Deputeti i PD-së, kundër kolegëve të tij: Lëreni Xhafajn e Tahirin, këtu kemi ardhur për tjetër gjë

29 Maj 2018, 10:54Politika TEMA

Deputeti Dashamir Shehi ka dalë kundër kolegëve të tij të Partisë Demokratike.

Ndërsa ata përplaseshin me Erjon Braçen për Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin në Komisionin e Ekonomisë, Shehi ka kërkuar që të mos merren me këtë debat.

Ai ka kërkuar nga kolegët e tij, që të diskutonin për çështjen e ditës, dhe që kishte lidhje me ekonominë, pasi sipas tij, kjo gjë është më e rëndësishme se debatet e përjavshme tashmë të opozitës, për Xhafajn dhe Tahirin.

Më pëlqen të merremi me këtë fondin, se ka shumë gjëra për të diskutuar.

Sot kryefjala e të gjitha punëve është kjo”, tha Shehi, që ka ndërhyrë për të ndërprerë debatin mes Braçes dhe Edmond Spahos, pasi ky i fundit ishte duke i kërkuar llogari kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, pse u lirua Saimir Tahiri, a thua vendimi ishte marrë nga Erjon Braçe.(TemA)

6 komente në “Deputeti i PD-së, kundër kolegëve të tij: Lëreni Xhafajn e Tahirin, këtu kemi ardhur për tjetër gjë”

  1. NNP says:

    Po qe kuksian je gjysem hajvan

  2. Halili dhe Balili says:

    Gelltiti dhe ky dikur nje gote te prishur dhe tash do vjelle tan jeten, si Lu.
    Kjo tregon qe Tahiri dhe Xhafajt jane burra te ndershem, kot flasin dhe dine mileti dhe kemi halle ma t’mdha n’Shqypnine etnike.
    Rrofte Baba Taku qe na tregoi si jane keto pune.

  3. I drejti says:

    Çuditem qe Rama ketij Spahos i thote “profesor”. Me siguri tallet me te pasi ky fare profesori me duket nje njeri me inteligjence nen minimalen. Me duket nje dallkauk qe truri i punon vetem ne nje pjese te tij.

  4. Pitkini says:

    Eshte e vertete,qe Tahirin nuk e la te lire Braçe,por hajde mbusi mendjen gomareve te pd-ke.Ata jane kafshe,dhe sillen si kafshe,dhe vendin e kane ne pyll me kafshet. Eshte rastesi qe ndodhen ne parlament.

  5. agimi nga Maqedonia says:

    Mond Spaho eshte xhuxhi i xhuxhave qe ne kohen e Enver Hoxhes ka punuar drejtor ne rezervat e shtetit. Duhet te kishe biogarfi te kulluar te punoje ne rezervat e shtetit. Pastaj u be minister ei PD dhe vodhi sa i dersh qefi ne shitjet e hotel turizmeve te shqiperise. Per keto Kontrolli i Larte i Shtetit kerkoj ish presidentit Sali cjapit plak serb per ta larguar nga detyra dhe te mos punonte me ne administraten e shtetit.

  6. Sociologu says:

    Dashamir Shehi eshte nje politikan professional,I mencur dhe teper I ekuilibruar ne trajtimin e probleme politike dhe sociale.
    I vetmi politikan ne Shqiperi qe keshillon brezin e ri te qendroj large nga politika,te afrohet me librat,sportin,muziken,dashurine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje