Dhuna në protestën e PD, procedohen në gjendje të lirë 20 persona

27 Maj 2018, 11:52Kronika TEMA

Policia e shtetit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për 20 persona të cilët morën pjesë dje në protestën e opozitës.

Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej 20 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë, raporton shqiptarja.

Sipas bluve ata janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestës si dhe goditje për shkak të detyrës.

Nga incidentet e djeshme në protestën e opozitë mbetën të lënduar 11 efektiv policie dhe tre qytetarë që pas ndihmës mjeksore janë jashtë rrezikut për jetën. (TemA)

5 komente në “Dhuna në protestën e PD, procedohen në gjendje të lirë 20 persona”

  1. ligji says:

    nga nje tegel e duan, i pame cfare fytyra ishin.

  2. Zigur Qarri says:

    Paralajmerim per çdo proteste tjeter,ku duhet te mendohesh mire kur te shkosh,ose
    shko,por mbylle gojen.Kumari nuk lejohej me ligj ne kohen e diktatures,por askush
    nuk denohej nese kapej,pra de facto lejohej.Kjo “sjellje”degradoi shoqerine shqiptare,
    ku rendom thuhej,”mos e kruaj me qeverine”.Per moscenushmerine e pushtetit,
    stimuluan negativitetin,te keqen,ate qe vete e kishin ndaluar me ligj!Energjite do te
    shperthejne diku,dhe pjesa”me vitale”i perdor ne “biznesin” e droges.Vellai i Ministrit
    te mbrendeshem merrej me droge,Shteti”nuk e dinte”,prandaj po e mbron me te
    gjitha mjetet,mjete qe cenojn rende ligjshmerine,dhe kete e shesin si te moralshme.
    Me mjete demokratike nuk luftohet kjo qeveri,qe stimulon te keqen,kjo qeveri qe
    ka perdhosur ligjet si gjeja me normale.Rrevolucion nuk na lejon Europi,atehere
    mbetet degradimi moral,”vetevrasje kolektive”,”si rruga me drejte”!

    1. Cane says:

      Po mire e ke o Xige po te heqim kete qeveri dhe te veme mul noken?Pse budallenj i di njerezit bashk daluku?Ha ha.Me kete opozite ramushi ka per te ndenjr ne pushtet sa i do qefi.

  3. Boledashi says:

    Po Kasmin? Ai duhet ndjekur ne gjendje arresti. Maskara e shkuar maskarait.

  4. Genti says:

    Po na e nxjerin Kasmin hero ne fund !!! Kushe eshte ky ,ne fund te fundit nje protestus si te gjithe te tjeret qe ishin inskenuar per rremuj , normal per mendimin tim ai dhe gjithe te tjeret qe prishen rendin publik duhet te proçedohen penalisht ,te marin denime qe mund te konvettohen me gjoba te mira .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje