Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Hong Un në takimin e planifikuar të mbahej më 12 qershor në Singapor
Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë me anë të një letre që i dërgoi Kim Jong Un sot në mëngjes, raporton CNN.
“ Duke u bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë moment, që të ketë këtë takim të planifikuar prej kohësh,” tha Trump ndër të tjera në një letër dërguar Kim Jong Un.
Ndërkaq Trump e mbyll letrën duke thënë se Kim Jong-un mund t’i telefonojë atij, nëse ndryshon mendje. “Bota, dhe Koreja e Veriut në veçanti, ka humbur një mundësi të madhe për paqe afatgjatë, prosperitet dhe mirëqenie. Kjo mundësi e humbur është një moment me të vërtetë i trishtueshëm në histori”, shkruan ai. (TemA)
Brënda 2050 do kemi armë bërthamore.
gazetaruc: si mund te quhet historik nje takim qe nuk ka ndodhur!!! apo ka ndodhur ne trurin twnd prej gomari??
gazetaruc: si mund te quhet historik nje takim qe nuk ka ndodhur!!! apo ka ndodhur ne trurin twnd prej gomari?????