Të paktën 65 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të nxehtë që ka përfshirë qytetin jugor të Karachit në Pakistan gjatë tri ditëve të fundit.
Vala e të nxehtit ka përkuar me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe muajin e shenjtë të Ramazanit, kur shumica e myslimanëve nuk hanë ose pinë gjatë orëve të ditës.
Temperaturat shkuan 44 gradë të hënën, njoftoi media lokale, cituar nga Reuters.
Faisal Edhi, i cili drejton Fondacionin “Edhi” që operon me morgun dhe shërbim e ambulancës në qytetin më të madh të Pakistanit, tha se vdekjet ndodhën kryesisht në zonat e varfra të Karachit.
“Gjashtëdhjetë e pesë vetë kanë vdekur gjatë tre ditëve të fundit.
“Ne kemi trupat në ambientet tona të magazinimit të ftohtë dhe mjekët e thonë se kanë vdekur nga goditja e të nxehtit”- tha Edhi për Reuters. (TemA)