Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar protestën e organizuar nga opozita.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Saliu nga kjo histori që e sajoi vetë u bë me tre çuna: Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.
Sipas Ballës pjesmarrja qesharake dhe bojkoti nga militantë tipikë demokratë në pseudo-protestën e sotme ishin shuplaka që Sali Berisha dhe Lulzim Basha morën për arsyen e thirrjes së kësaj proteste.
Statusi plotë i Ballës:
Pjesmarrja qesharake dhe bojkoti nga militantë tipikë demokratë në pseudo-protestën e sotme ishin shuplaka që Sali Berisha dhe Lulzim Basha morën sot për arsyen pse u thirr kjo protestë.
Qytetarët jo-simpatizantë të së djathtës, por edhe militantë të PD nuk e besuan dhe nuk e besojnë në shumicë të ashtuquajturin “video-përgjim”. Loja e ka kush e ka për autorin e përgjimit që Luli thoshte e ka Babalja, Babalja thoshte e ka gazetari, gazetari tha në fund e ka PD, e zbardhi shantazhin e paskrupullt, të ngritur mbi një rregjistrim të montuar, dhe ku autoresia mbeti jetim në prehrin e hall-madhit Sali.
Dhe Saliu nga kjo histori që e sajoi vetë, tani u bë me tre çuna: Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen!
Saliu e di të vërtetën, sepse e prodhoi vetë kasetën me Babalen, por e futi me qëllim Lulin në këtë aventurë, duke e urdhëruar Kryetarin në detyrë të PD-së të dalë në një protestë për një personazh grotesk. Qëllimi i Saliut është destabilizimi i vendit, me qëllim bllokimin e drejtësisë. Por e ka shumë gabim. Drejtësia e re është në rrugë të mbarë…
babale saliu
Nuk e di kush ja mbajti çirakun Salēs që e di qe ka tre djem.
Por ajo qe dihet dhe u pa sot eshte funerali politik i Saliut.
Saliu “vdiq”
Keshtu qe sado djem te ketë (Taulant) nga sot ata jene jetim ( dmth pa babe)
Tani mqs ti e di qe ka tre.
Te treja ja dha sot populli (Taulant)
Madje nga te treja i dha me te gjatin..
Dhe populli me te gjatin nuk e kursen per asnje qe tall trapin me te (Taulant o gjigant)..