Interviste me z. Arsen Hoxha
Sapo perfundoje nje sezon jo pak i perfolur. Kush eshte vleresimi juaj?
Te gjitha sezonet qe kane perkuar me votimin e Presidentit te FSHF-se, natyrisht jo zgjedhjen e tij, jane shoqeruar me problematika jo te vogla. Megjithate niveli i organizimit ka qene me i mire se vitet e shkuara dhe kjo jo vetem ne Kategorine Superiore por edhe ne te gjitha kategorite e tjera, perfshire ketu edhe futbollin amator. Mendoj se edhe ne aspektin profesional kampionati, vecanerisht ai i Kategorise Superiore pati nje permiresim te ndjeshem. Ekipi i Skenderbeut, Kuksit, Gjirokastres, Lacit dhe pjeserisht Flamurtarit i cili u godit jo pak nga vendimet e gabuara te arbitrave, i dhane ndeshje te nje niveli te larte ketij kampionati.
Por ne mjaft raste morali sportiv mbeti ne pozicionet e vjetra. Etiketoje si te duash, por ne thelb trukimi, leshimi, aleanca apo formacioni qe nuk garanton fitoren nen pretekstin e aktivizimit te lojtareve te rinj, jane veprime te pastra antisportive sepse favorizojne nje ekip te caktuar mbi kurizin e ekipit tjeter.
Kerkesa e zotit Duka per nje bashkepunim me Prokurorine e Pergjitheshme, edhe pse e pa qarte ne synimin e saj, te le te kuptosh se veprimtaria antisportive e zhvilluar para syve te zyrtareve te FSHF-se e cila presupozohet qe te kete branda strukturave te saj, organe te specializuara per te ndeshkuar ne kohen e duhur dukurite antisportive, tregon se ka qene jo gjithnje produktive. Prokuroria ben mire qe te studioj me pergjegjesi shkeljet qe cojne ne degradimin e ketij institucioni, duke filluar qe nga mungesa e statusit ligjor qe mjafte subjekteve u mungone e deri tek e drejta e tyre per te votuar, duke vazhduar me tej me abuzimin e qenies aksioner ne klube sportive te zyrtareve te federates, ne kundershtim flagrant me nenet e percaktuara qarte ne dokumentin themelore te FSHF-se.
Ne pergjithesi futbollistet dhe drejtuesit e klubeve respektuan rregullat e nje futbolli te paster dhe aktet e dhunes te shprehura prej tyre, kane qene minimale. Goditjet e arbitrave me grusht apo me forma te tjera, qe ndodhen ne raste teper te vecante, duhet te ndeshkohen vetem me nje mase e cla duhet te jete , perjashtim per gjithmone nga futbolli.
Disa drejtues klubesh e kaluan masen e akuzave ndaj arbitrave, FSHF-se si dhe ndaj kolegeve te tyre, vecanerisht ne media, sepse atje ku eshte vendi i vertete i debateve konstruktive, sic jane Asamblete e Pergjitheshme te FSHF-se, heshtin duke i qendruar keshtu besnik pakteve jo sportive, qe kane lidhur me zyrtaret e larte te FSHF-se. Keto lloj qendrimesh i kane shndruar asamblete ne institucione false madje dhe qesharake. E vetmja gje serioze qe shikon ne keto asamble eshte veshja me kostume autoritare e te gjitha antareve te Komitetit Ekzekutiv si dhe zyrtareve te FSHF-se, por keto kane qene te pa mjftushme per t’a ngritur pjacen e trajtimit te problemeve te shumta qe ka pasur futbolli. Te vjen keq kur shikon se forma nuk ka qene asnjehere ne unison me permbajtjen e shurdh- memeceve qe marin pjese ne keto asamble.
Nje problem shume i rendesishem ne kete sezon, kane qene edhe mardheniet jo te mira te Shoqatave te Tifozeve, me FSHF-ne apo me drejtuesit e klubeve. Nje filozof Francez ka thene: ” Ndajme kufijte, pastaj bejme bashkimin.” Mjafte nga drejtuesit e ketyre shoqatave nuk kane demonstruar kulturen e domosdoshme per te udhehequr nje shoqate dhe shpesh e kane drejtuar ate ne rruge te gabuar, sepse se pari ata nuk dijne se ku jane kufijt e tyre. Eshte e domosdoshme qe sa me shpejte te jete e mundur te hartohet nje statut i ngjajshem me ato te vendeve me futboll te perparuar, ku te jene specifikuar te gjitha llojet e mardhenive midis paleve. Kryetaret e shoqatave duhet te jene te arsimuar mire dhe te afte per te negociuar me kulture e jo si deri me sot.
* Besushmeria ndaj arbitrave ka qene me e ulet se asnjehere tjeter, cili mendoni ju se eshte shkaku kryesor?
Permiresime ka pasur, sidomos ne ndeshjet e gjykuara ne kategorine e pare e me poshte, por ne ndeshjet e Kategorise Superiore jane bere gabime aqe te renda, sa do te ishte e pa besueshme qe une te thoja se ka permiresim nga sezoni kaluar. Disa nga shkaqet kryesore qe une do te numeroja jane:
1- Nga pergatitja e dobet psikologjike dhe morale, ku aftesia per te mare vendime teper te rendesishme per fatin e lojes ne menyre te pa varur nga nderhyrjet e shefave, nga presioni i spektatoreve apo drejtuesve te klubeve si dhe per interesat e tyre personale, mund te numerohet si shkaku kryesor.
2- Nga mos njohja e mire teorike e rregullave te lojes. Kete e kane treguar qarte te gjitha testet, madje edhe per arbitrat e FIFA-s qe nuk siguruan dote as minimumin e lejuar per aktivizimin e tyre.
3- Nga pergatitja e pa mjaftueshme fizike. Kane qene te shumte rastet qe arbitrat jane ndodhur shume larg nga vendi ku ndodh shkelja ose ne pozicione jo te pershtatshem.
4- Nga mos ndeshkimi i arbitrave qe kane gabur rende dhe ne menyre te perseritur, c’ka te krijon pershtypjen se gabimet kane qene te urdheruara nga shefat e tyre.
5- Aktivizimi i arbitrave, vecanerisht i asistenteve nuk u be mbi kritere te shendosha dhe sipas merites. Mjafte nga asistentet kryesor, qofte edhe nga ata te FIFA-s i pame qe te aktivizoheshin shume pake ose jo ne ndeshjet e duhura, edhe pse paraqitja e tyre ka qene shume e mire.
5- Nga mungesa e analizave serioze per te zbuluar shkaqet e verteta te gabimeve te renda te arbitrave. Thyrjet e vazhdueshme te Kryetarit te Shoqates se Arbitrave se vetem nje pakt xhentelmenesh midis presidenteve per te krijuar nje klime me besuese ndaj arbitrave, do te conte ne permiresimin e punes , tregon se analizat kane qene te cekta, jo profesionale dhe me ndjenje te ulet pergjegjesie. Zoti Kastrati ka pasur ne dore nje menyre me rezultative se ajo e marveshjes prej xhentelmenesh te presidenteve. Nese me te vertet ai mendon se nje marveshje e paster xhentelmenesh, do ta permiresonte nivelin e gjykimeve, kete ai duhet t’ua kerkoje arbitrave qe i ka brenda shoqates se tire.
6- Demtimi i standartizimit ne formimin e arbitrave nga moviolistet, qe njekohesisht jane edhe zyrtare te tyre.
* Keni qene teper kritik ndaj menyres se si kane funksionuar moviolistet, mendoni se ata kane reflektuar ndaj ketyre kritikave ?
Koha ne te cilen punova me ta si dhe ndjekja ne vazhdimesi e aktiviteteve futbollistike qe zhvillohen ne vendin tone, kane qene te mjaftushme per te arritur ne konkluzionin se ka dicka qe nuk shkon ne veprimtarine e tyre. Nese i gjykojme si specialist, ata jane me te vertete shume te mire.
Te gjithe e dine se si arbitra, ata kane funksionuar ne nje periudhe teper te veshtire, ku ne disa raste kane qene te detyruar te dalin nga vetvetja dhe dhe te pranojne te perdoren nga shefat e tyre. Por nuk ka asnje arsye qe te vazhdojne te sillen ne po ne te njejten menyre edhe ne kete rol te ri, sepse i sjellin nje dem shume te madhe fushes se arbitrimit dhe per pasoje vet institucionit ku ata jane pjese e rendesishme, madje me te rendesishme sesa kjo e moviolistit. Nje fare reagimi ka pasur, por ai eshte ende i pa mjaftushem.
Tre instuktoret kryesore si Sokol Jareci, Plaurent Kothere dhe Bujar Pregja, ne pergjithesi bejne nje pune te mire qe arbitrat te jene sa me te unifikuar ne vendimmarjet e tyre, si rruga me e mire e edukimit te futbollisteve dhe sportedashesve per te mirpritur gjykimin e arbitrave.
Fatkeqesisht, ne te gjitha periudhat, moviolistet i jane kundervene punes se mire me pjegime qe bien ne kundershtim me frymen e rregullores, thjesht per te mbrojtur arbitrin qe ka gabuar, ne kuriz te se vertetes. Nese ne nje jave e justifikojme arbitrin qe ka gabuar, ne javen pasardhese nje arbiter tjeter, ne nje rast analog nuk do ta gjykoje ne perputhje me rregullat e lojes, por me menyren sesi e spjegoje gabimisht moviolisti disa dite me pare. Eshte bere teper qesharake situata kur moviolisti do te justifikoje nje 11 metersh te pa qene te thote: ” Ja e shikoni, me kemben e djathte ka nje kontakt te vogel”, kur per nje rast analog javen tjeter te thote: ” Nuk eshte 11 metersh, sepse kontakti eshte i vogel.” Kontakti i vogel apo kontakti i madh eshte nje sajes jo e sinqerte dhe aspak profesionale, sepse ne futboll, nuk eshte i ndaluar kontakti fizik, por shtyrja, mbajtja, pengimi nga para apo mbrapa si dhe perdorimi i forces se tepruar. Moviolisti duhet te jete shume konkret dhe te thote: ” Eshte 11 metersh ose jo, dhe jep argumentin”. Nder kohe qellimi dhe detyra e moviolistit eshte qe t’u spjegoje te interesuarve, se cili do te ishte interpretimi profesional i rasteve qe vihen per diskutim, dhe jo t’u beje ” gjyqe” arbitrave. Theniet se kjo ndeshje u gjykua nga x arbiter, nuk duhet te jete asnjehere objekt i oratorise se tyre.
* Ndaj moviolistit te ri Lorenc Jemini, je treguar me kerkues.Pse ka ndodh keshtu?
Tashme une e njoh mire Jeminin, madje dhe ne disa cilesi, qe jo te gjitheve u eshte dhene rasti t’a njohin. Eshte i zgjuar dhe kur deshiron, eshte plotesisht i afte per t’i interpretuar drejte rastet e veshtira. Nder kohe eshte kurajoz dhe ka guxim per te reaguar pozitivisht ndaj asaj qe nuk i duket e drejte. Mendimet e mija, qe ne pamje te pare u duken si kritika, ne thelb ishin nje mbeshtetje inkurajuese ndaj tij, me qellimin e vetem per te pare nje movilist ndryshe.
Per fate te keq cilesite individuale te Jeminit u kuptuan shpejte nga ata qe ne menyre arbitrare e larguan si arbiter, prandaj edhe e rehabilituan dhe aktivizuan ate ne rolin e vezhguesit, madje ne kundershtim edhe me rregullat, mjafton qe t’a kishin nen pushtetin e tyre. Ishte pikerisht kjo arsya qe une thash: ” Liria e Lorenc Jeminit vdiq, si shume liri te tjera ne mbreterine e Dukes.”
Por sa me i thellur qe te behet Jemini ne njohjen reale te vetvetes. aqe me shpejte ai do te behet nje moviolist shume i mire dhe i respektuar, sepse progresi i tij ka qene premtues.
Disa konsiderata personale qe lidhen me pervojen e tij si arbiter dhe qe jane pjese e menaxhimit te situatave me te vertete teper te veshtira, Jemini nuk duhet t’ua rekomandoje arbitrave, kur ai del ne rolin e moviolistit.
Moviolisti duhet te jete shume i ftohet ndaj ketyre ngjarjeve. Ai nuk shperndan receta. Ai nuk duhet te flase kure nese ngjarja eshte ne minuten e pare apo te fundit te ndeshjes, nese eshte nje ndeshje e thjeshte apo me shkalle te larte veshtiresie, apo sesi arbitrat duhet te aplikojne masa disiplinore te diferencuara ndaj lojtareve titullare.
Detyra e tij eshte qe te flas vetem me gjuhen e interpretimit korrekt te ligjeve te lojes sepse ky eshte pozicioni i normal i moviolistit. (Panorama Sport)