur te mos kene gabuar…?
Dhe qellimi te jete pikerisht serveri i kamerave pra e zeme qe ne ato ambjente para disa ditesh ka hyre dikush qe nuk duhej te filmohej ndersa binte ne ujdi me filan prokuror a na thua zotrote si mund te dokumentosh hyrje-daljet pa filmimet?
Se nuk po flasim per stalla lopesh
Hajde mor Afrim , aferim .
Po , si kujton ti , që populli është injorant . Kush guxon me hy me marrë diçka në një institucion si prokuroria . Si mund të thuash kanë ngatërru zyrë . kur një veprim i tillë jo vetëm ka pasë një objektiv tejet të rëndësishëm , por ndoshta , nga më të rëndësishmet e 20 vjetëve të fundit .
Në mos qofsh vetë , një nga të brendshmit e juaj , është në tavë . Edhe Sorge s’do kishte guxim me u fut me grabit dokumenta në prokurori , e jo më ndonjë zorraxhi i rëndomtë .
Të jem si Arta Marku , nxjerr urdhër arrest për ty dhe drejtuesin e prokurorisë së Durrësit , për neglizhencë të qëllimshme në ruajtjen dhe sigurimin e dokumentacionit të veprimtarisë së prokurorisë .
Futi nga 20 vjet direkt , pa e zgjat hiç , dhe ta shikosh , si do dali fije fije gjithë komploti .
Ky komplot ka për qëllim jo vetëm të zhbëjë aksionin kundër drogës së bananeve , por edhe të hedhi tuç kryeministrin , që deklaroi se ka aferë PD-je pas saj .