"Kasmi në krye të detyrës si gazetar apo si drejtues protestash?"

27 Maj 2018, 12:09Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Plagosja – e lehtë, fatmirësisht – e kryeredaktorit të “Rilindjes Demokratike”, Bledi Kasmi, gjatë protestës së organizuar dje nga opozita, e shtyu menjëherë Partinë Demokratike të dalë duke thirrur për skandalin e një gazetari të plagosur. Shumë analistë u angazhuan për të analizuar, figurë pas figure, pamjet e transmetuara nga televizionet dhe, në mënyrë të veçantë, videon e Report TV, i vetmi televizion që filmoi nga afër plagosjen e Kasmit.

Por analiza e gazetarëve shkoi në drejtim të gabuar: të gjithë, në fakt, u përqendruan për të kuptuar nëse Kasmi ishte goditur nga një shkop gome i Policisë (siç ndodhi realisht) apo nga një gur që lëshoi një tjetër protestues, ndërkohë që pak ishin ata, të cilët u ndalën për të evidentuar se çfarë ishte duke bërë Kasmi në atë çast, kur u godit nga polici.

Ndryshe nga sa u përpoq propaganda e PD të bindte opinionin, në fakt, kryeredaktori i RD nuk u plagos “në krye të detyrës si gazetar”, por në “krye të detyrës” si demonstrues aktiv. Domethënë, Kasmi nuk ndodhej në shesh, si shumë gazetarë të tjerë, me bllok shënimesh, aparat fotografik, apo telekamer në dorë për të dokumentuar protestën, por ishte në shesh për të marrë pjesë dhe për të drejtuar protestën.

Kasmi nuk u godit nga Policia pasi po bënte punën e gazetarit (veç të tjerash, nuk kishte asnjë shenjë dalluese mbi vete, që të mundësonte të njihej si përfaqësues i shtypit), por u godit si një prej demonstruesve, që po përpiqej të thyente kordonin e Policisë, duke përdorur një zgarë hekuri.

Të shtyrë nga demonstruesit dhe përballë rrezikut që të shtypeshin e të plagoseshin, policët arritën të tregonin se dinin të përmbaheshin, duke e kufizuar reagimin e tyre në minimum: nga ajo çka u pa në televizion, dhe nga ajo që tregojnë gazetarët e pavarur të kronikës, të pranishëm në terren, shkopinjtë e gomës u përdorën tri apo katër herë nga një polic i vetëm dhe një nga goditjet ra mbi Bledi Kasmin.

Të vjen keq për protestuesit e lënduar (ashtu siç të vjen keq për policët që përfunduan në spital), por, kur del në shesh për një demonstrim force kundër Policisë, duhet të llogaritësh se Policia mund të reagojë. Madje, duhet të reagojë.

Nuk është diçka e panjohur që, mes standardeve të kërkuara për një vend demokratik, ekziston edhe përdorimi i forcës nga ana e Policisë për të përmbajtur demonstratat në sheshe, që ato të mos degjenerojnë në dhunë masive, anarki dhe kaos.

Ajo që kërkon Evropa nga Policia e një vendi demokratik është që përgjigja e saj të jetë proporcionale ndaj agresionit të bërë ndaj saj dhe që të mos abuzojë me forcën e saj e të mos përdorë armët e zjarrit ndaj demonstruesve.

Në të kundërt, do të ishte e papranueshme për një demokraci evropiane që Policia të tërhiqej dhe të asistonte pa reaguar kur shpartallohen institucionet apo, më keq, të ikte nga sytë këmbët përballë një proteste.

Skenat e para dje në Tiranë treguan një Polici evropiane, shumë të ndryshme nga ajo e 21 janarit, të cilën gjithnjë e ka mbrojtur dhe mbështetur Sali Berisha, duke pohuar se ishte e drejtë e Gardës të hapte zjarr mbi demonstruesit, pasi ata kërcënonin godinën e qeverisë.

Dje demonstruesit kërcënonin godinën e ministrisë së Brendshme, por, për fat të mire, Policia nuk ndoqi “direktivën Berisha” dhe bilanci i trazirave e tregon qarte: të lënduar janë katër demonstrues (mes tyre, edhe Bledi Kasmi) dhe 11 policë.

Mbetet për t’u sqaruar kush apo çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën të dalë, vetëm një orë më pas, dhe, me një të kërcitur të gishtave, të vendoste rendin në turmën e tij të zemëruar, duke e qetësuar, kështu, menjëherë tensionin.

Një gjest ky, që tregon se këto incidente nuk ishin aspak spontane dhe se Bledi Kasmi, edhe pse mund të trajtohet si një hero i vockël beteje nga partia e tij, nuk mund të konsiderohet kurrë si një viktimë e informacionit.

25 komente në ““Kasmi në krye të detyrës si gazetar apo si drejtues protestash?””

  1. besa says:

    bravo bollino, analize me themel

    1. Bushi says:

      Analize e shkelqyer.Bravo zoti Bollino!

  2. ILYRIA says:

    Jetoj per gati 27 vjet ne Gjermani dhe kam shume te njohur e shoke te afert qe 8 orshin e punes (ose me gjate se tete ore) sherbejne ne organet e policise gjermane……..kur bie rasti te tregojne per demonstracione te tipeve te ndryshme apo konfrontime per kundershtim te ligjit , te mos flasim per dhune ndaj punonjesit te policise , reagimet jane teper te ashpra. Kundergoditja eshte reagimi me i bute i mundshem , “Cubat” dhe Gangsteret me te dhunshem qe identifikohen mbas nje periudhe te nevojshme vrojtimi , sulmohen me prijoritet per tu “gjysem asgjesuar”…..dhe ketu perdoret Gazi Lotsjelles ose shkopi Elektroshok qe godet pjesen e poshtme te trupit…..ne q.f.se agresiviteti i kundershtareve tensionohet , pra goditje direkte ndaj POLICISE me sende te forta, gure, hekur etj atehere keta persona jo vetem qe kundergoditen , tashme per tu asgjesuar , por akuzohen edhe per – Dhune kunder Autoriteteve Shteterore – . Ligji , sipas demit , parashikon nga 6 muaj deri 3 vjet Burg.
    Shume mundohen te marrin per shembull Policine Europiane , por mesa pashe nga VIDEO , Forcat e FNSH ishte shume me EUROPIANE se vete europjanet…….RESPEKT
    Ai i ashtuquajturi Gazetar duhet te nderroj profesionin….mendimi im…….ka shume palestra ne Tirane…..le te filloje te merret me Ushtrime Force……. e pashe qe shtynte me shume entuziazem……..do i propozoja te behet MUNDES PROFESIONIST…pse jo ???

    1. ben says:

      ILYRIA-ky palo gazetar duhet te jete shume i kenaqur se kishte te bente me policine shqiptare, se po te kishte qene ne Amerike, kishte shkuar ne Shishtufine me ato qe beri. Te kundershtosh policin amerikan ta tregon qejfin mire, qe ta mbash mend per gjithe jeten, per te mos thene qe ta sulmosh se ne kete rast me e pakta ke nje plumb mu ne mes te gjoksit, se ka edhe polica qe ta zbrazin te gjithe kreherin e pistoletes ne trup.

  3. Ilia says:

    Nuk i heq asnje germe komentit prap ne europe policia asht ma e but hajde ne amerik dhe provoje ta shtysh policin jo me ta godasesh dhe e shikon cfar te pret

  4. mergim tari says:

    I ndertuar Z. Bollino

    Ju vleresoj, sepse jeni nje nga gazetaret me te sakte dhe te pavarur ne Shqiperi. Mbi te gjitha jeni i vetmi qe ne gjykatat shqiptare keni fituar duke shtypur me kembe turinjte e nje keqberesi recidivist/serial (perserites), te Sali BERISHES. Ju arritet nje fitore spektakolare, qe nuk eshte pare ne historine e drejtesise shqiptare.

    POR DUA T’JU VLERESOJ PER DICKA TEPER TE VEÇANTE
    Ne shkrimin per “çeshtjen Kasmi” me ben pershtypje nje detaj shume domethenes qe edhe nje here ju çfaq si nje gazetar te vertete. Ne cdo rrjesht te shkrimit tuaj ju nuk e permendni Kasmin si gazetar, por si “Kryeredaktor i RD”.

    Ky eshte nje percaktim teper I sakte. Kasmi mund jete kryeredaktor, mbiredaktor, nenredaktor, por KURRE GAZETAR.

    Une kam shkruar dje per kete
    Detyra e gazetareve eshte te raportojne, bejne shkrime, hetime. Kur nje person qe e quan vehten gazetar, godet, dhunon, kthehet ne nje BARBAR ORDINER duke sulmuar organet e rendit, atehere ai kushdo qofte, do te marre pergjigjen e merituar.

    Ai eshte i filmuar.
    Ajo qe shikojme ne video eshte se ai po sulmonte si bishe e eger policine. Edhe nese ai ka marr nje goditje, cfare duhet te bente policia. POLICIA eshte organ dhune per te ruajtur rendin dhe qetesine publike. POLICIA u sulmua dhe u kunderpergjigj. Une atë polic do ta dekoroja sonte, dhe do ti jepja 10 rroga shtese, pasi nuk lejoji qe bandite e kriminele, rrugace e felliqesira si ata qe sulmuan policine, te na marrin peng shpresen, lirine, qetesine, jeten dhe te ardhmen e femijeve tane.
    Atij policit ne duhet ti perulemi me respekt dhe ti themi: “Te LUMTE DORA VELLA”. Mbrojtje ne radhe te pare vehten, nderin tend, te familjes, mbrojtje shoket dhe te gjithe shqiptaret, qe besojne se shteti nuk rri duar kryq kur mbi te, mbi ne te gjithe sulen bishat e ndyra.

    Ju lumte z. Bolino. Krejtesisht I sakte kur KASMIN E QUANI KRYEREDAKTOR TE RD DHE NUK E PERMENDI SI GAZETAR. Çfare lidhje ka KASMI me gazetarine, kur me e pamjet ne video nuk shohim nje gazetar, por nje krijese te rrezikshme qe sulmon si perbindesh i egjër, si çakall i terbuar. KASMI ÇFAQET SI KAFSHE E KOPESHTIT ZOOLOGJIK, QE KERKON TE SHPERTHEJE HEKURAT E KAFAZIT.

    Keto jane cfare pame te bente.
    Por ka dhe me keq, qe figuren e KASMIT e ç’vleresoj fare si “gazetar”.
    Ky genjen jo vetem kur tha se ishte duke raportuar, por genjeu edhe ne nje rast tjeter.
    Ky tha qe aty (pra ne vendngjarje) ishin te gjithe gazetaret. Nuk eshte e vertete. Si mund te genjeje kaq hapur, kur aty nuk ishte nje nga penat dhe koloset e gazetarise Evropiane, i madhi FAHRI Balliu.

    Kete individ e kam degjuar edhe ne programe TV. ESHTE SPECIFIK. Nuk di te debatoje. Pas cdo fjalie thote DIKTATURA, por gjithmone harron nje emer, HYSEN SHOSHORIN. Eshte tipik I nje personi qe I mungon argumenti logjik. Te duket sikur ne vend te trurit ka nje cope mishi. Eshte klasik ne llojin e vet. Nuk ka nevoje per koment, thjesht eshte fytyra e RD dhe vete PD.

    KRIJESA te tilla si ky dhe ata qe i mbrojne keta, jane degjenerimi me i madh qe mund ti behet reputacionit te nje partie politike, grupi shoqeror, qofte edhe nje KOPEJE KAFSHESH TE EGRA.

  5. Lennard says:

    Respekte Z.Bollino U ke dhene nje mesim profesional delenxhinjeve te PD.

    1. Bushi says:

      Mergimtari bravo.Mendime te mira, dhe nje shkrim shume i mire.Sakt.

  6. rrema says:

    Kasmi nje rrugac i lindur, po jep prova per tu bere deputet se keshtu i duhen PDse.

  7. Cuku says:

    Te lumte Bolino,
    Je gazetar profesionist,,,
    Ai Kasmi ne fakt duhet te vere nje samar e te punoje me koleget e vet ,kuajte,,
    Nofull kali,,

  8. Tes says:

    Une do kisha dashur qe aty ne balle te protestes te ishte edhe Artur Zheji qe policia tia fuste ate shkopin e gomes nga pas sepse aty ne studio sebashku me ato injorantet e tjere tregohen shume “trima”.

  9. Ilir says:

    Ky gjoja gazetari dhe gazeta e tj, ne menyren me te paturpshme, u soll edhe karshi nje kleriku musulman, teper te kulturuar dhe toleranr duke e akuzar are si nje delitant ordier. Dhe me duket se me mir do ishte qe ky Kasmi te ishte ndonje oergjegjes rojesh. Psh te Lulit se nuk ka byth per tjeter gje. Nuk e pat se si me paturpesi tha se ishte duke xhirusr revolten. Turp Kasmi, ti ishe duke goditur policet ne detyre. Turp per ty dje lulin idiot

  10. Buron Gushnica says:

    Analiza qendron plotesisht. Gazetari mbetet gazetar, ne rast se eshte vertete i tille, ky Kasmi dje nuk ishte gazetar. Dje ishte promotor dhune, keshtu qe edhe pasoja qe pati eshte brenda misionit qe i ishte ngarkuar. Situate e rende, opozite nuk ka me. Mjere Shqiperia, si gjithmone pa opozite.

  11. Andre says:

    Nuk duhet te lejohen, sic edhe ka ndodhur keto 28 vitet e fundit, te tallesh dhe perkedhelen shkelesit flagrant te rendit, aq me teper kur keta jane funksionare publik dhe si te tille genjejne e mashtrojne diten me diell. Pra vet organet e Rendit te Shqiperise duhet te ngrejne padi penale per Bashen, Kasmin e tij, se bashku dhe me Uriah Hipet e vegjel Salianji, e tj. te forumit rinor PD-ist, duke i akuzuar si organizator te dhunimit dhe lendimit te forcave te Rendit, duke i akuzuar si shperndares per Opinionin Publik te mashtrimeve dhe genjeshtrave kunder forcave te Rendit.
    Boll iu rrokanis mendja degjuesve dhe shikuesve te Lajmeve ne Tv Kombetare dhe Lokale, duke degjuar dhe pare keta mashtrues te pacipe shqip-foles.
    Ata e meritojne ndeshkimin e Drejtesise se Popullit !

  12. nje vezhgues i drejte says:

    Çfare te thuash per Carlo Bollinon , nje gazetar i vertete , ashtu siç duhet te jete gazetari , i prere , i sakte , i vertete , nje analist nga i cili duhet te mesojne koleget e tij shqiptare . Carlo Bollino eshte GAZETAR , ndersa tanet jane gazetaruce , madje , nje pjese e tyre , mercenare te neveritshem qe ushtrojne “zanatin” ne dobi te partive politike qe i paguajne . Dikush permendi Zhejin , kete fytyre te neveritshme gazetari e analisti , qe fabrikon emisione (360 grade) , nje emision i qellimshem , qe fillon e mbaron me fjalet e opinionet me te ndyra per qeverine e Edi Ramen , me nje panel 100% antiqeveritar , pa asnje oponence , pa asnje politikan apo gazetar proqeveritar . Nuk e kuptoj , se çfare kuptimi kane emisione te tilla te nje aneshme , keto debate qe te krijojne nauzea kur i shikon e degjon . Si mund te lejohet nga nje kanal televiziv , qe nje person si Artur Zheji , meqenese eshte armik i kryeministrit , sepse eshte zene me Ramen , t’i jepet koha , mundesia dhe te gjitha mjetet , per te krijuar nje emision te vazhdueshem armiqesor kunder kryeministrit ? Kujt i sherben nje emision i tille ? Te njejtat gjera , mund te thuhen edhe per emisionin “Te paekspozuarit” , te gazetarucit tjeter mercenar , plakut neverites , Ylli Rakipi , me konen e tij besnike , djalin e bllokut , Andi Bushati , qe na prezantohet si antikomunisti dhe anti majtisti me i madh (i nipi i Hysni e Vito Kapos ?!) . Hipokrizi e gjalle ! E thoni pastaj , qe nuk ka te drejte Rama , qe e quan gazetarine “kazan”. Eshte me keq se kazan .

  13. Roberto says:

    Carlo Bollino eshte prezent ne Shqiperi prej me shume se 20 vjetesh perpara se te ishte botues i gazetes Shqiptare dhe si rrjedhoje i njeh mire situatat politike ne vendin tone. Dhuna ndaj gazetareve nuk pranohet aspak por nga ta dinte policia qe nje person ne balle te turmes qe shtyn dhe kerkon te heqe rrethimin e hekurt? Pa shenja dalluese,pa asgje tjeter?? Te flasim drejt ashtu sic eshte e verteta dhe mos e deformojme ate per ti hedhur hi syve popullit. Policia goditi ata qe ishin ne krye per ti zbrapsur dhe vetem kaq. Imagjinoni 26 Majin e 1996 mos u gabofsha kur u dhunuan gazetare shqiptare, gazetare dhe reportere te huaj deputetet si Servet Pellumbi,Erion Brace etj te mbuluar me gjak???? Te ishte Berisha ne pushtet do i kishte ngordhur ne hu demostruesit se nuk dua te kaloj tek vrasja pastaj.I kemi pare se sa te dhunshem kane qene forcat e policise se Berishes me demonstruesit e opozites se asaj kohe. Popull! Behuni te ndergjegjshem qe me llumin qe mban PD ne gjirin e saj nuk ka asnje te ardhme per Shqiperine. Qeveria aktuale duhet te korrigjoje gabimet e shkuara per te qene akoma me e besushme per drejtesi ne qeverisje dhe popull.

  14. Moni says:

    … perseri VERIORET ? … ATA si ne 98-ten kerkojne te hyjne me dhune ne Min. e BRENDESHME !

    Te prekesh Minst. e BRENDSHME dhe ate te Mbrojtjes eshte shume e rrezikshme eshte “GRUSHT SHTETI” !

    VERIORET historikisht (ne cdo regjim) kure nuk kane punuar per te miren e SHQIPERISE !

    Imagjinoni Shqiperine si di ishte pa keta Veriore te pa-gdhendur ?

    Fatekeqesi e madhe per Shqiperine … qe vazhdon te vuaj ne keta njerez.

  15. mergim tari says:

    Ne komentin me siper kam vleresuar si gazetare te vertete si Z. BOLLINO.
    Nderkohe kam kohe qe jam i shqetesuar me te tjere, dhe njeri prej tyre eshte i ashtuquajturi gazetar ose analist, Artur Zheji.
    Nese nje Kanal Televiziv kerkon ti beje varrin vetvehtes dhe emrit te mire te tij, te ngule me doren e tij nje gozhde ne arkivolin e tij, nuk ka menyre me te mire se sa te besh nje program ashtu sic e ben Artur Zheji.

    Eshte fatkeqesi qe nje kanal televiiv korrekt, me profesioniste te vertete si Ilva Tare, DRITAN Hila, gazetaret e ekonomise qe jane te shkelqyer gjithashtu, te kete ne gjirin e tij edhe nje krijese bastarde qe e rrenon nje kanal televiziv.

    Artur Zheji, se bashku me nje individ tjeter, me falni nuk ja di emrin, (qe ben nje program …. Ju flet Moska), te cilin kur e degjova per here te pare mu duk si minutazh Humoristik, keta dy persona jane shkaterrimi i ngadalte i emrit te mire te ORA NEWS.

    E kam thene edhe me siper, dhe Po e permend se KRIJESA TE TILLA SI ZHEJI DHE AI TJETRI I JU FLET MOSKA, jane degjenerimi me i madh qe mund ti behet reputacionit te nje televizioni te shkelqyer si ORA NEWS, ose edhe nje shoqeror, madje keta Janen ulje edhe perballe nje KOPEJE KAFSHESH TE EGRA.

  16. çeço Selimi says:

    Gazetari gjithmone pasqyron realitetin dhe nje gje te tille keni bere dhe beni edhe Ju , zoti BONINO , POR ASNJEHERE NUK MUND TE PRANOJME ATE QE BERI DJE kryeredaktori gazetaruc, Bledi Kasmi , qe me paturpesine me te madhe deklaroi se u gjakos ne krye te detyres !!!ç

  17. Toni.D says:

    Gazetari paguhet nga flliqesira Sali Lul demokrati?
    Fajesimi bie tek keta dy kerma ku nenpunesit e tyre i nzjerrin neper protesta duke i detyruar me force per te prishur qetesine publike…. dhe kerma Sali Lul anti-shqiptari po qe qe s’marrin pjese ne proteste rrezikojne pagen mujore .

  18. Jimi says:

    Breshka kerkoi gozhden dhe nallbani ate i dha!

  19. Meckojati says:

    Sa mire do ishte te kishim intelektual si ju Bolliino.

  20. tz says:

    Demokracia eshte ligj dhe policia eshte aty per te mbrojtur ligjin dhe duke mbrojtur ligjin mbron pronen qytetarin qe demostron por ne vecantin pjesen tjeter te popullsise qe nuk demostron force dhe vandalizem,mbron institucionet shteterore te cilat jane te shenjta dhe me te shenjta se vete vendet e shenjta si kishat dhe xhamite.Jetojme nje pjese e madhe jashte shtetit si dhe ne amerike,por asnje nuk guxon te vere dore ne institucionet e shtetit sepse merr pergjigjen e merituar ,kemi pare ketej jashte kur policia i ve dhe kemben mbi koke dhe shtrire ne rruge vandaleve e tjere.e tjere.DEMOKRACIA NUK ESHTE ANARKI POR ESHTE DIKTATURE E LIGJIT.Mjere Shqiperia per opoziten qe ka,nje opozite e DYSHIMTE .si dhe per mentalitetin Shqiptare

  21. s.g. says:

    Është keq të përqeshet një krijesë perendie por ajo thënja se pamja e jashtme të tregon mbrendsinë e njeriut në rastin konkret të këtij rangutani

  22. xhulio says:

    Nje shemtire e figures se gazetarit Kasmi,nje karte e djegur ne opinionin e Shqiptareve,ku nuk i mbetet vetem te kerkoj azil tek SHQUP. Paturpesia nuk ka kufij tek keta njerez ku ti pret nje informacion real,ndersa ky felliqesire ben te njejtat montazhe si me babolet,Çmund te presesh nga ky,mund ti besosh nje kamikazi per idealin e tije,ku veprimet e tije te cojne ne te paverteta. Gazeta e Rdse le ta mbaje kete hero te tijin qe luftoje me barrierat e telave dhe jo me pasqyrimin e te vertetes,demi eshte i gazetes qe vlera ka e vlera ska. Unioni gazetareve duhet ta denoje vetem per genjeshtren e madhe qe sajojedhe qe debilja Vokshi i shkonte nga mbrapa duke bere selfie me Kasmin,o zot Ça po ndodh,te gjithe thone lufte per kanabisin,te gjithe thithin kanabis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje