Rasti i presidentit të Tanzanisë që po çudit botën: Si e shpartalloi korrupsionin duke anulluar deri dhe festën kombëtare

29 Maj 2018, 23:24Politika TEMA

Në rrjete sociale është publikuar një profil i Xhon Magufulit, presidenti të Tanzanisë të quajtur ndryshe si “Buldozeri”, për shkak të betejës së tij të pazakontë me korrupsionin në vend. Ashtu siç përshkruhet, është tipikisht një rast që do i duhej Shqipërisë. Kjo, në trajtë pesmi që ende nuk po e ka, shprehet dhe nga komentuesit e shumë poshtë shkrimit.

Dhe ja kush është Xhon Maglufi:

Që nga fillimi i vitit 2017, mediat dhe rrjetet sociale në Afrikë janë fokusuar tek presidentit i Tanzanisë, Xhon Magufuli, i cili largoi nga administrata publike mbi dhjetë mijë punonjës për shkak të korrupsionit.

Ai ka marrë titullin doktor në kimi dhe jetën e tij profesionale e nisi si mësues në një shkollë të mesme, më pas punoi në një kompani prodhimi dhe së fundmi i hyri jetës politike.

Pas zgjedhjes së tij si president i vendit në vitin 2015, presidenti Xhon Magufuli largoi nga postet e tyre disa zyrtarë të lartë, mes tyre edhe kryetarin e institucionit të luftës kundër korrupsionit, kreun e taksave në vend, atë të hekurudhës dhe drejtorin e porteve. E gjitha kjo në kuadrin e një fushate kundër korrupsionit.

Ai nxorri një dekret sipas të cilit ndalonte festimin e ditës së pavarësisë së Tanzanisë, pasi kështu siç po shkonin gjërat vendi i tij ishte nisur drejt greminës. Të gjitha këto shpenzime i çon në sektorin e arsimit për luftën kundër kolerës dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Numri i ministrave të qeverisë së tij ra ndjeshëm, nga tridhjetë syresh në nëntëmbëdhjetë. Të gjithë krerët e ministrive duhej të deklaronin llogaritë e tyre bankare dhe pronat. Çdo ministër që orvatej të fshehë prona e llogari, largohej menjëherë.

Xhon Magufuli ua ndaloi udhëtimet jashtë vendit të gjithë zyrtarëve, veçse me një leje të firmosur nga ai vetë, pasi besonte se këta, në vend të udhëtimeve, duhej të fokusoheshin tek punët dhe problemet e brendshme. Edhe zyrtarët që e kishin të dosmosdoshëm udhëtimin, ua ndaloi të përdorin klasin e parë në avionë.

Të gjitha takimet dhe konferencat qeveritare që mbaheshin në hotele e ambiente të shtrenjta u ndaluan. Në një rast, vetëm katër zyrtare udhëtuan për të marrë pjesë në një samit rajonal, nga pesëdhjetë që ishin përgatitur.

Gjatë një vizite të beftë në një spital shtetaror, pa se të sëmurët ishin shtrirë përtokë dhe se pajisjet ishin të gjitha të prishura. Menjëherë urdhëroi pushtimin e të gjithë administratës së spitalit dhe administratës së re i dha afat dy jave për të rregulluar gjithçka.

Buxhetin për harxhimet e inagurimit të parlamentit të ri, nga njëqind mijë dollarë, i uli në vetëm njëzet e tre mijë dollarë, kurse shumën tjetër ia kaloi pajisve të spitalit qendror në vend.

Një herë dërgoi kryeministrit për një vizitë të beftë në portin kryesor të Daruselam, gjë e cila zbuloi një rrjet të tërë zyrtarësh të korruptuar. Shifra e humbjeve arrinte në katërqind milionë dollarë të ardhura. Urdhëroi arrestimin e kryetarit të gjykatës në Tanzani bashkë me katër asistentët.

Xhon Magufuli urdhëroi grumbullimin e të gjitha makinave 4×4 që ishin pronë e administratës shtetërore, të cilat i shiti në ankand të hapur dhe i zëvendësoi me makina më të lira.

Presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli ka marrë nofkën “Buldozieri” për shkak të fushatës së tij reale kundër korrupsionit në vend që nga dita e zgjedhjes së tij si president, siç dhe kishte premtuar gjatë fushatës elektorale.

Marrë nga profili i Elmaz Fida-s, drejtues fetar dhe nëpunës ambasade 

37 komente në “Rasti i presidentit të Tanzanisë që po çudit botën: Si e shpartalloi korrupsionin duke anulluar deri dhe festën kombëtare”

  1. fffff says:

    si i botoni keto karlliqe?

    1. shvejku says:

      Qe te mos kete korrupsiopn, shteti duhet te beje terror mbi te korruptuarit e jo mbi popullin sic ndodh ne realitet sot!

    2. shvejku says:

      Qe te mos kete korrupsion, shteti duhet te beje “terror” mbi te korruptuarit e jo mbi popullin sic ndodh ne realitet sot!

    3. e di vete says:

      pse mor kari,karlliqe te duken ty keto? po normale qe te duken ashtu se do jesh si sala me shoke qe nuk dinte te bente shtet dhe nga lidhej gomari

      1. injorant i verber says:

        te shoket e sales fut dhe edi ramen besoj

    4. A says:

      Karlleku i vetëm je ti!!!

    5. Enris Buçka says:

      Ky duhet te jete i paster vete si duket. Po ke ne Rama i pari duke u mbeshtetur nga keta të urës së Dragotit… e të tjerët me radhe nuk munden se u ka vajt m….i ke sytë. Nuk mund ti bëjë Rama këto se vetë është i zhytur në korrupsion bashkë me familjarët….

  2. LUAN says:

    Le te marrin shembull keta tanet. Vetem fjale bombastike degjojme por pak veprim. Ish doganieret etj Rama i ka deputet. Berisha me shok jane dhe vrases por kjo nuk ngushellon per korrupsionin qe vazhdon perdite tek ne . Edhe Rama eshte larg pritshmerive tona.

    1. Malo Kanina says:

      “Le të marin shëmbull këta tanët”? Shumë e bukur kjo! A thua se gjithçka tek ne ndodh ngaqë politikanet tane nuk kanë pasur ku të marin shëmbull !!!!!!! Kesaj i thone qe te habitesh se si dhelprat vazhdojne dhe hane pula, dhe nuk u shkon aspak ndermend te marin shembull nga qingjat, qe nuk i hane ato.

  3. Amerika says:

    Ky dashka sjelle ktu tek ne ti mari mare kete far klase politike qe kan 30 vjet qe taĺlen me ket popull.

  4. Illyria-Shqiperia says:

    E votuam Ramen, e sa vjen e po na zhgenjen. Korrupsioni po ai, militantet kane zene zyrat e shtetit. Po na zhgenjen cdo dite e me shume!!!

    1. Bureto says:

      Rama mund dhe duhej të ishte më i vendosur, sidomos në fusha që i ka nën pushtetin e tij të plotë. Të tjerat nuk varen nga ai. Ne nuk e dimë se ç’kushtetutë ka Tanzania dhe ç’forcë ka presidenti i saj. Duhet të jetë shumë i fortë dhe që i ka duart e lira, sa i jep urdhër dhe kryeminustrit të vejë personalisht në inspektime. Ne nuk jemi në këto kushte. Ndaj duhet një orë e më parë SPAK-u, me të cilin fillon pastrimi i politikës nga lart poshtë. Rrugë tjetër, hëpërhë, s’ka.

      1. Illyria-Shqiperia says:

        i nderuar Bureto, ti te drejte ke per sa shkruan, por edhe ne na duhet nje shprese. Ne e dime qe nuk ka cdo gje Rama, por nese ai do te ushte me i vendosur te luftonte korrupsionin, militantizmin ne zyrat e shtetit, hetime brenda ministrore per shperdorim detyre etj. do i kishim pare rezultate qe ne fund te vitit te kaluar, Por ai nuk eshte i vendosur! Une nuk i di arsyet, mund te kete presion nga ata qe mbrojne Te keqen e Shqiperise, mund te kete arsye te tjera, por une nuk po shikoj asnje rezultat. Po na humb besimi e deshire. Po ashtu per vettingun gjithashtu!!! uroj te mos kem te drejte!

  5. Shigjeta says:

    Vertet paska bere pune ne Tanzani , nuk ma ha mendja se do kish sukses ne Albani , ketu nuk ka bure nene ta shpartalloje korupsionin , jo nga FBI , dhe I.R S , por te mblidhen gjithe agjentet e dynjase ketu nuk do ta gjejne fillimin dhe mbarimin , jo se jemi dicka e kamufluar dhe nuk na zberthejne dot , por arsyeja eshte krejt ndryshe , jane te gjithe politikanet dhe jo vetem , te zhytur ne llumin e korupsionit , vjedhjeve masive , dhe shmangjen e evazionit fiskal me pak fjale dhe shqiptarce : ke te zeshe e ke te leshe ………….

  6. Cobo says:

    Keta Jane njerez me mendime te qarta, bindje dhe karakter te forte..keta Jane te domosdoshem per shoqeri te semure si kjo jona. Ata Jane si kirurget qe presin ate gjene e keqe te te semuret.. Shoqeria jone nuk ka lindur ende burra te tille. Presidentet she kryeministrat tane vine ne krye te shtetit nga bandar e hajduteve. Prej tyre mund te presesh vetem te keqen.

  7. shigjetari says:

    KTU nuk esht tanzani qe ben si i do qefi tjetri , ktu po te besh kto qe ka ber ky , shkon saliu luli dhe PDja ne kshillin e europes , ne te gjitha perfaqsit dipllomatike çojn leter se u kthye diktatura , çoen shoqatat e gazetarve ojqt se po diskriminohen nga diktatura dhe kur e shikon brenda javes ka zgjedhje te reja dhe vin horrat prap ne pushtet me ndimen e amerikes dhe kshillit europes , pra ne ktu ne shqiperi shpetojm vetem po ra noj termet dhe ze posht te tera medjat e shkruara e vizive bashk me anal istet e politikes politikanet dhe gjyqtaret bashk me nard ndoken , pra kta qe jan te ter per bueg , se jan kta qe i japin oksiqen korrupsionit krimit e mashtrimit ktu tek ne , se ne te kundert ska si shet pordh bytha blendi fevziut nje gazetar idjot komplet me nivel minimal zgjuarsie , me alamet shpie qe i shkon 1 milion euro , ktu vetem lufta civile i lan hesapet se korrupsioni esht i kudondodhur ne mendja ne politik ne art kultur tregti arsim kudo ne çdo fush te jetes , kte korrupsion e ngriti amerika ne sistem ktu tek ne per te nderruar mentalitetin e njerezve me fillim vitet 92 dhe ky korrupsion esht zmadhuar sa i ka dal nga duart tashme dhe kta nuk pjerdhin me as per ameriken , pra i vetmi shpetim nga korrupsioni esht vetem te ikesh nga syt kembet nga ky vend te ikin te ter , sa te ngelen vetem kta kurvat e degjenerume te politikes gjykates medjave dhe te fillojn luften te han njeri tjetrin pastaj dhe ky do jet fundi kombit ton dhe do thon qe na ishte nje shtet qe u zhduk komplet nga korrupsioni , vetem per kte do mbahemi mend ne shqiptaret , kur thoshin me par njerzit vdiq ENVERI çka per ta gjet ket popull , u bo realitet , ai me kerbaç me keq se ky presidenti i kti artikulli i ka majt te ndershem dhe me dinjitet ket popull per 50 vjet , rrinin korrekt nga frika te ter se i priste bibilushin tjetri po te benin pordh , se ne te vertet ky popull esht ky qe shikoni sot , dhe thoni vrau ENVERI dhe burgosi ,ai ka qen xhentelmen ktu paskan qen te ter per burg .

  8. shqip says:

    Nuk ben Pune . Qenka shume i bute . Vetem presidenti i Filipineve ka prerje per nje popull mistrec si i yni . Ishte njeri nje Here e nje kohe . Po tani i ka ngele vetem emri . Me Salushin dhe Ramushin , edhe “papà” Po te rrinte ketu do ishte bere per veting .w Duterte .

    1. Nexhat says:

      Mire qe permende Duerten presidentin e Filipines i cili kishte dhene urdher qe edhe djali tim me qen perdorues droge ti futni plumbin pa aspak hezitim. Me shkoi mendja shyqyre qe nuk e kemi ne Shiperi se do na e vritte kryeminisrtin.
      Mire tha njeri ketu ne Shiperi nuk ka mbete njeri pa perly, nga udheheqesit,polotikane,drejtore,drejtesi dhe qe eshte edhe me e keqja qeveri. Eshte qesharake kur ndegjoje debatet per vellain e Xhafes, ai ka qene i denuare me forme te prere qe nga 2012 keta perplasen per inçizim eshte i sakte apo i reme. Xhafa ka msheh vellain afer 6 vite keta zihen per inçizimin. Dhe dyta per Tahirin ua ka dhene makinen trafikanteve ta perdorin keta thone qe nuk ka fakte,si nje shoferi te thjeshte me ndaluare policia dhe nuk ka librezen e makines e denojne kurse ata kane shfrytezuare makinene me vite dhe nuk kane prova. Ishte interesante njehere kur pyeten Tahirin ne nje emisione tha qe nuk deklarova se e kame shite se duheshte te pagoje gjoben per shpifje ndaje djalit te Saliut, si me e be nje njeri i zakonshem e kishin fut ne burge.

  9. Feniks says:

    Korrupsioni ne Shqiperi i ka rrenjet tek sistemi politik i vendosur qe nga viti 1990-te!
    Ne emer te luftes kunder fantazmes se komunizmit,u shkaterrua dhe u grabit e gjithe pasuria kombetare,u rrenuan te gjitha minierat,fabrikat,uzinat,tokat bujqesore,pyjuet,kanalet vaditrese e kulluese,pritat e lumenjve,u zhduken nderrmarrjet e bonifikimit,te ujrave,u grabit i gjithe armatimi e municioni i ushtrise,floriri i Thesarit te shtetit,u grabit Flota detare Tregetare dhe ajo Luftarake,u shaterrua Aviacioni Luftarak,tanket,artileria,raketat,nendetset etj,etj!
    Pushteti filloi te ndahej si placke lufte duke u ndare midis partive fituese ne koalicion qe filluan ta grryejne pushtetin per interesat e tyre kriminale.
    Ne drewjtesi u emeruan militantet e partive fituese dhe keta mbeshteten kriminelet dhe hajdutet duke lene viktimat me gisht ne goje!
    Aparati i shtetit u mbush me militante tre pa afte,ministra u caktuan po militante te pa afte,vecse te ishin servile te kryeministrit!
    Nje minister mbrojtjeje aktor kurre nuk mund tre drejtoje ate ministri,vecse te beje korrupsion sic ndodhi ne fakt me Gerdecin e pas tij!
    Nje kryeminister si Rama qe trajton ankesat e popullit si gjera pa vlere,nuk ka se si te informohet per personat dhe permasat e korrupsionit ne shtet!
    Nje kryeminister si Rama qe kur i kritikon ministrat apo ate vete per pa aftesi,te hidhet ne gryke,sepse kerkon njerez si kryebashkiaku servil Erion Veliaj qe vetem i ben lajka te ndyra!
    Ne kete shtet,sot nuk ke asnje zyre apo person qe te ankohesh e te zgjidhesh hallin se kryeministri te tregon portalin karagjoz “Shqiperia qe duam” sikur ai do t’i zgjidhe te gjitha hallet e njerezve!
    Ku t’i zgjidhe hallet nje coban,nje fermer,nje hidraulik,nje shofer,nje infermjer,nje pacient,nje pensionist etj,kur padrejtesite i ndodhin ne fshat apo qytet nga administrata publike dhe qe atje duhet te zgjidhen e jo ne keto PORDHALE qe na derdellit kryeministri?
    Ku ta gjeje cobani kompjuterin ne maje te malit dhe qe duhet te prese nje muaj per nje fjale goje?
    Si mund te grumbullohen te gjitha ankesat e shqiptareve ne kryeministri,kur administrata shtetewrore ka punonjes dhe shefa ne te gjithe piramiden shteterore nga poshte e deri lart?
    Po pse duhet te presim ne te na vije kryeministri nje here ne 2-3 vjet e t’i ankohemi per nje punonjes te pa afte apo te korruptruar te administrates kur ai punonjes ka eproret e tij qe duhet ta kontrollojne dhe ta vene para pergjegjesise?
    Po cfare vlere ka parulla mashtruese e “BASHKEQEVERISJES” kur asnje zyrtar jo vetem nuk te pranon te qeverisesh me ate,por as te pranon ne dere te zyres dhe tallet me ty?
    Je i shkeputur nga realitetri i popullit z.Rama,se doemos je nje njeri qe je rritur ne mes te BLLUKUT dhe nuk e di cfare eshte mjerimi,vuajtja,padrejtesia!
    Nje leve kokes te dhane cubat e Berishes dhe e mban mend tere jeten,ndersa ti na e jep kete leve per dite dhe nuk na e di fare se cfare heqim!
    MALLKUAR QOFSH O RAMA!

  10. Justinian - Illyrian Emperor says:

    O shqiptare po po te dali nje burr si ky me kete betim, a e votoni ju, apo si militante do vazhdoni ti puthni bythen Rames dhe propagandes se tij?

  11. Che Guevara says:

    A e keni degjuar kryeministrin Rama tek na ben thirrje qe te DENONCOJME KORRUPSIONIN?
    Kjo thirrje verteton ate se qeveria ka deshtuar ne luften kunder korrupsionit dhe se korrupsioni e ka vene nen kembe qeverisjen!
    Korrupsioni lind,rritet dhe kryen krime ne administraten shteterore e jo tek privati!
    Dhe qe te behet korrupsion medoemos duhet qe te jene shkelur ligjet,te kryhet padrejtesi,te zvarritet zgjidhja e ankesave te qytetareve dhe zyrtaret e korruptuar te kene krahet e ngrohte se nuk i kontroll njeri ne kete katrahure qe bejne!
    Dhe dihet si aksiome se ata qe i vuajne pasojat kriminale te korrupsionit nuk jane boset ne pushtet,por fukarenjte qytetare!
    Pra dolem ne “BREWG” te problemit qe kerkojme te zgjidhet!
    Ne se kryeministri dhe vartesit e tij ne qeverisje duan te luftojne korrupsionin qe ne rrenje,mbi te gjithe duhet te krijojne kushte sa me komode qe populli te ankohet ndaj ketyre zyrtareve te pa afte e te korruptruar!
    Dhe jo me PORDHALE,por me pritje populli per dite nga te gjithe eproret e punonjesve ndaj te cileve qytetaret ankohgen!
    Dhe ne se merret seriozisht kjo gje,duhet qe cdo epror te mbaje pergjegjesi per shkeljet e bera nga vartesit e vtyre ne se keto shkelje nuk i ka konstatuar ai vete ,por te tjeret!
    Por konkretisht asgje nga keto nuk ndodh,prandaj jane dengla bythe te gjitha ato qe thone se gjoja po luftojme korrupsionin!
    Keshtu kurre nuk luftohet korrupsioni se ju nuk dini ose NUK DONI TA LUFTONI ATE!

  12. Hm says:

    Ta bejme shqiperine si tanzania
    Ohe ohe…

  13. free says:

    Po pse cberi Enveri ne 20 vitet e para …te njejte gje me ndryshimin se vendi jone o do behej satelit i Moskes ose ndonje tjetri dhe perfunduam ne izolim.

  14. Sistemi says:

    Mire e ben ky,por siç duket ka plotefuqisherine.D.m.th qe kur do,shkarkon ke te doje…ndersa sistemi yne qe kemi zgjedhur eshte;
    Parlamenti ben ligje qe duhet ti zbatoj gjykata.
    Qeverria thote qe fain e kane gjyqtaret qe nuk denojne korrupsionin kur ligjet i ben parlamenti.
    Gjykatat thone qe ne beshtetemi ne ligje dhe jemi te pa- varur por ti qeverri duhet te me bindesh per broçkullat qe them e bej…e keshtu me radhe.
    Sesi do zgjidhet korrupsioni kur ata qe akuzohen per korrupsion jane ligjebersit dhe ligjezbatuesit jane ” te pavarur”… nje zot e di

  15. Poli says:

    Eshte interesante si funksionon tepsia ke ne psh nje drejtor e ka ministri dhe ka lidhje me te nderkohe Drejtoresha Pergjithshme ka nje drejtor kontrolli qe ka qene i pd dhe lsi po qe eshte i shkathet dhe …. pra asgje per punen ke taksat por …

  16. HQ-18 says:

    Gjithë bizneset, monopolet dhe pasuritë Shqipërisë i kanë ata 140 biznesmenët që kemi në parlament bashkë me ortakërinë e tyre.. krimin e organizuar.
    Ata kanë blerë , gjykatës, prokurorë, avokatë, ambasadorë, drejtorë etj.
    Pra nuk bëhet fjalë për politikanë të mirëfilltë ,por biznesmenë që janë të lidhur zinxhir me njëri tjetrin e nuk e lënë një hallkë të shkëputet.
    Këta biznesmenë dinë shumë për njëri tjetrin , po nuk hapen se po u hapën u ikën koka bashkë me qafên, i bëjnë gropën vetes.
    Politikën e bën populli , se këta biznesmenët janë aktorë që i lënë dhe ata të Hoklivudit në baltë.
    Si do të luftohet korrupsioni nga të korruptuarit???
    Këta duhet të zhduken me rrënjë e dhëmballë.
    Shqipëria ka nevojë për një lëvizje rinore e intelektuale, që të sjelli një kastë të re politikanësh, Jo biznesmenësh, trafikantësh, mbeturinat komuniste, të ashtuquajtur demokratë, tutorë prostitutash, kriminelë , hajdutë dhe perversë.
    Vêshtirë që të rregullohet Shqipëria pa u pastruar nga këta djaj.

    1. Illyrian Emperors says:

      Votoni partine e re politike qe do dal ne skene

      1. Ashtu says:

        Bravo Illyrian Emperos,se ti do te krijoke partine e re te ballisteve tradhetare!
        Po cfare partie te cre do krijosh ti o kelysh burgaxhiu,qe na derdellit ketu si koke e madhe?
        Ju provuam juve kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit dhe mbetet po aq plehra sa ju vleresoi xhaxhi Enver!
        Asnjehere nuk ju votoi populli,se e dinte qe ju jeni armiqte e Shqiperise!
        Ne se do krijoke partine e re,cfare ke pritur deri me sot e 28 vjet?
        Apo ke ngrene…mut si Berisha edhe ti!
        Bisht qeni do mbeteni o illyrian ballisti dhe kurre nuk do beni hajer ne kete vend!

  17. Kris 1 says:

    Ne shqiperi eshte toka me virus korrupsioni.Sikur te sjellesh Krishtin dhe Muhametin per 24 ore do te fillojne te kercejne vallen e trolpojes me Saliun,naplonin me ate burrin me citjane e ne mirekuptim do te ngrene kupen e te keqes duke uruar te marrosur:Gezuar Baftjar

  18. fantoma says:

    Korrupsioni, anarshia dhe mungesa e shtetit në Shqipëri, i kanë rrënjët në vetë karakterin, mentalitetin dhe trashëgiminë “e lavdishme” (?!), të këtij populli dhjerranik të hibridizuar dhe mos kërkoni justifikime (si gjithmonë) jashtë vetes sonë, duke sharrë dhe urryer të tjerët…!!! Haxhi Qamili, nuk ishte budalla që kërkonte “BABËN”…!

    1. faredin xhakaj says:

      i pashembullti i shekullit 21 shembull i pa arriteshem nga shume preasidet qe eshte per zili.shqiperis nuk i mungon personi por angazhim per te te luftuar e perte kuruar ket koler korruptive shqiptare .gangrene e cila dhuhet zhdukur ekonomikisht politikisht kete primitivizem modern q e ka blloku gjithe ekonomine e vendi duhe tipike si ky president legjendare te veprohet bile me shpejtesi respekte per kete president gjigan hero rofte ai e puna e tij heroike e vetmohuse.

  19. Alban says:

    Çuditem me disa që janë kaq shpresehumbur sa bien ne pozitat e militanteve komunist terrorist te 45, dhe na kujtojne qoftelargun per te mire se ndaloi korrupsionin! Normal ai jetonte vete si mbret dhe vec nje grushti zagaresh qe i sherbenin pushtetit te tij slinte tjeter ke. Edhe pse kush tha qe nuk kishte korrupsion ne ate por e mira dhe keqja njekohesisht ishte se ai ishte vetem per shtresat e larta fare dhe i kufizuar edhe per shume arsye te tjera qe vete sistemi i krijonte. Por kjo nuk e ben ate sistem kurre te mire dhe as ate lanetin qe vrau e preu e burgosi e la ne izolim dhe varferoi shqiotaret. Mos harrojme se kjo specia e re e shqiptarit te sotem qe vetem zhvat e vjedh dhe shan te korruptuarit sepse vet nuk ka mundesi te vjedhi e po ti jepet rasti edhe ai ben, eshte produkt i atij njeriut te ri qe prodhoi sistemi i kaluar, njer njeri pa ndergjegje nje materialist e hedonist qe mbahej nen pranga dhe qe i premtohej komunizmi ku do hanim me luge floriri dhe blinim pa pare ku do shifnim parajsen me sy apo sic thoshin do te punonin sa kishim takat dhe do hanim e do merrnim sa kishim nevoje… e keshtu qe kur erdhi 90 prangat u hoqen dhe njerezit u leshuan si qente e liruar nga zinxhiret… . ky komb behet dhe behet per se mbari por duhet efukuar nga aty fillon zgjidhja sot per brezat e ardhshem dhe natyrisht qe nuk zgjidhet ne 1 vit e as ne 10 sepse demi eshte bere i madh dhe ndreqja do kohe. Metodat e presidentit te tanzanise mund te jene efikase por sic u tha edhe me siper zor se funksionojne ketu te ne, se ste len BE e kallam kusuri me shoke por gjithsesi njerez te tille me karakter te forte dhe te paperlyer i bejne pune Shqiperise puna eshte se jo se nuk kemi te tille edhe sikur te jene pak por e keqja eshte se ne nuk i mbeshtesim … keshtu pra sa shajme poltikane e qeveritare qe larg ose afer i kemi miq e kusherinj se soji yne jane se nje grusht njerezish jemi bejme mire te rregullojme veten se prej aty nis ndryshimi.

  20. ANTIKORRUPSION says:

    MIREMENGJES!
    Ne fillim duhet t’i afrohemi Tanzanise.
    ——————————————————————-
    MIREDITA!
    Me pas duhet te krahasohemi me Malin e Zi.
    ——————————————————————
    MIREMBREMA!
    Pastaj duhet te luftojme te futemi ne Europe.

    1. TIMONIERI says:

      MIREMENGJES TE GJITHEVE!!!
      Dhe me keto atlete afrikane,
      Une do te vesh te gjithe shqiptaret,
      qe po integrohen si azilante ne Europe.
      Perpara se te ikin te me shkruajne ne portalin rilindas http://www.shqiperiaqeduam.al
      qe te bejme nje ndeshje basketbolli sebashku, do jete ne ndeshje edhe Erion Veliaj.
      https://theshoethatgrows.org/about-us/

  21. Bureto says:

    Rama mund dhe duhej të ishte më i vendosur, sidomos në fusha që i ka nën pushtetin e tij të plotë. Të tjerat nuk varen nga ai. Ne nuk e dimë se ç’kushtetutë ka Tanzania dhe ç’forcë ka presidenti i saj. Duhet të jetë shumë i fortë dhe që i ka duart e lira, sa i jep urdhër dhe kryeminustrit të vejë personalisht në inspektime. Ne nuk jemi në këto kushte. Ndaj duhet një orë e më parë SPAK-u, me të cilin fillon pastrimi i politikës nga lart poshtë. Rrugë tjetër, hëpërhë, s’ka.

  22. perkthyesi says:

    Aty ku situata e korrupsionit eshte e jashtezakonshme, masat duhet te jene po te jashtezakonshme, sic ka bere ky president! Fjalet e shumta (si ato qe degjojme vazhdimisht ne mediat tona nga politikanet tane “te vobegte”,) jane fukarallek! Rruge tjeter nuk ka, e s’mund te kete!

  23. Dersieger2000 says:

    Redaksia eshte e lutur komentet me fjalorin e ulet ordiner te mos i botoje dhe ti fshije. Nuk ka fare seriozitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje