Refuzoi Shqipërinë për Zvicrën, Ajeti mbetet jashtë Botërorit

26 Maj 2018, 09:49Sport TEMA

Një vendim i papritur në kombëtaren e Zvicrës. Albian Ajeti nuk do të jetë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Botërorin “Rusi 2018”.

Lajmi raportohet nga prestigjiozja zviceriane “Blick”.

Golashënuesi më i mirë në Zvicër me Bazelin, Albian Ajeti u thirr nga trajneri i Zvicrës, Petkoviç për grumbullimin e zhvilluar në Lugano para Botërorit.

Shpresat ishin të mëdha që Ajeti të ishte në Botëor, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Sulmuesi i talentuar dhe njëkohësisht vëllai i Arlind Ajetit që luan për Shqipërinë, tashmë do të lihet jashtë listës së ekipit përfaqësues të Zvicrës, së bashku me Dimitri Oberlin.

Albian Ajeti nuk pranoi të vishte fanellën kuqezi të Shqipërisë, ashtu si vëllai i tij, por kaloi te Zvicra.

Edhe shqiptari tjetër i Zvicrës, Mehmedi nuk do të udhëtojë drejt Rusisë. Por situata e tij është krejt e kundërt me atë të Albian Ajetit.

Sipas “Blick”, Mehmedi ka hequr dorë vullnetarisht nga kombëtarja e Zvicrës.

Është një vendim i mendjes, jo i zemrës. Thjesht mendoj se e kam vështirë të sjell diçka më shumë për ekipin e Zvicrës, veçanërisht në Botëror.

Ndaj po e marr këtë vendim që tani, në mënyrë që të mos bllokoj vendin në kombëtare, duke ia lehtësuar punën trajnerit”, tha 27-vjeçari, Admir Mehmedi, që duket se nuk është rikuperuar në kohë nga dëmtimi dhe ka vendosur të tërhiqet nga pjesëmarrja në Botëror.(Vipsport.al)

2 komente në “Refuzoi Shqipërinë për Zvicrën, Ajeti mbetet jashtë Botërorit”

  1. Alb - Nakba 2025 says:

    Ajeti me mjekren e tij si cjapi nuk ka gabuar me ate zgjidhje. E ckuptim ka te zgjedhesh Shqiperine? Tradhetar? Pse shiti detin apo shiti Shqiperine me koncesione, mbolli droge ne gjithe territorin shqiptar apo zgjodhi President te Shqiperise nje burr mafjoz e hajdut?

    Njelloj sikur ti thuash gjithe Shqiptareve sot: “Do te donit pashaporte Zviceriane dhe ti beni mutin Shqiperise e te jeni Evropiane si Vllahutin e Hahn apo me pashaporte Shqiptare dhe te prisni Qershorin e Rames”?

  2. ben says:

    Te veshesh fanellen e kombetares qe perfaqeson popullin tend eshte trofeu me i madh qe nje lojtar i cdo sporti mund te marre per karrieren e tij. Eshte nder dhe detyre e kujdo.
    Kujtoni David Beckham kur u demtua para kampionatit boteror dhe qante se nuk mund te luante per vendin te tij?
    David Beckham eshte njeri per tu admiruar jo legenet qe per para apo fame shesin vetem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje