Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale trondit ambientin e Realit të Madridit pas fitmit të Championsit të tretë radhazi. Dy “yjet” e klubit më të titulluar spanjoll paralajmërojnë largimin që këtë verë. Fjalët e portugezit për “BeIn Sport” nuk kan kanë nevojë për shumë koment.
“Qëndrimi në Madrid ka qenë diçka e bukur. Ditët në vazhdim do të jap një përgjigje për tifozët, ata më kanë mbështetur gjithmonë. Kemi shkruar historinë e tani duhet të gëzojmë. Le të dëfrehemi në këtë moment me trajnerin Zidane dhe të gjithë pjesëtarët e stafit teknik. Nuk është shumë e rëndësishme në këto çaste e ardhmja e lojtarëve. Dua të pushoj pak, pasi do t’i bashkohem Portugalisë, të shohim çdo të ndodhë më pas.
Ronaldo nuk mundi të shënonte në finale të Championsit, por ky fakt nuk e trishton aspak.
“Më thoni, cili është krygolashënuesi i këtij sezoni në Champions! Cili ka fituar më shumë apo ka shënuar më shumë? Është e pabesueshme kjo që kemi arritur, është një moment unik dhe nuk gjejmë fjalë për të përshkruar.”
Mundohet të qetësojë tifozët e Realit Florentino Perez, i cili, i pyetur për fjalët e fundit të Ronaldos, u përgjigj:
“Të gjithë kanë të drejtë të flasin, por më i rëndësishëm është klubi. Pastaj, gjithmonë flasim për Ronaldon dhe në fund nuk ndodh asgjë. Jam shumë i kënaqur që Ronaldo ka fituar 5 Champiosn, si unë.”
Por nuk është vetëm Ronaldo që paralajmëron largimin. Edhe Gareth Bale tha sinjale lamtumire, i pakënaqur nga fakti që nuk bën pjesë, në të shumtën e ndeshjeve, në formacionin titullar.
“Kam nevojë të luajë në çdo javë. Nuk e kam patur këtë vazhdimësi gjatë këtij sezoni, edhe pse ndihesha shumë mirë dhe isha në formë. Të shohimn se si do ta vlerësojnë përfaqësuesit e mi këtë situatë.”
shkofshi mu atje nga ke dale plehra….Reali ekipi me koti qe me breket zvarre dhe me albitra erdhi ne finale…ptuuuuuuuuu qelbesira nuk ia vlen te shohesh Sport me sepse u be Bisnes.