Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ata theksuan se Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të kryer këtë Reformë Zgjedhore.
“E falenderova Thomas Greminger për ekspertizën që OSBE i ka ofruar Kuvendit për legjislacionin, veçanërisht për Reformën Zgjedhore në Shqipëri.
Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të kryer këtë Reformë. Ndryshe nga herët e tjera kemi filluar nga puna që në fillim të kësaj legjislature, për t’i dalë përpara problematikave”, tha Ruçi
Ruçi dhe Greminger nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin ri “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”.(TemA)