DOSSIER/ 26 maj 1996: Ja si nisi rënia e “votës së lirë dhe të ndershme”

26 Maj 2018, 17:37Dossier TEMA

26 majin e 2018-ës, opozita e ka boldizuar në kalendar si një ditë të madhe proteste kundër qeverisë Rama; por kjo datë ka hyrë sakaq në historinë politike të pas ‘90-ës si dita kur nisi rënia e moralit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Deri atëherë, në katër palë zgjedhje të zhvilluara në kushte pluraliteti, asnjëra prej tyre nuk ishte kontestuar.

Më 26 maj 1996, vendi do të shkonte në zgjedhjet e dyta parlamentare pas atyre të 22 marsit 1992, kur dhe kishte ndodhur ndryshimi historik i pushteteve.

Atmosfera politike qe e atillë sa PD-së i paralexohej fitorja. Kjo për shkak të një situate ekonomike me plot të ardhura pasi kish nisur lulëzimi i firmave piramidale.

Por ama, PD-ja vetë vinte nga shija e hidhur e humbjes së referendumit për Kushtetutën dy vjet më parë, gjithashtu nga humbja e lokalve në maj të ‘92-shit, pra nga dy disfata, ndaj dhe kishte ankth nëse mund të fitonte dhe një mandat të dytë.

Kjo u pa që gjatë fushatës kur në qytetete të ndryshme sajoheshin skena me popull që dilte në rrugë me “vullnet të lirë” dhe vendoste barrikada gurrësh për të penguar përfaqsuesit e opozitës së majtë të kryenin aktivitete elektorale.

Ndërsa në ditën e zgjedhjeve, në orën 4 të pasdites, opozita do vendoste bojkotin e tyre total me pretendimin se një valë e madhe manipulimi po ndodhte.

Kjo u reflektua tek rezultatet  e shpallura në mbrëmje, me të dhëna rekord siç ishte dhe marrja e një vote ose dhe asnjë në zona të ndryshme, nga ana opozitës.

Televizioi shtetëror ofronte fitoren e PD-së në shifra që sfidonin çdo logjikë elektorale.

Më pas goditja do vinte nga faktori ndërkombëtar, që me në krye administratën amerikane i kontestoi zgjedhjet, pra mbështeti pretendimet e opozitës për manipulime, duke kërkuar rivotim në 40 zona.

Gjithçka ndodhi në një klimë tensioni pasi opozita doli në protestë dhe, më 28 maj, në sheshin “Skënderbej”, u regjistruar shenja dhune ndaj eksponentëve të saj, të cilat bënë xhiron e botës, duke qenë një material shtesë denoncues për ndërkombëtarët.

Ç’prej 26 majit 1996, zgjedhjet në Shqipëri nisën të kontstoheshin rregullisht, siç ndodh dhe sot, duke e patur këtë datë si pikënisjen e mosbesueshmërisë mes palëve për votë të lirë e të ndershme. (tesheshi)

3 komente në “DOSSIER/ 26 maj 1996: Ja si nisi rënia e “votës së lirë dhe të ndershme””

  1. Moni says:

    Nuk ishte thjeshte nje pretendim por nje realitet. E gjithe fushata elektorale u zhvillua ne nje gjendje terrori. Halabaket kishin 5 vjet qe ishin bere zoter te vendit dhe kur duheshin ktheheshin ne milici te PD-se.
    Policia ishte zhveshur nga cdo lloj profesionalizmi dhe drejtohej nga ish te perndjekur pa asnje lloj formimi policor. I vetmi qellim i tyre ishte hakmarrja ndaj PS-se dhe mbrojtja e pushtetit te PD-se nderkohe qe krimi kontrollonte rruget. Rrembimi, perdhunimi dhe shitja e vajzave ne Itali ishte bere nje gje e rendomte. Kur kishte sherre me pistoleta e thika policia as qe vinte fare ne vendngjarje. Kjo ishte gjendja e policise kur omisioneret e PS-se u shoqeruan dhe u rrahen neper komisariate si te ishim ne Kilin e Pinocetit. Kulmi arriti ne daten 26 Maj kur votimet filluan me kuti te mbushura, ku qendrat e votimit u mbushen me halabake qe kercenonin dhe nuk i linin te votonin votuesit qe njiheshin si te majte. Gara nuk zhvillohej me mes PD-se dhe PS-se por mos halabakeve se kush hidhte me shume vota neper kuti. Duke qene se aritmetiken e kishin patur 4 ne fillore, dhe trurin shume rudimentar per te bere llogari, rezultatet dolen qesharake. Neper qendra votimi pati pjesmarrje mbi 200% dhe nga keto mbi 80% per PD-ne.
    Te njejtet bene ne 1998 nje grusht shteti primitiv, me skena te denja per Afriken sub-Sahariane, vrane me arme zjarri 4 protestues te armatosur dhe sot flasin per demokraci.

  2. peoples says:

    Fashizem…Tropojan Fashistet e sali Ram Berisha…

  3. Arber Iliri says:

    Ne maj 1996, antishqiptari berisha realizoi vrasjen e pare te demokracise ne lindje qe vazhdon te sjellepasoja edhe sot.Qenia e ketij antishqiptari ala ne politiken shqiptare eshte prova se qarqet antishqiptare kane akoma sukses ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje