"Ju tregoj pse Basha i tërhoqi protestuesit, Shqipëria nuk destabilizohet dot nga hordhitë orientale të korrupsionit"

29 Maj 2018, 13:01Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Nëse hordhitë e Saliut do të hynin të shtunën në shkallët e ministrisë së Brendshme, atje do të përplaseshin me punonjës të FBI-së që mbroheshin nga marinsat amerikanë.

E patë sesi iku me vrap Basha t’i ndalonte demostruesit e tij?
Po të kishin hyrë, do të ishte shumë mirë për shqiptarët, se do ta kuptonin në fakt që Shqipëria nuk destabilizohet dot nga hordhitë orientale të korrupsionit shqiptar.

Po kjo tregon qartë edhe rëndësinë që ka për Amerikën aleanca shqiptaro-amerikane.

l.
Mos mendoni se pranimi në Bashkimin Evropian është një mëshirë për shqiptarët e varfër: anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është domosdoshmëri e saj. Kjo është edhe një kërkesë e fortë amerikano-gjermane.

Sigurisht, që të kuptosh këtë, duhet ose të njohësh mirë historinë e Gadishullit Ilirik, ose duhet të jesh një fuqi e madhe në politikë.

Është e kuptueshme se ne shqiptarët njohim mirë historinë tonë, kurse politika amerikanë dhe ajo gjermane, si fuqi të mëdha, e dinë sot domosdoshmërinë e pranimit të Shqipërisë në BE.

Pse është i domosdoshëm anëtarësimi i Shqipërisë në BE?
Sepse tani në Ballkanin Perëndimor: në Shqipëri, në Kosovë, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, jetojnë afër 12 milionë shqiptarë.
Por ka edhe dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor – Shqipëria dhe Kosova.
Por ka edhe një shtet të tretë shqiptar që po del: Maqedonia.
Por është edhe procesi i albanizimit në Gadishullin Ilirik, sepse ortodoksët shqiptarë nëpër vendet sllavë po deklarojnë kombësinë e tyre shqiptare: kudo, në të gjitha vendet sllavë të Ballkanit Perëndimor.

ll.
Për të gjitha këto, korrupsioni kryeministror shqiptar sot është në dekadëncë të plotë. Është shumë i pafuqishëm dhe nuk ka fare aftësi që të prodhojë politikë popullore antiamerikane dhe antireformë.
Por edhe shitja e interesit kombëtar te fqinjët, sot është një pamundësi.
Për të gjitha këto, duhet të dorëzohet.

Sot shqipëria është një vend i rëndësisë së veçantë për politikën globale antiterrorizëm, ka gjithashtu rëndësi të interesit të parë për Shtetet e Bashkuara në lidhje me politikën e ardhëshme, por edhe për politikën gjermane, sepse politika e Perëndimit të lartë, amerikano-gjermane, është e zhgënjyer ndaj vendeve sllavë dhe Greqisë në Ballkanin Perëndimor. Por ka edhe një interes të madh ekonomik.

Në të vërtetë sllavët dhe grekët janë vënde që kanë mbijetuar në histori, në dy shekuj, me luftën kundër shqiptarëve: me represionin kundër gjuhës shqipe, me genocidin antishqiptar dhe me pushtimin e territoreve shqiptare.

Jashtë pushtimeve të territoreve shqiptare Serbia, Greqia, Mali i Zi, dhe Maqedonia nuk do të ishin dot shtete të mëvetësishëm.
Ja, pikërisht ky fakt i vërtetë historik e ka kthyer politikën e lartë perëndimore dhe sidomos atë amerikane, drejt ngritjes së shqiptarëve, dhe Shqipërisë e Kosovës në Ballkanin Perëndimor.
Por ky është edhe shkaku i natyrshëm që Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bshkimin Europian, dhe prandaj, çelja e negociatave në këtë qershor, është diçka ë sigurt.
Kurse duhet theksuar se, pikërisht për këtë, korrupsioni shtetëror shqiptar është i humbur, dhe, sa më pak rezistencë të bëjë, aq më mirë do të jetë për të.

20 komente në ““Ju tregoj pse Basha i tërhoqi protestuesit, Shqipëria nuk destabilizohet dot nga hordhitë orientale të korrupsionit””

  1. BE 2025 says:

    Te ka ngelur ora te lufta e klasave o Taku Avukati.


    Dy Take ka Shqiperia, baba taku dhe avukat taku!

  2. Holandezi Fluturues says:

    Ta thashe dhe dje avokat!
    Respekte per proeuropianzmin dhe proamerikanizmin tuaj.
    Por ule pak dozen e nacionalizmit sot ne 2018.
    Nuk eshte ajo kohe, situate, kushte dhe faktore..
    Na duhen edhe fqinjet.
    Ne Europen ku duam te shkojme “pushket” nuk mbahen ngrehur..
    Aq me mire qe ashtu siç thua po fryjne erera te mira.
    Po jo nacionalizma dhe lufte avokat..
    Pune dhe Paqe!

    1. Bellkameni says:

      Hollandez
      Atdhetarizmi nuk eshte nacionalizem.
      Pershendetje

  3. nje koleg says:

    O Taku! Nuk te kuptoj dot: “a je i mare a shtihesh”

  4. aha, tha Nastradini says:

    hapni porten e se vertetes o mjeranet e meros…mos mbani peng komentet…..

  5. Kombi says:

    Berisha & Co bejne cdo perpjekje per ta destabilizuar Shqiperine ,jo vetem per te ruajtur pasurine e vjedhur nga ky shtet , por dhe se jane Antishqipetar te lindur dhe te lidhur me UDB . POLITIKA E TIJ E POSHTER, E KA LENE SHQIPERINE NE CDO SEKTOR SHUME MBRAPA . NE EUROPE NUK BEHET PLLITIKE ,POR EKONOMI . KETU KA VETEM POLITIKE, SI NE KOHEN E ENVERIT . UROJ TI VIJ FUNDI CERDHES SE ARMIQVE TE SHQIPERISE .

  6. Ja ke then bash si i takon Kermes Orientale qe
    po qelb Shqiperine ktu e 500-vjete kte Toke te Shqiptareve ,
    duke u bere pengesa kryesore e cdo regresi e mbetjes pas te Shqiperise
    perball vendeve te tjera te Ballkanit .
    Kjo fara e djallit te orientit mbjelle ne kte toke helmoj gjithcka.

    1. Edi says:

      O idiot, te pelqen gjuha e pleniumeve? Pse e njoh une kete kategori njerezish te afte te flasin nje gjuhe te vdekur si kjo jotja?! Lol,koqe djale.
      Masturbim patriotik…

      1. pirdhuni ne qipro ! says:

        O grek i dhier! jemi me shume se 12 milion dhe 84000km2.! Ne nuk kerkojme pushtim por clirim nga pushtuesit.

  7. Vedat Shehu says:

    Te lumte, o Spartak Ngjela per kete shkrim te shkurter qe shpreh vertetesine e konflikteve ne Ballkan qe nga koha e perfundimit te luftrave Iliro-Romake(Latine) dhe pushtimin e mbare trojeve Shqiptare (Iliro-Arberore) dhe qe kur Ballkani u quajt “Provinca Romake e Ilirise (Ilirikum-it). Per me teper, vertetesi e parashikimit tuaj, se e verteta eshte ne proces rivendosjeje nepermjet drmokracise Euro-Atlantike (NATO), eshte gjeniale. Pse? Sepse e verteta dhe marredheniet e ndersjellta te barabarta midis kombeve te Ballkanit, do ta bejne Ballkanin Perendimor modelin e progresit dmokratik boteror “Pa dallim, idesh, etnish, kombesh dhe fesh”.
    Mediokria se bashku me korrupsionin e politikave sunduse po ngordh”. Pershendetje Spartaku i Madh.

    1. Che Guevara says:

      Per cfare e lavderon kete te rrjedhurin Taku?
      Ne se e ndjen veten se ka aftesi ne jurisprudence,pse nuk jep mend ne kete fushe,por shet dengla ne politike pa buke?
      Derdellit Mul Noka me politike,po keshtu edhe Taku!
      Ku eshte ndryshimi ketu?
      Nje vere ne uje!
      Taku vdes duke bere servilizma per nje post ministri!
      Je i pa afte o Taku ne fushen tende!
      Njelloj si agronomet dhe veterineret qe kane mbushur Kuvendin me deputete sa per te ngritur doren sipas urdherave vte padronit te tyre!

  8. Fieraku nga Ferrasi says:

    Ky nuk ka rrjedhur
    KA PJERDHUR.

  9. Ilir says:

    Po Ngjela!
    Populli shqiptar e ka care historine…ne dore… nen ….
    Ik o idiot , o patetilk , o debil qe uleret per pak vemendje…

  10. Edi says:

    O spartak,rrofsh,sot e hape shpejt kafenene.

  11. Lennard says:

    Z.Avokat e ke ujdisur mire shkrimin.Po kur do te futen ne rjeten e Daj Samit Sali gerdeci,Like Floriri,Mona Baxhella ,Fatke Baftjari,Lul-Hajduti dhe me rradhe taboret e tyre?????

  12. "BOHOTINA" says:

    Spartaku e njeh mire historine. Disa medioker me lart ia futin kot. Gjeja me e bukur qe ka thene sot eshte: Gadishulli Ilirian. Per here te pare Ballkanik eshte thene ne 1908. Lexoni Konicen per kete qe e emron keshtu Ngjela. Injoranca te heshte.

  13. sapa says:

    Shqiperia eshte e destabilizuar dhe biles e kriminalizuar deri ne kulm avokat dhe ska navoje ta destabilizoje me njeri ne kete shekull ashtu sic edhe nuk e ben dot kush ne kete shekull!Brezat tjere pas nesh ndoshta por nuk e perjeton as ti as ne!

  14. Nandi says:

    I hidhni nje kocke Spartakut se vajti 5 vjet me numra romake pa asgje brenda ,thjesht uje,demagogji, rrjedhje…

  15. Selo says:

    Narsicizmi qenka semundje ngjitese…ka ndenjur afer Rames ky “qe i di te gjitha”.

  16. Liu says:

    Lol, ky eshte idiot,po vertet idiot. Vuan nga mosperfillja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje