SHBA paralajmëron stafin në Kinë: Kujdes nga tingujt e pazakontë

24 Maj 2018, 09:30Bota TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga stafi diplomatik në Kinë, që të lajmërojnë çdo zë jo normal që mund të dëgjojnë, apo nëse kanë probleme me shikim.

Këto paralajmërime kanë ardhur pasi një punëtor i tyre së fundi ka shfaqur shenja të mistershme.

SHBA ka bërë të ditur se kohët e fundit stafi i tyre në Kubë kanë vajtur nga simptoma të ngjashme, pas sulmeve sonike.

Armët sonike përfshijnë disa lloje të armëve që përdorin zërin për të lënduar, gjymtuar apo vrarë kundërshtarin.

Disa prej këtyre armëve janë në përdorim të kufizuar nga forcat ushtarake.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-ve janë acaruar së fundi, me kërcënimin e një lufte tregtare.

Megjithatë, SHBA nuk e ka akuzuar Kinën se qëndron pas këtyre çështjeve.

Zëdhënësja e ambasadës, Jinnie Lee, tha se punonjësi pësoi një “shumëllojshmëri të simptomave fizike” në fund të 2017-s dhe prill të 2018-s, gjatë kohës që punonte në konsullatën amerikane në qytetin e Guangzhou.

Punonjësi u dërgua përsëri në SHBA dhe më 18 maj ambasada mësoi se ata ishin diagnostikuar me lëndim të lehtë traumatik të trurit (MTBI), shtoi zonja Lee.

“Ne aktualisht nuk e dimë se çfarë ka shkaktuar simptomat e raportuara dhe ne nuk jemi të vetëdijshëm për asnjë situatë të ngjashme në Kinë, brenda ose jashtë komunitetit diplomatik”, tha deklarata diplomatike amerikane, raporton BBC.

“Qeveria e SHBA po i merr seriozisht këto raporte dhe ka njoftuar stafin e saj zyrtar në Kinë për këtë ngjarje,” tha ajo.

Deklarata vazhdon me një paralajmërim: “Ndërkohë që në Kinë, nëse përjeton ndonjë fenomen akut auditiv apo ndjesor të pazakontë, të shoqëruar me tinguj të pazakonshëm ose zhurma të mprehtë, mos u përpiqni ta gjeni burimin e tyre, por të zhvendoseni në një vend ku tingujt nuk janë të pranishëm”.

Zonja Lee tha se qeveria kineze kishte dhënë garanci se po hetonte gjithashtu dhe po merrte masat e duhura.(TemA TV)

1 komente në “SHBA paralajmëron stafin në Kinë: Kujdes nga tingujt e pazakontë”

  1. Kot says:

    E di une nga vine, vine sa here ndez TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje