Real Madrid-Liverpul është finalja e madhe e kompeticionit të “Uefa Champions League” që luhet në Ukrainë në stadiumin e Kievit.
Një finale që do të dhurojë emocione dhe spektakël pasi objektivi i të dyja skuadrave është fitimi I këtij trofeu mjaft të rëndësishëm.
Reali do të syonjë ta fitojë për herë të tretë rradhazi, ndërsa Liverpuli kërkon ta rikthejë në shtëpi këtë trofe pas 13 vitesh.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj finaleje. (TemA)
Formacionet zyrtare.
Real Madrid: Navas, Marcelo, Ramos, Varane, Karvahal, Kasemiro, Modriç, Kros, Isko, Ronaldo, Benzema.
Liverpul: Karius, Aleksander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Milner, Vijnaldum, Salah, Mane, Fimino.
Reali Madridit ngre lart trofeun e “Champions League”
GOL! Gareth Bale trefishon rezultatin për Realin që tashmë rikonfirmohet fitues i Champions League
GOL! I Jashtëzakonshëm Gareth Bale që shënon një gol të mrekullushëm me rrafishatë duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar të reagoj
GOL! Vjen menjëherë kundërpërgjigja e Liverpulit me anë të Mane që barazon gjithçka duke mposhtur portierin Navas
GOL! Karim Benzema kalon në epërsi Realin e Madridit duke përfituar nga një gafë e portierit Karius
Minuta 44′, Nacho i afrohet golit për madrilenët me gjuajtjen e tij që prek rrjetën e jashtme
Minuta 42′, Karim Benzema shënon për Realin e Madridit, por goli i tij anullohet nga arbitri për pozicion jashtë loje
Mohamed Salah lë mes lotëve fushën e lojës pas një dëmtimi të pësuar në krah duke e detyruar bomberin e Liverpulit të braktisë fushën e lojës
Minuta 23′, Liverpuli krijon rastin e parë të rrezikshëm për të gjetur golin e avantazhit me anë të Milner që godet sakt brenda zonës, por ndalet mrekullisht nga Navas
Ekzekutohet himni i “Champions League” nën një atmosferë të mrekullueshme të krijuar nga ana e të dyja tifozerive
Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë hapëse të finales së “Champions League”
Kuptohet fare qarte perse UEFA dhe Presidenti i saj , njefare lango i spanjolleve, nuk do te montoje sistemin revolucionar VAR ne ndeshjet e saj, po te qe dje sistemi ne fuqi , nme fare kasapi me emrin Sergi Ramos do kish dale me karton te kuq , nuk eshte e cuditshme qe dy kasapet e fushave si portugezi Pepe ashtu dhe Ramos ishin dhe jane pjese e Realit te Madridit . Me sistemin VAR , Reali nuk do kalonte as grupet dhe jo te merte
kupen ……..