Gazetari pranë PD-së: Kjo ishte protesta e fundit e opozitës, sot institucioni i protestës vdiq. S’ka më kuptim që njerëzit nga sot e tutje të dalin në shesh

26 Maj 2018, 20:32Politika TEMA

Frrok Çupi shkruan se institucioni i protestës këtë të shtunë vdiq.

Çupi arrin në këtë përfundim, pas dështimit të protestës së thirrur nga Lulzim Basha, me premtimin se do të rrëzohej qeveria.

Sipas Çupit, është e disata herë që Basha e premton këtë gjë dhe nuk ndodh.

Ndaj sipas tij, njerëzit tashmë janë të lodhur dhe të zhgënjyer dhe nuk kanë më arsye të dalin krah Bashës në protestë.

Shkrimi i Çupit

Protesta anti- qeveritare e thërritur nga Parti Demokratike përfundoi rreth një orë pasi nisi. Gjithë fuqia e protestës u zhvillua para se të niste. Pas këtij momenti nisi rrëzimi i protestës:

Me sa u duk, protesta nuk kishte një bosht. Parullat e hedhura nga protestuesit dhe të përsëritura nga lideri, nuk tregonin unitet dhe koherencë. Dikush kërkonte dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, dikush tjetër largimin e kryeministrit, dikush akuzonte qeverinë si qeveri e krimit. Vetë lideri i PD, Lulzim Basha, kishte një qasje tjetër, ai iu kthye parullave të Rilindjes Kombëtare të fillim- shekullit mbi ‘diellin që lind nga Perëndimi’. Lideri opozitar krijoji një lidhje me ‘Rilindjen’ e PS, edhe pse e kritikoi me fjalë të tjera.

Vetë lidershipi politik i protestës u shfaq i përçarë. Partia e dytë opozitare, LSI, nuk u shfaq në protestë. Kryetarja e LSI nuk foli dhe as lëshoi slogane gjatë protestës prej më shumë se një orë. Por as deputetët e PD dhe liderë të tjerë të saj nuk u shfaqen në krah të liderit kryesor Basha. Përçarja e krijuar kohët e fundit në lidershipin e PD i dha efektet në këtë manifestim politik.

Protesta nuk arriti asgjë; bëri zhurmë në bulevard dhe vetëm kaq. Militantët e opozitës që kishin ardhur me autobusë nga rajonet, u kthyen të dëshpëruar në shtëpitë e tyre. Askush nuk kishte paralajmëruar se ‘nuk do të kemi gjë për të bërë, veç për të dalë në bulevard’. Disa zëra brenda militantëve ishin përhapur se “do të ketë ngjarje”, por kjo ishte bërë me qellim që të hidhej karremi për të devotshmit e partive. Pjesëmarrja në protestë ishte mjaft më e ulët se në protestat e fundit; veçanërisht ra në sy fakti se shumica absolute vinin nga rrethët. Tirana thuajse nuk përfaqësohej në protestën e Tiranës.

Protesta, edhe pse e premtuar para ndërkombëtareve se “do të jetë paqësore”, në fakt doli prej kësaj skeme. Militantët, sapo u afruan selisë së Ministrisë së Brendshme, nisën sulmin me gurë dhe mjete  të forta kundër institucionit. Edhe para selisë së qeverisë ata hodhën tym lotues. Përveç përgjakjes së kryeredaktorit të gazetës RD, e Partisë Demokratike, u plagosën edhe 11 efektivë policie.

Pas përfundimit të protestës, në qeveri nuk lëvizi “asnjë gjethe peme”, as ka ndodhur dorëheqja, as ka ndodhur ndonjë tronditje, as ka nevojë për ndonjë deklaratë qeveritare. Qetësia e qeverisë dhe siguria e saj u rrit pas protestës.

Kjo mund të jetë protesta e fundit e organizuar nga Opozita. Sepse nuk mund të marrë më kurajë për të thërritur protestë “pa kuptim”; sepse nuk mund të ketë më pjesëmarrje për një protestë që ndodh rëndom; sepse kuptohet që PD i thërret protestat për të manifestuar fuqinë e kryetarit kundër oponentëve. Nën thirrjen e PD, protesta është kthyer në rutinë: Një herë në tre ose katër muaj, me të njëjtën mënyrë dhe pa rezultat. Përsëritja pa kuptim e ka drobitur sensin e protestës.

Vetë protesta politike, me sa duket, u rrëzua si institucion që kryesisht udhëhiqej prej PD që nga viti 1990.

17 komente në “Gazetari pranë PD-së: Kjo ishte protesta e fundit e opozitës, sot institucioni i protestës vdiq. S’ka më kuptim që njerëzit nga sot e tutje të dalin në shesh”

  1. Kombi says:

    KOKEPALARET E BASHES ,AKOMA NUK JETOJNE NE SHQIPERI , NUK JANE TE LIDHUR ME NGJARJET , NUK KUPTOJNE ASGJE ,SEPSE JANE GJYSEM ANALFABET . PRAPASKENAT PLLITIKE POPULLI I SHKRETE NUK ARRIN TI KUPTOJE . FAGKEQSI PER VDNDIN TONE QE KEMI NJE MASE TD MADHD NJERZISH TRPER TE PADITUR .

    1. cudia says:

      Frroku! Po pse si doje ti qe te behesh protesta qe te ikte qeveria? Me arkivol te dera e kryeministrise?! Pushteti nderrohet me vote. Mbushi popullin mendjen te votoje per PD-ne dhe shkoni vidhni dhe vrisni prape sic edhe keni bere. Populli nxjerr mesime po ua mban hurin gati edhe per zgjedhjet e tjera. Jo se Rama eshte fare i palare por thjesh, nuk ka me te mire se ai tani per tani. Nqs ti Frroku mendon se je me i mire se Rama atehere futju politikes dhe provoje lekuren.

      1. Bureto says:

        Frrok Çupi gjithmonë ka qenë zjarrvënës. Kthehuni prapa në historinë 26 vjeçare dhe do më jepni të drejtë. Edhe në këtë rast ai nuk bën gjë tjetër, veç asaj që di të bëjë më mirë dhe që e ka bërë gjithmonë, ideologun e konfliktualitetit. Është një shembëlltirë e metodës berishiste të konfliktit permanent, alias “revolucionit permanent” komunist, që e ka përvetësuar qysh kur ishte gazetar në gazetën e PPSH, “Zërri Popullit”. Këtë bëri tek RD në fillimet e tranzicionit post komunist ramizist të vitit 1990, këtë bëri tek “Koha Jonë”, në vitin famëkeq 1997 nga Vlora, këtë vazhdon ta bëjë po tek lehsja “Koha Jonë”, ende dhe sot. Ky kalorës i vrerosur, që gjoja i qan shpirti për demokracinë, me nihilizmin dhe ligësinë permanente të tij, nuk rresht së vëni shkopinj në rrotat e ecjes pprpara të vendit, edhe pse me ngadalë. Vetëm njëherë nuk lehu ky, atëhere kur Fatos Nano, për shërbimin që i bëri në 1997, i dha të lëpijë një kockë, duke e caktuar drejtor të ATSH. Por, mund të ngushëllohet, sepse nuk është unik si i tillë. Ka shok shëmbëlltyrën e tij Artur Zhej, vetëm se ky, veç ATSH, u shpërblye dhe si drejtor i RTVSh. Këta lloj soisëzësh, vetëm të nakatosin stomakun, ta pështirosin.

  2. Jak Boston says:

    PD te nxirret jashte ligjit ose te veteasgjesohet.
    E djathta te riorganizohet nga fillimi.
    Shqiperia partite kryesore parlamentare i ka fraksione te se majtes qe luftojne per karrige dhe per te zhvatur shtetin dhe qytetaret.
    Partite e vetequajtura te djathta jane parti majtiste nga programi dhe qendrimet vetem se hiqen si te djathta per te genjyer popullin, pasi e majta i trembet te djathtes se vertete.
    E djathra e vertete nuk behet me komunista e sigurimsa dhe me bijte e tyre dhe aq me pak behet ajo me spiune burgu apo me hajdute dhe kontrabandues, etj.
    Deri kur e djathta te riorganizohet plotesisht e majta e ka pushtetin te garantuar.
    Suksesi i te djathtes do varet nga shpejtesia e varrosjes se PD, PR e te tjera simotrat e saj dhe mbledhja e elementeve te shendoshe per te krijuar nje parti te djathte vlerash dhe jo grabitese pushteti.
    Mbas vlerave vjen pushteti dhe jo e kunderta.

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      O jak e paske dhjere fare mo burre!!

      A po thua se partite ne shqiperi po reformojne ekonomine me orjentime sociale qe nga fundi i komunizmit e deri me sot?

      Problemi nuk eshte se e djathta shqiptare eshte me program te majte por se shqiperia nuk ka klase politike te formuar politikisht dhe eshte e perbere nga njerez te paformuar personalisht dhe te varfer e rraskapitur shpirterisht.

      Ne shqiperi partite politike cilatdo qofshin jane nje thjeshtim i individit te frikesuar dhe babezitur te varur prej ekonomise vetiake ku cdo gje duhet ta beje per te siguruar bythen e vet. Kjo ne gershetim me konceptin e deformuar te marrdhenieve te shtetit me mafien ku keta individe te babezitur (te majte dhe te djatht) qysh prej fillimit te tranzicionit preferuan te zgjedhin modelin e tolerimit te mafies dhe te bashkejeteses se saj me shtetin ne territorin e vendit e me gjere.

      Pra na u lane te drejtonin shtetin njerez te paskrupullt ne korrupsion, te pa formuar personalisht e politikisht dhe u lane te lire qe te zgjidhnin modelin italian te bashkejeteses mafie-shtet kur ne shqiperi per situaten e fillimit te tranzicionit dhe rrethanat kombetare ishte i domosdoshem modeli i evropes veri-perendimore i kesaj mardhenie. Pra duhej nje model ku mafja te shtypej qe ne embrion per te evituar rreshkitjen ne katastrofe.

      Ata qe e zgjodhen kete model e zgjodhen per te siguruar jetegjatesi ne pushtet dhe copen sa me te madhe te plackes se luftes (tranzicionit). Si perfundim politika shqiptare i humbi te gjitha aftesite per te terhequr dhe mbajtur bagazhin e duhur te talentit dhe eshte katandisur ne duart e njerezve medioker si monika kryemadhi e lulezim basha.

      Ata pak njerez te sakte dhe te denje per tu besuar fatet e vendit dhe popullit u lane jashte cdo sistemi vendimmarres e cdo mekanizmi tjeter te influences ndaj politikes.

      Problemi qe ne kemi sot nuk eshte se ne nuk kemi politike qe te udheheqe vendin ne nje te ardhme te demokracise se kapitalizmit te konkurrences se ndershme. Problemi yne eshte se ne as qe do mund te kemi kurre nje klase politike funsionuese pasi ata qe do e perbejne klasen politike te ee ardhmes jane ose kopile te zgjedhur nga keta te sotmit sic eshte basha i zgjedhur i berishes ose njerez qe pranojne te bejne cdo gje qe u thuhet nga larte jo per hir te se vertetes dhe ideve qe i bashkojne por per hir te mbajtjes se nje pozite ne sistem me ane te servilizmit me shprese tek ndonje perfitim personal.

      Politika shqiptare nuk ka asnje lloj orjentimi ne sencin klasik majtas-djathtas. Politika shqiptare eshte thjesht nje grup i corroditur njerezish qe ne menyre banale vjedhjin, xhvasin dhe servilen nga fillimi e deri ne fund. E dine edhe vet organizuesit e protestes se sotme se aty kishin vetem te paguarit, te shkallyarit dhe servilet qe munden te vinin.

      Qeverria e rames ka plot gjera per tu kritikuar dhe plot gjera me te cilat mud te kapet mat por eshte banaliteti dhe mediokriteti i njerezve si lulezim basha, monika kryemadhi dhe krimineli ordiner sali berisha qe te cilet ja mbulojne cdo mangesi me anen e denoncimit te trafikut te droges pasi kjo u duket me seriozja dhe me e mundura per ta rrezuar ate qeverri me shprese per te ardhur vete ne pushtet.

      Ashtu edhe qeverria e rames ka plot gjera me ane te te cilave mund ti mbylli ne biruc kera minj halesh se keta kane vjedhur eshkaterruar per gjithe ate kohe parardhese te kohes se kesaj qeverrie, por qeverria ka zgjedhur tja lere keto gjera ne dore vetingut dhe reformes ne drejtesi qe duket se nuk ka per te ardhur kurre.

      Pra ne shqiperi nuk kemi as politike te te majtes dhe as te te djathtes por politike te krimit ordiner dhe mafjies shteterore te aplikuar nga mendje qe ne asnje vend te botes perendimore nuk do te kishin mbijetuar as edhe nhe jave ne postet e tyre qeverritare e opozitare.

      Pra mos te te haje meraku se ne shqiper nuk ka parti te majta!!!

      1. T.T says:

        Na rufsh bolet meqe ke shkrujt vepren e Enverit,o shkerdhat.

  3. Lili says:

    Ah ,jo protesta kur nuk thyet
    Ketu u thye vetem Luli i PDse ,si kryeprotestues,e miti i opozites nga luli,qe vazhdon marreveshjen per Bashkpunim me Ramen.

  4. Pensionosti says:

    Inat Te kam ,por ky shkrim ia vlen ta lexosh!

  5. Timi says:

    Vetëm sali Berisha foli përmes zëdhënësit të tij.

  6. Pokeristi says:

    Frok Cupi!
    Nuk di c’te te them!Dua vetem te te kujtoj nje gje fare te thjeshte!
    A te ka shkuar ndonjehere nder ment te shohesh trajektoren e ecurise tende nga viti 90,nga viti 90 e theksoj jo me pare,e deri sot?!…Sigurisht jo.Dhe po qe se pergjigja eshte po,dua te te them se je fytyra me e pa skrutull e medias shqipetare.

  7. shigjetari says:

    FRROK çupi esht mesuar qe rrembejn tanke dhe oburra ne shesh , po NUK TE LE ME NJERI KESHTU O SYLESH , nuk ta njef njeri qeverin e grabitur po nuk e more me vot , ju maloket qenken komplet te pa gdhendur , nuk e mesuat qe nuk e msuat kte gje , dhe ne 98ten qe rrembyet tvshn dhe that jemi ne tani , por kur ju kapen per bolesh e ju than shkoni tek foleja ariut se nuk jemi ne kohen e dumbabes ,atehere iket si te menderosur , ju prap mendoni qe munt ta merni dhe me forc viti 2020 ju nuk u gdhendet qe nuk u gdhende o frrok , prisje qe na dark te caktonin minister e a kokrra malokut, , nuk thoshin kot me par , katunar kok parur qytetar nuk bohesh kurr.

  8. Cupi Cupa says:

    O KRAK CIPI !
    Ju mund Ta besoni qe kjo ishte protests e deshtuar e Bashes ,I shkreti Bashe Su be kurre kryetar ,por u emerua ne disa posts per te firmosur.Tani u emerua prape lideri I protestes per te firmosur.
    Z.Krak cipi.
    Protesta e ka te lehte gjetjen e organizim-deshtimin e saj.
    Thjesht :ai qe organizoi vendosjen e cimkave.
    Te Fala Tutorit tend.

  9. Shqiponja says:

    Nuk e kuptoj , ckerkon ky Cupi ??? Me cfare te drejte morale kerkojne te ngrihet populli ?? Thua sikur nuk i pa se kush ishin kur qeverisnin , thua se nuk ishin keta qe qeverisen per vite dhe vite dhe sollen katastdofen kombetare , Cupi kujton se ha ber populli ?? Mund te mos kete reflekset e nje populli te nje vendi europjan , por megjighate pame , kuptham , dhe me kryesorja nuk jemi ne vitet 90-te . Njerezit po nuk pane nje padrejtesi te madhe , nuk dalin ne protesta se do Luli, Saliu, Rama , apo kushdo gjeter , u zgjuan mileti , Cupi ngelj pas …….dhe aq sa dolen shume ishin , nuk e ka fajin populli , por nuk ebejne dot tu besoje , me intriga , shantazhe , me shpifje , me miell ne parlament , me cizme , me kaseta , me Salianjer , e Monjka , me Lul , e Sali , me Zeni , dhe te tjere plot kuptoeni me ne fund NUK NGRIHET askush ……….masat duan arsye te forta dhe jo shpifje
    dhe akuza te pergjighshme . Ne regull , ja dhe u vertetua qe vellai i Xhafes qe trafikant , pastaj ??? Cfare nuk thane per njerzit e familjes se Lulit ?? Per Zenin ?? Pate te behej ndonje revolucion ?? Kuptoeni me ne fund , tjeter eshte arsyeja , nuk doni te jeni poshte ne opozite diten qe Shqiperia do mare daten e fillimit te negociatave , dhe me kryesorja , ka filluar te kerkoje llogari Putin per deshtimet tuaja ………kjo eshte arsyeja ……..

  10. Armandi says:

    O Frok ,ti duhet t’a dish mire qe kjo proteste si c’u nis, ashtu u bitis . Protestuesit duhet te protestonin atje SH Q U pi, ku te kerkonin ne rradhe te pare vertetesine e videobabales .Nisur nga videoja , po e marim te mirqene , ashtu si c’kerkonin largimin e ministrit me qenese ka te vellane te denuar ne Itali, te kerkonin ne radhe te pare, largimin e atij deputetit qe ka te vllane te denuar ne Gjermani , meqe dhe ky u be protagonisti kryesor i videobabales .
    Protesta kishte qellim , rrezimin e qeverise te” kriminalizuar”,por ama jo te udhehiqet nga nje force politike ku krimi eshte ulur kembe kryq qe ne fillesat e saj , ti e di mire kete , se ke folur dhe vete, apo ke haruar c’ke thene .
    Qeveria rrezohet me” kokra ”atje ne parlament ,ose me vote , ne zgjedhje . Protesta popullore, eshte presion per permiresimin e qeverisjes .
    Kjo proteste kish qellim tjeter , ti e di mire kete .
    Protesta do transparence ne organizimin e saj , ketu mungoi , me e ndershme do te ishte, qe ne ato pankartat qe mbanin protestuessit te ishte dhe nje ku te shkruhej: MBRONI B………T TONA ! Ky ishte dhe qellimi kryesor i kesaj proteste !

  11. lora says:

    Pershendetje! Pozita dhe opozita paraqiten te lodhura dhe te pa motivuar ne rolin e tyre.nGA KJO PROTEST (revolt) alla BERISHJANE ESHTE KATANDISUR NE NJE TUBIM I LODHURE DHE I PAMOTIVUAR . P;D.-ja nuk ka lider, megjithese mundohet te luaj me dy qendra Basha-Berisha dhe e mbeshtetur nga kapricioza Monika Kokemadhi.Nese, P.D. NUK NDRYSHON STRUKTURAT NE SE NUK KA MOTIV POLITIKO SOCIAL MBETET E NDARE NGA ELEKTORATI QE EKZISTON POR ESHTE I BEFASUAR DHE I DIZILUZIONUAR NGA LIDERI AKTUAL;LULI TASHME ESHT HIJA E VETVETES, I SHANTAZHUAR, I FRIGSUAR dhe me ze te c’jere dhe per te ardhure keq se e ka humbur toruan dhe nuk largohet apo te hapi rrugen per nje pasues dinjitoze ne partin demokratike.Prej kohesh po duken re te zeza qe po afrohen ne menyre te vendosure qe do te shkaktojne bresherin kunder korrupsionit .Ai( luli) bashke me Berishen nuk largohen dhe te lidhure mbas P.D.-se duke e perdorur si salvaxhente, qe ne cdo raste perserisin shprehjen qe fillon dhe mbaron me sulmin politik…………….

  12. Bureto says:

    Frrok Çupi gjithmonë ka qenë një zjarrvënës. Kthehuni prapa në historinë tonë 28 vjeçare dhe do më jepni të drejtë. Edhe në këtë rast ai nuk bën gjë tjetër, veç asaj që di të bëjë më mirë dhe që e ka bërë gjithmonë, ideologun e konfliktualitetit. Është një shembëlltirë e metodës berishiste të konfliktit permanent, alias “revolucionit permanent” komunist, që e ka përvetësuar qysh kur ishte gazetar në gazetën e PPSH, “Zërri Popullit”. Këtë bëri tek RD në fillimet e tranzicionit post komunist ramizist të vitit 1990, këtë bëri tek “Koha Jonë”, në vitin famëkeq 1997 nga Vlora, këtë vazhdon ta bëjë po tek lehsja “Koha Jonë” ende dhe sot. Ky kalorës i vrerosur, që gjoja i qan shpirti për demokracinë, me nihilizmin dhe ligësinë permanente të tij, nuk rresht së vëni shkopinj në rrotat e ecjes pprpara të vendit, edhe pse me ngadalë. Vetëm njëherë nuk lehu ky, atëhere kur Fatos Nano, për shërbimin që i bëri në 1997, i dha të lëpijë një kockë, duke e caktuar drejtor të ATSH. Por, mund të ngushëllohet, sepse nuk është unik si i tillë. Ka shok shëmbëlltyrën e tij Artur Zhej, vetëm se ky, veç ATSH, u shpërblye dhe si drejtor i RTVSh. Këta lloj soisëzësh, vetëm të nakatosin stomakun, ta pështirosin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje