Koreja e Veriut publikoi pamje të fundit të asaj që ajo e quan shkatërrimi i bazës së testeve bërthamore në të njëjtën ditë që Presidenti Donald Trump mori vendimin për të anuluar samitin e 12 qershorit me diktatorin Kim Jong-un.
Korea e Veriut tha sot se ishte ende e gatshme për të mbajtur bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo kohë dhe në çdo formë, pas vendimit të Trump, të cilin Penian e quajti “keqardhje e madhe”.
Zv/ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se Kim po përgatitej për bisedime dhe ishte surprizuar shumë nga anulimi i takimit.
“Përkushtimi ynë për të bërë më të mirën, për hir të paqes dhe qëndrueshmërisë në botë dhe në Korenë e Veriut, mbetet i pandryshueshëm. Ne jemi të hapur dhe i japim kohë dhe mundësi SHBA-së”, tha Gëan.
Trump e anuloi samitin përmes një letre dërguar Kim Jong Unit të enjten, duke përmendur kërcënimin e Koresë së Veriut të një dite më parë, kur një zyrtare e lartë verikoreane e cilësoi nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, si “kopje politike” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon. (TemA)
Dikush duhet ti beje ketij Trampit nje cikel leksionesh mbi luften Koreane te viteve 50 apo luften e Vietnamit. Nuk eshte e njeja gje me vrasjen makabre te Kadafit te Libise apo Sadamit te Irakut