Nesër në mbrëmje në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00, do të luhet ndeshja e fundit e këtij sezoni në futbollin shqiptar, ku Skënderbeu dhe Laçi do të përballen me njëra tjetrën në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Korçarët vijnë në këtë takim me një moral të lartë pas festimeve për titullin kampion dhe do të syonojnë që të marrin trofeun e dytë brenda këtij sezoni për të mbyllur një edicion të sukseshëm.
Një tjetër motivim për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja për të ngritur këtë trofe, është dhe fakti se nuk e kanë fituar asnjëherë edhe pse kanë qenë vitin e kaluar në finale, por e humbën përballë skuadrës së Tiranës.
Për këtë takim tekniku i bardhekuqëe do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve ku lajmi më i mirë për kampionët është rikthimi i bomberit Ali Soëe që do të jetë në dispozicion të skuadrës në këtë finale.
Nga krahu tjetër Laçi do të ketë të njëjtin objektiv për të rifituar këtë trofe të cilin e kanë fituar dy herë brenda pesë viteve të fundit.
Kurbinasit të cilët kanë siguaruar pjesmarrjen në Kupat e Europës pasi mbyllet një sezon mjaft të mirë duke u renditur në vendin e tertë, tashmë do të kërkojnë që të sjellin dhe një trofe ne qytetin e tyre.
Tekniku Gentian Mezani do të ketë të plotë grupin e lojtarëve të cilët do të japim maksimumin për të mbyllur një sezon me trofe. (TemA)
100% kam me e fitu kurvat e korces!!!
me e vendos nbast
100% kam me e fitu kurvat e korces!!!!
me e vendos nbast