Shtohen pikëpyetjet për takimin Trump-Kim. Koreja e Veriut: Pence, një teveqel politik

24 Maj 2018, 09:28Bota TEMA

Një zyrtare e lartë e Koresë së Veriut e ka quajtur budalla zëvendëspresidentin Mike Pence dhe ka paralajmëruar një përplasje bërthamore nëse diplomacia dështon.

Choe Son-hu tha se Peniani nuk do t’u lutet SHBA-ve për dialog apo të përpiqet t’i bindë për të vijuar bisedimet. Ditët e fundit, të dy palët kanë paralajmëruar se takimi i 12 qershorit mes presidentit Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un mund të shtyhet apo edhe të anulohet.

Peniani ka deklaruar se do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në bisedime nëse SHBA-të këmbëngulin në heqjen dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme.

Të martën presidenti Trump tha se Koreja e Veriut duhej të plotësonte disa kushte, në mënyrë që bisedimet të shkojnë përpara.

“Pence, një teveqel politik”

Choe Son-hu është zyrtare e lartë e Koresë së Veriut, e përfshirë shpesh në ndërveprimin me SHBA-të gjatë dekadës së fundit. Në një artikull të agjencisë shtetërore KCNA, ajo është shprehur se Pence ka bërë disa “vërejtje të papranueshme dhe të pahijshme në media ditët e fundit”, përfshirë këtu atë se “Koreja e Veriut mund të përfundojë si Libia”.

Ajo e quajti Pence një teveqel politik. “Si një person i përfshirë në marrëdhëniet me Amerikën, nuk mund ta fsheh habinë për komente të tilla injoranre që dalin nga goja e zëvendëspresidentit amerikan”, tha ajo.

Choe shtoi se Peniani “nuk i lutet Amerikës për bisedime” dhe paralajmëroi se “nëse SHBA-të duan të takohen në një dhomë takimesh apo në një përballje bërthamore, kjo varet tërësisht nga sjellja e tyre”.   (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje