"26 maji protestë e dështuar qëkurse nisi"

27 Maj 2018, 12:16Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Partia Demokratike nuk ka më mbështetje, sepse krerët e saj, si forcë antiamerikane, janë të korruptuarit që kërkojnë të destabilizojnë Shqipërinë me metoda të vjetra otomane.

Dje e pamë sesi Sali Berisha donte të dëbonte Amerikën nga aleanca me Shqipërinë me gurrët e 200 individëve të paguar.

Fjala ishte se donin të rëzonin ministrin e Brendshëm.

Ministri i Brendshëm Xhafaj doli edhe më i fortë në një betejë me 11 policë të dëmtuar lehtë, përballë një “grusht i shteti” që u rrek të bëhej me gurë.

Po këta injorantë, nuk e kuptojnë se nuk kanë më kohë politike në Shqipëri, se janë antiamerikanë dhe Shqipëria tani është e kurdisur sipas orës amerikane?

l.
Antiamerikanët që hiqen si perëndimorë dhe që duan të destabilizojnë Shqipërinë për të siguruar gjënë e tyre të vjedhur, dështuan dje plotësisht, sepse shqiptarët këtë herë as që i përfillën fare, ngaqë e kuptuan se korrupsioni shqiptar që po drejton Shqipërinë, është një forcë e dështuar.

Ishte dhe çështja e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, por atë në fakt nuk e trondit dot asgjë.

Shqipëria e ka të sigurt që i çel negociatat në këtë qershor, duan apo nuk duan një grusht njerëzish të korruptuar që, pasi kanë vjedhur shqiptarët, të kapur, nuk duan ta dorëzojnë gjënë e vjedhur, dhe nuk duan që t’i përgjigjen normalisht akuzës kundër tyre.

Por gjithsesi, e gjithë zallamahia e djeshme sigurisht që në thelb nuk ishte një ndërmarrje e kotë dhe nuk mund të thuash se do të ndalojë si përpjekje antiperëndim, nga të gjithë të korruptuarit.

ll.
I gjithë korrupsioni kryeministror i të dy krahëve të politikës shqiptare dje, më 26 maj 2018, ishte i bashkuar. Që të katër bashkë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha pritën dje që të rrëzonin ministrin e Brendshëm Xhafaj.

Pas protestës së dështuar të katër ishin pa gjak në fytyrë, kurse Fatmir Xhafaj qeshte.

Në të vërtetë lufta kundër ministrit Xhafaj është një luftë antiamerikane. Në këtë betejë antikorrupsion të drejtuar nga politika amerikane në Shqipëri, amerikanët i kanë marrë Ramës dhe Berishës ministrin e Brendshëm. I morën me forcë edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, dhe ndërkohë i kanë lënë në mëshirë të reformës në drejtësi, e cila sigurisht që penalizon edhe Ramën, edhe Berishën.

Duhet të theksojmë se pa ministrin e Brendshëm, Reforma në Drejtësi nuk mund të kryhet. Por këtë, ashtu siç e di Rama dhe Berisha, e dinë edhe amerikanët.

Kjo është arsyeja që Lufta kundër ministrit të Brendshëm sot në Shqipëri është një lëvizje antiamerikane.

E gjithë kjo lëvizje, para një jave, pasi paraqiti çështjen qesharakë Babalaj, priti nga Rama shkarkimin e ministrit të Brendshëm. Dhe të gjithë ishin të sigurt për këtë shkarkim: të gjithë të korruptuarit e Shqipërisë.

Kurse politika amerikane heshti.

Rama provokoi rëndë politikën amerikane, dhe ajo iu përgjigj ashpër me ambasadorin Lu. Por menjëherë FBI dhe organet e specializuara amerikane konstatuan nga analiza spektrale e zërit se audiopërgjimi Babalaj, ishte një falsitet destabilizues. Amerikanët e vunë në dijeni kryeministrin shqiptar, dhe ky i përpunuar doli dhe dhe me frikë tha që “analiza e zërit tregon që audiopërgjimi është falsitet”. Ministri nuk u shkarkua dot prej tij.

U kundërpërgjigjën injorantët e korruptuar duke thënë se nuk bëhet analiza spektrale e zërit në dy ditë.

Analiza spektrale e zërit të krahasuar nga FBI bëhet në më pak se një orë, por kur ke të bësh me injorantë, është e kotë të merresh me ta. Ku e dinë këta derëzes e punëzes se çfarë është analiza spektrale e zërit!

Treshja Berisha, Meta dhe Basha të rënë shpirtërisht, u hodhën kundër Ramës, kurse ky në fakt ishte me ta, por i detyruar nga politika amerikane, refuzoi pushimin e ministrit të Brendshëm.

Kurse Xhafaj u tregua më i vendosur kur tha se “jepte dorëheqjen si ministër në funksion të analizës së zërit”.

Kuptohet se ky sigurisht që e dinte të vërtetën nga FBI. Po Basha, pse nuk iu përgjigj me të kundërtën, domethënë që edhe ky e jepte dorëheqjen po të dilte falsitet audiopërgjimi Babalaj?

Ku shkoni o të korruptuar të mjerë, pse rendni me vrap drejt shkatërrimit!

lll.
Dje, korrupsioni shqiptar, pati rënie drastik dhe, bashkë me të, edhe media e blerë nga korrupsioni. Në fakt rënia e tyre është nga naiviteti i shpresës se me një revoltë popullore do të mund të ndalonin reformën e nisur në Shqipëri.

Kurse media e blerë nga korrupsioni është e mërzitur.
Edhe Rama, i mërzitur, provokoi dje pas protestës përkrahësit e Partisë Demokratike me shpresë që ata të vinë me shumicë herën tjetër.

Të gjithë bashkë: Berisha, Rama, Meta dhe Basha duan destabilizim.

Por ajo që është më poetikja: të katër këta kërkojnë të rrëzojnë Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm, sepse ai drejtohet nga amerikanët.
Po dështuan përfundimisht.

IV.
Koha po ndihmon Shqipërinë. Politika amerikane e kërcënoi ashpër dje si Berishën ashtu edhe Bashën. Dhe do të vijojë kështu, sepse këta nuk heqin dorë nga destabilizimi.

Amerikanët duhet t’i bëjnë publike ato që kanë grumbulluar kundër korrupsionit shqiptar, kurse riemërimi ambasador i ambasadorit Donald Lu, ka mërzitur rëndë gjithë korrupsionin kryeministror shqiptar, sepse nuk kanë alibi për të thënë se kundër nesh nuk është politika amerikane, por vetëm ambasadori.

Po kush vjen tani në Shqipëri.
Ende nuk dihet, por koha sot në Shqipëri, në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane, kërkon që politika amerikane të sjellë këtu një personalitet të njohur amerikan.

Ambasadori amerikan në Tiranë sot hyn në pesë ambasadorët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të shohim se kush do të vijë. Por kjo politikë amerikane do të vijojë më me forcë kundër korrupsionit shqiptar.

Shqiptarët treguan dje se po presin sa më shpejt rezultatet e Reformës së nisur nga amerikanët në ndihmë të shrrënjosjes së korrupsionit në Shqipëri.

Ajo që dihet me siguri është fakti se të gjithë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, sot janë të humbur dhe të gjithëve iu është identifikuar shuma e parave dhe pronave që kanë përfituar nga korrupsioni.

38 komente në ““26 maji protestë e dështuar qëkurse nisi””

  1. qazim says:

    Sa i zgjuar qe je o Avokat,do ta futesh patjeter dhe Ramen ne konspiracionin e mendjes tende te ngelur 30 vjet mbrapa.

    1. Bushi says:

      Zoti Ngjela! Ke folur mire,dhe ke bere ca percaktime te drejta,por me akuzen per Edi Ramen,e ke dhjere fare. Dihet nga te gjithe shqipetaret,se, Rama eshte plotesisht PRO AMERIKAN,vetem ti e nxier antiamerikan.Kete nuk ta beson njeri,dhe ta hedh poshte me neveri.Rama eshte pro reformes ne drejtesi dhe po bene perpjekjet me te medha qe kjo te triumfoi,kurse ti e quan kundra reformes.Edhe kete nuk ta pranon njeri.Kurse per Berishen,Bashen,Meten,te cilet kane pohuar me gojen e tyre si antiamerikan ke te drejte.Vetem kjo te pranohet.

    2. Toni says:

      z. Spartak te gjitha i ke ne rregull pervec Rames. Aty e prish komplet te gjithe shkrimin dhe del bllof. Behesh i pabesueshem. E kuptoj qe Rama nuk te ka ofruar nje post qeveritar dhe te ka mbetur hatri keq. Por nuk ka as edhe nje fakt kunder Rames qe eshte anti-amerikan apo qe eshte kunder reformes ne drejtesi ashtu sic nuk ka fakte per ndonje krim, sic ka per te gjithe ata neo-esadistet qe ti i permend me te drejte (Berisha, Basha dhe Meta me gruan e tij). Une do te thosha qe je i mire si avokat, por si analist je i ndikuar nga egoja jote e pakorigjueshme. E ke shume te madhe dhe flet e diskuton ne menyre teper arrogante dhe absolute. Populli i Shkodres thote: ‘Te hypte vetja ne qejf’. Dhe ti vuan pikerisht nga kjo sindrome, ‘te ka hyp vetja ne qejf’. E kuptoj qe ke patur mundesira qe te edukoheshe shume me mire se te tjeret ne kohen e komunizmit dhe ajo kohe per fat te keq ju dha arrogancen dhe harbuterine sepse te shtypnit me makina dhe me vila e mireqenien ne te cilen jetonit. Edhe librat ne ate kohe ishin per ju. Ne te tjeret nuk na jepnin as libra ne Biblioteken Kombetare sepse kerkonin Vertetim nga Qendra e Punes. U edukuat me gjuhe te huaja dhe me udhetime jasht shtetit sa here te donit. Me kujtohet vellaj i jot me i vogel Lenci, qe nuk jeton me, por ishte pikerisht si puna e jote, teper i perkedhelur. Ndersa ne te tjeret na merrnin oficeret e Enverit dhe na torturonin neper kodra duke na stervitur ushtarakisht neper zbore, ne mes te diellit, vellai i jot argetohej duke ndenjur ne kapanon apo ne kodrat perrreth me dashnoren e tij dhe duke pire cigare, alkohol, dhe ngrene ushqime speciale. Me nje arrogance te papershkruar dhe me ego ekzakt si tenden na shihte ne te tjereve, te jashte bllokut, nga lart poshte. Latini thote: “Consuetudinis magna vis est” dmth – “Zakonet e vjetra vdesin me veshtiresi”. Arroganca dhe medjemadhesia qe ju dhane privilegjet e komunizmit jane teper te veshtira per tu korigjuar z. Ngjela. Dhe menyra e juaj e diskutimit tregon qe je nje arrogant i pakorigjushem. Duhet te ulesh ne toke dhe te tregohesh me i respektueshem edhe ndaj te tjereve. Rama meriton te respektohet per ate qe i ka vene qeillim vetes dhe per cka po ben per Shqiperine dhe popullin shqiptar. Ti po perpiqesh ti futesh sterkembsha duke e paraqitur si anti-amerikan. Amerikanet e dine shume mire se kush eshte dhe kush nuk eshte anti-amerikan. Dhe sigurisht qe komentet tuaja i bejne edhe ata per te qeshur. Ashtu sic bejne edhe perfaqesuesit e BE-se sepse edhe ata e dine shume mire se sa ne favor te europianizimit te Shqiperise eshte z. Rama. Ne cdo deklarate, ne cdo takim, ne cdo mbledhje, apo inetrvista z. Rama u lodh duke theksuar deshiren e Shqiperise dhe shumices se shqiptareve per celjen e negociatave dhe per orientimin e Shqiperise drejt Europes. Prandaj komentet e tua jane qesharake, dhe me se pakti ju tregojne zemervogel e shpirt-zi. Sidoqofte, ‘Njih me mire Vetveten’ dhe atehere do te kesh me shume respekt edhe per veten por edhe per te tjeret. Ciao Avokat!

  2. Tony uk says:

    O Taku analiza jote qendron e gjitha,por problemi eshte se ti fut dhe Ramen me keta te tjeret!!!
    Rama e do reformen ne drejtesi se e pati dhe ne program ne zgjedhje,dhe e mban mend se per pak desh ti rrezohet qeveria per kete reforme.
    Prandaj cfare thua per Edin jane brockulla.
    Te njejten gje do thoje po te jepte Edi ndonje post????????

    1. Malo Kanina says:

      O Toni! Ti nuk di se çfarë është politika. Avokati e fut Ramën në të njëjtin thes me Berishën, Metën, Bashën e kompani, për të ushtruar presion ndaj tij, për të bërë ato që i takon të bëjë. Po ashtu, duke e bërë njësh me ta, ai kërkon të zbus sadopak luftë ndaj tij të përfaqsuesve të korrupsionit. Pra, avokati i thotë Ramës pak a shumë: Do që të besojmë se je i ndryshëm nga Berisha, Meta, Basha, Mediu e kompani? Atëherë lufto seriozisht kundër tyre. Përndryshe je si ata.

  3. Tr says:

    SHPRESOJME TE NDODHI KESHTU SI JU MENDONI ,BESONI ,POR U LODHEM DUKE PRITUR TE KAPEN PESHQIT E MEDHENJ . THUHET SIKUR DREJTESIA PO REORMOHET ,POR NE TE VERTETE ASGJE NUK KA NDRYSHUR NE SISTEMIN E DREJTESISE . MJERE KUSH KA HALL QE TROKET NE ATO DYER. .

  4. kico spiri nga zagoria says:

    rrofte zv presidenti i shba partaks kicoks gjeloks.vetem ai me kompetence mund te sqaroje lidhjet mafjoze ne albanistan

  5. Lili says:

    Po po. ,po keta pashaporten amerikan e kane siguruar qe moti,o taku qe cdo here me nje tren vonese vjen,bile thuhet qe shtepine e bleu me ate pashaport,te cilin qeveria amerikan kur nuk e deklaroj false kur e pyetem,edhe me paret e fituar nga pagesa e miqeve amerikane…

  6. Lili says:

    Po po. ,po keta pashaporten amerikan e kane siguruar qe moti,o taku qe cdo here me nje tren vonese vjen,bile thuhet qe shtepine e bleu me ate pashaport,te cilin qeveria amerikan kur nuk e deklaroj false kur e pyetem,edhe me paret e fituar nga pagesa e miqeve amerikane…
    Kjo pozite e kjo opozite jane te perzgerurit e amerikes,se me nje opozite tjeter punet do ishin ndryshe..

  7. Lennard says:

    te lumte Goja Avokat.Po te sygjeroj dhe njehere se Z.Rama duhet ta ndash nga tre Xhahilet qe ke permendur.Nga veprimet Rama ka te meta po nuk eshte kursesi si ATA.Prit njehere Te mbarojme punen me delenxhinjte :Sali-Gerdec Lul-Sumkapuci dhe Like Floriri pastaj te analizojme Ramen.

  8. Alqi says:

    Ore Avukat;
    Ju doni ti vihet zjarri qe ta quani sukses nje proteste.Nuk merreni vesh fare me duket e flisni si t’ju vije mbare.Deri dje thonit qe opozita do prishi negociatat e do veje zjarrin.Ngaqe nuk pate zjarr gjekundi tani thoni se pse nuk i vuri zjarrin? Neser do thoni qe negociatat nuk u hapen( se ato ne fakt nuk do te hapen), pasi faji ishte i opozites qe nuk di t eprotestoje?.O zot, nxirri jahste orbite keto njerez te pafe e te padrite.

  9. Zigur Qarri says:

    Jo vetem protesta e opozites ishte e parashkruar se do te”deshtonte”dhe do te banalizohej,por edhe sikur
    protesten ta kishin organizuar shqiptaret me te ndershem dhe te paperlyer fare,perseri do te baltoseshin.
    Para nje pusht-teti qe ka mbledhur llumin e shoqerise shqiptare,ç’vlersohet çdo ideal dhe moral.Te dalesh
    ne proteste,dhe te akuzosh qeverine per lidhje me drogen,nje e vertete kjo e faktuar prej vitesh,dhe askujt te
    mos i beje peshtypje,ky eshte fundi,eshte varrosur çdo vlere.Ne cilin vend te Afrikes akuzohet Kryeminstri
    per perdorues droge si Rama,dhe nuk pranon testin?!Kjo e kompromenton 100% Ramen.Eshte e qarte ,
    Kryeministri shqiptareve eshte perdorues droge.Militantet drogaxhinj nuk jan dakord?Ne rregull,te beje
    testin qe te provoje te kunderten!Rama e merr te paster fare,ndersa psistat e tjere te perzier,sepse e blejn.

    1. Bushi says:

      O zigur,ose o gur i zi,na rrofshe bythen me kete komentin tend.Testin e droges per Ramen e ka kerkuar kryekrimineli i shqiperise Sali Berisha.Nqs se nuk je vete Berisah,do jesh nje njeri i paguar per te folur me gojen e Saliut.Rames i vini anes ju,se ai nuk ka bere asnje krim,nuk ka vrare e tradhetuar atdheun si Saliu me Bashen,dhe po punonshume mire.Ai eshte kryeministri me imire deri tani.

  10. Kelti says:

    gjynah qe i ze vendin ksaj faqeje me kto budallalleqet qe shkruan.

  11. Tes says:

    Te lumte avokat per kete shkrim, uroj qe ta lexoje Tur Zheji me injorantet qe theret ne studio si: Gjokutaj,Artur Budalla Cani,Bledian Koka,Agim Doci qe ja futen pordhes ne studio,Basir Collaku,Kac Miftaraj dhe qershia mbi torte ai Demalia qe nuk dije ku ta fillon e ku ta mbaron.

  12. h says:

    Ky i bie kavallit me nji brime.
    Pse nuk thua se merita eshte e popullit qe nuk behet me vegel
    qorre ne duart e krimineleve dhe nuk i mbeshtet me me pozicione
    ideollogjike abstrakte. Ne shesh ishin vetem ata qe kane ngrene
    dhe shpresojne ne hane nen hijen e tyre.

  13. Shqiptari nga Kosova says:

    Te gjitha i ke thene sakt dhe bukur. Te pergezoj. Vetem me Ramen ja fut kot. Ç’ke qe fut Ramen ne nje stan me Berishen..?!!! Takuuuuuuu..!

  14. Ortaku says:

    Kur shkrun ky mu me vjen me parashiku ndeshje:
    skenderbeu – laci
    sot ka me fitu skenderbeu taku!!!

  15. Ortaku says:

    Kur shkrun ky mu me vjen me parashiku ndeshje:
    skenderbeu – laci
    sot ka me fitu skenderbeu taku!!!
    ndeshja u vendos qekurse u morn vesh finalistet

  16. Ortaku says:

    Kur shkrun ky mu me vjen me parashiku ndeshje:
    skenderbeu – laci
    sot ka me fitu skenderbeu taku!!!!!!!
    ndeshja u vendos qekurse u morn vesh finalistet

  17. Ortaku says:

    Kur shkrun ky mu me vjen me parashiku ndeshje:
    skenderbeu – laci
    sot ka me fitu skenderbeu taku!!!!!!!!
    ndeshja u vendos qekurse u morn vesh finalistet

    1. Pellumbi says:

      Spartaku ne komentet e tij thote disa fakte te verteta,por nuk jame dakorte qe dhe Rama qenksh i perzier me Berishen ,Meten dhe Bashen, ketu nuk i ke ren ne te.Po te mose qe dakortsuar Amerika ,Europa dhe Rama reforma ne drejtesi nuk behesh.Per sa i perket ministrit Xhafa po te doi Rama e skarkon pa pyt kerkend.Kohen e kemi para do shohin.

  18. Sedati says:

    Eshte mire ky avokati? Xhafajn e molepsur e merr nen sqetull, si njeri te amerikanve. Naivitet fluror apo interesa te ngushta te avokatit. Nuk e fut dot minaren ne thes dmth, bemat e njohura te Xhafajt tinzar e mbrojtes te krimit. Cben keshtu bre avokat.

  19. Besi says:

    U plake e kurre su poqe o koke l…e!Na çave menderen ,duke e filluar me mriken e duke e perfunduar me mriken!A thua se s’qe mrika qe e strehoi kryekrimin Berishe ne 98 a thua se s’qe mrika qe e beri gerdecin duke marre tere municionin luftarak falas vetem per te qendruar Berisha ne pushtet!A thua se s’qe mrika qe edhe pse beri 2 Prill 91 edhe pse beri 97 edhe pse beri 2008 edhe pse beri 2011 nuk i tha stop perbindeshit shqipetar por me disa pseudodiplomat e quajti “burre shteti” kryekriminelin qe pasi vodhi,pronesoi,vrau e dogji shqiperine e ndjere nen hyndeleshe si puna jote qe sot vdiqe per ndonje cope pushtet ,jo vetem qe nuk e ndaloi por perkundrazi u be edhe strehe e tij!Ndaj leri pallavrat o Ngjale e mos ua venit edhe ate cope ndjenje qe kane shqipetaret per popullin e Mrikes se te jete per ata qe edhe sot jane mburoje e mosndeshkimit te ketij poliagjenti ballkanik ,shqipetaret as qe duan tia dine fare!Sa per Edi Ramen ti rruash bishtin se eshte i vetem e fale perkushtimit te tij e mençurise qe i ka dhene natyra po bene te mundur dergimin e kesaj koorporate hajdutesh qe per interesa te ngushta shiten shqiperine duke menduar se jane te pa ndeshkueshem!E ku u poqe zotrote ne fund te fundit ku edhe zoti Dokle per nje adashin tend eshte shprehur keshtu:Edhe kungulli qe eshte kungull,do diell qe te piqet!Larg duart nga Edi Rama o njerez pa shtet !

  20. Landi says:

    O idiot bill me hartime. Bej politike , jo hartime, lol
    Shkruan si dekretar rinie i kohes se Dulles.

  21. Alban Dega says:

    PARTIA BABALE… PARTIA BANALE… PARTIA ANALE E KRYEHAVALES SE SHQIPERISE !?

    THIS IS THE QUESTION !

    PLASI P….JESHKA NE PAZARIN E
    VICIDOLIT !

    – Hajde p… jeshka me lesh !
    – Hajde p…jeshka pa lesh !
    – Cdo perandori deri sot ka rene nga
    degjenerimi !
    – Partia Babale, Partia Banale apo Partia Havale e Sali Xen Lul… Fazlicit !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork..

    Qysh nga Perandorite me te vjetra ne Bote ato kineze ketu e 5 000 vjet me pare !
    Perandoria Romake me degjenerimin moral e mendor te Neronit qe urdheroi zjarrvenien e saj…
    Kartagjena me perversitetet dhe orgjite masive…
    Greqia e Lashte qe shkoi deri ne mesimin e seksit nene-bir, vajze- baba… flligeshti ne gjak …
    Perandoria otomane me haremet dhe degjenerimin qe kaloi cdo kufi …
    Nazizmi po ashtu …
    Komunizmi rus pati te njejten semundje dhe te njejtin fund … Shihni vetem rolin e sirenave ruse brenda vendit e sidomos jashte tij ne sherbim te ish- KGB-se dhe bijes se saj RIA -s, qe po trondisin Boten
    Nuk ben perjashtim nga ky rregull as PDSH- Perandoria e Degjeneruar e Shqiperise e Berishes, kjo “ Bande Gangsteresh” e “ kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ !
    Po te kini dyshim i rilexoni dhe rishihni bashkebisedimin e dy yjeve politike e mediatike te kudondodhurit e saj Enkeled Gebels Alibeaj, Grida Duma dhe Ervin Salianji, emblema e PDSH-se dhe e ardhmja e saj…
    Dy zagaret me lehes, me cinike…. me te pafytyre te PDSH-se bashke me Enkeleid Alibeajn e Lulezim P… jeshken !
    Hajde p.. jeshka me lesh… p…. jeshka pa lesh !
    E kane kthyer PD-ne ne Partine Babale, ne Partine me Banale, ne Partine Havale te Kryepeshkut dhe Kryehavales, kryefatkeqesise se Shqiperise- Saleh Ramollah Xen Berishes
    Hajde p… jeshka !
    Nuk ka me plasi peshku !
    Tani e tutje ka vetem Hajde p… jeshka !
    Plasi p… jeshka ne Pazarin e Roskovecit, me falni, ne Pazarin e Vicidolit !
    Cfare mund te presish tjeter nga nje parti qe udhehiqet nga nje P… jeshke mashkull si Lulezim Basha, qehajai dhe tagrambledhesi i Sali, Xen, Gita Berishes e co. ne krye te cifligut te tyre, Partise Demokratike te Shqiperise, qe eshte kthye ne Partine e prapanices se tyre, pra ne nje Parti Anale !
    Hajde p… jeshka me lesh !
    Hajde p… jeshka pa lesh !
    Plasi P…. jeshka !

  22. lulashi says:

    Me kete nuk ia vlen te merresh. Ka rrjedhur me keq se Saliu. Rama , thote, desh te shkakronte Xhafajn nga detyra, Hajde koqe, hajde.

  23. joel shkodra says:

    200 paska paguar Saliu? Po si i numerove? Me sa duket, o avokat, te jane kujtuar 200 komunistat qe themeluan PKSH: “me 200 petrita, komunista lule, hapi Shqiperia historine e kuqe”,

  24. Kadri Kadiu, USA says:

    Të tëra mirë i ke thënë o Taku, por me EDI RAMËN je treguar Babole. Dashka EDI RAMA, sipas teje, të rrëzojë Qeverinë që kryeson? Kija inatin EDI RAMËS që nuk të bëri një çikë ministër, por jepi hakun o Taku, se Ai po bën SHTET.

  25. Jak Boston says:

    Te gjithe ata qe thone se Rama nuk eshte i korruptuar deri ne palce jane mercenaret partiake, trutharet dhe trushpelaret.
    Po si more te patru mendoni ju se Rama u lejua te futesh ne politike nga dyshja super e korruptuar Nano-Berisha per te qene i ndershem?!
    Po a te le terren korrupsioni qe te cash ne politike ne Shqiperi me ndershmeri?!
    Po ato marreveshjet mes Berishes dhe Rames per ndryshimin e kushtetutes a thua u bene per ndershmeri apo per korrupsion?
    Po marreveshjet e Rames me Ilir Meten per ndershmeri apo per korrupsion u bene?
    Po marreveshjet e Rames me Lul Bashen per cfare behen per ndershmeri?
    Me thuaj me ke merresh te them se kush je.
    Ju te gjithe e pranoni se Berisha, Meta, Basha e shume te tjere jane te korruptuar.
    Atehere po Rama qe merret me keta si eshte?
    Te mos themi ketu qe po mos te ishte i korruptuar deri ne palce Rama, a thoni ju se Nano-Berisha-Meta dhe shume te tjere nga taborri i korruptuar shqiptare do e linin Ramen te merrte drejtimin e PS?
    Te mos flasim ketu per Ramen minister kulture ( kur vete si person i shkon pershtat te jete minister i rrugacerise), apo kryebashkiaku betonizues i Tiranes me 20% e tij.
    Nese te gjitha keto marreveshjet e Rames me kreret e korruptuar shqiptare kane qene per ndershmeri dhe jo per korrupsion, Shqiperia do kishte hyre ne BE me kohe dhe shqiptaret do ishin duke bere nje jete shume me te mire dhe me e fundit Shqiperia do kishte nje shtet te konsoliduar dhe funksional.
    Atehere ne mos i korruptuar eshte i paafte, personalisht mendoj se i ka te dyja.
    Enver Hoxha, Fatos Nano dhe Saleh Berisha te afteve ju a kane vene drurin qe ne fillim pasi i shikonin si rrezik per ti zene kryetarllikun. Enveri la mbrapa nje hain si Ramizi, Nano la mbrapa nje hain te tipit Rama, kurse Sala la mbrapa nje hain si Lul Basha.
    Cfare ngjashmerie dhe koincidence e?
    Avokat Ngjela e ka trurin ne rregull, po jeni ju mercenaret truthare dhe trushpelaret qe keni nevoje per trajtim mjeksor, pasi ju nuk mund te flisni as per ndershmeri e as per moral nese sjeni ne gjendje te nxirrni konkluzine nga faktet.
    E cfare duhet te beje Rama tjeter per ju pasi ka gjashte vite ne pushtet dhe prape skemi shtet?
    I vetmi ndryshim nga Berisha eshte se ky e ben shtetin ne Facebook. Qe te quhet i korruptuar Rama mos duhet te shese gruan dhe femijet se juve ju ka shitur me kohe po ju jeni si veshegjati kur po e hante ujku dhe thoshte qe uroj te jete enderr.
    Po ju siduket jeni aq te semure sa qe as enderra nuk shikoni.
    E shikoni Maqedonine?
    Gruevski ishte me i konsoliduar ne pushtet se Berisha ne Shqiperi. Po pas nje viti Gruevski zuri burgun pasi pasuesi i tij ne post nuk e mbrojti.
    Ndryshe ndodh ne Shqiperi ku Rama ka zgjedhur te mbroje Salen dhe Meten. Me Salen Rama zgerdhihet kur ai flet, kurse Meten e beri president, prandaj ata sot pas 6 vjetesh ne pushtet te Rames , ata jane te rrezikshem per shtetin dhe vendin.
    Po taborrit te mercenareve partiak, dhe trushpelaret nuk ja u rrok mendja keto gjera po presin qe Rama te dale ne televizor dhe te thote une jam i korruptuar. Jam i sigurte se trushpelaret do thone se Rama po tregon basaleta per veten e tij.
    Me perpara fajsonim izolimin komunist per keta trutharet, por sot keta sjane te izoluar dhe disa jetojne dhe ne emigrim si puna e Albanit te rene nga dega, po prape keta trute e gomarit ne koke kane.
    Mjere ai vend.
    Avokat je atdhetare i vertete dhe po i ben vendit nje sherbim te madh.
    Respekt dhe falenderime nga nje shqiptare krenar ne emigracion.

  26. Pfofesor Spartaku eshte Akademiku me i papare ,eshte Nastradini i koherave moderne dhe shyqyr qe bije ndonji ves shi pasditeve se ky do te fuste ne liste me Saliun edhe Majkon edhe Ballen dhe te gjithe PSne ,vetem e vetem se e hoqi Rama si keshilltar !

  27. BAD BOy says:

    Ik ore bythqir kur te kan futur ty ne burg ky Fatmir XHAFAJ ua shkulte thonjet popullit te mjere e sot ti del e mbron kete gjelat te popullit – ik ore qelbesire muti ste vjen turp

  28. Ortaku says:

    at t’thash or tak se fiton skenderbeu !!!!
    te jesh mir!!

  29. Ortaku says:

    at t’thash or tak se fiton skenderbeu !!!!!!
    te jesh mir!!

  30. Jimi says:

    Spurdhjak ! Ajo kurrsesi nuk ishte protest, por nen petkun e protestes njerezit u thirren per lufte, prandaj edhe pati bojkotim total nga demokratet e ndershem, gje qe beri te deshtoje skenari i kobshem i qoftlargut dhe i zonjes Lulushe!

  31. ben says:

    Ky eshte nje koqe kandari qe na eshte bere dhe me amerikan se vete ambasadori Lu.
    Ik o loqe kandari se na cave trapin. Dikur ishe me Salen kur konkurove kunder Rames per K.Bashkie neTirane, pastaj u bere me Ramen e me PS-ne, por kur PS fitoi zgjedhjet dhe nuk te dhane asnje portofol ministri, na u bere edhe kunder Rames

  32. Sorge says:

    Gjithcka ne rregull me Ramen ke gabuar se ai nuk mund te jete kunder vetvehtes.
    Te rrexoj xhafen qe vet e vuri se bashku me amerikanet eshte gabim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje