Mohamed Salah do të jetë në Kupën e Botës

27 Maj 2018, 11:20Sport TEMA

Dëmtimi i lojtarit të Liverpulit, Mohamed Salah, ishte lajm kryesor i mbrëmjes së djeshme, ku Reali fitoi Championsin e tretë radhazi.

Ai doli i dëmtuar në pjesën e parë, pas një përplasjeje me Ramosin.

Pas ndeshjes u tha se Salah ka humbur edhe Botërorin e Rusisë, por egjiptiani do të jetë në këtë eveniment.

Pas ekzaminimeve të fundit, mësohet se Salah do të qëndrojë tri javë pushim.

Ai do të jetë me Egjiptin në Rusi, edhe pse nuk mund të luajë në asnjë nga miqësoret para Botërorit.

Sulmuesi shkoi direkt në spital për të bërë kontrollet përkatëse për shpatullën e dëmtuar dhe tashmë ka më shumë shpresa që ai të luajë në Botëror.

Serxho Ramos ndërkohë i ka shprehur mbështetjen e tij egjiptianit, duke i uruar shërim të shpejtë në faqen e tij zyrtare në Twitter.

2 komente në “Mohamed Salah do të jetë në Kupën e Botës”

  1. PA EMER says:

    ..RAMOS ESHTE NJE LOJTAR “KATIL ” ..! PAMVARESISHT SE E ADHUROJ EKIPIN E REALIT , LOJTARET SI RONALDO ,MARCELO NE VECANTI, POR DHE GJITHE TE TJERET , SHPREH KENAQESINE TE SHOH NJE FUTBOLL TE PASTERT , KU TE SPIKASE TEKNIKA E LARTE ,PREGATITJA FIZIKE , NJEKOHESISHT AJO “MENDORE ” ETJ ..! JU LUTEM SHIHENI ME KUJDES ..!

  2. dajti says:

    Sergio ramos eshte lojtar terrorist, ka marre me shume kartona te kuq per dhunime ne ndeshje, eshte mashtrues kur ben sikur vritet.
    Turp na nxorri lojtarin me te mire, ishte komplet me qellim mbajta e krahut te Salah gjate renies.
    Ky Real eshte turpi i UEFA-s qe e mbrojne me arbitra. UEFA komplet e korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje