REPLIKAT/ Deputetët e PD-së përplasen me Erjon Braçen: Je bërë si Ali komiku. Deputeti socialist: Të paktën s’jam si Lulzim komiku

29 Maj 2018, 10:47Politika TEMA

Deputetët e PD-së edhe këtë javë në komisionet parlamentare, temë kryesore të tyre kanë pasur ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Vetëm se atij tani i kanë shtuar edhe lirimin e Saimir Tahirit.

Ata janë përplasur me Erjon Braçen në Komisionin e Ekonomisë, duke kërkuar që të flitet pikërisht për Xhafajn dhe Tahirin, edhe pse ky komision s’ka lidhje me çështjet ligjore.

Spaho: Nuk kanë turp as skuqen as zverdhen, ia hedhin fajin opozitës, e cila në fakt është investuar prej vitesh për hapjen e negociatave. Madje edhe ky qëndrim që po mbajmë, synon të japim shembuj konkretë që po luftohet krimi dhe po priten lidhjen e tij me qeverinë.

Ju shkoni më tej, lironi edhe atë që ishte në arrest shtëpiak dhe mbani ministrin e Brendshëm, kur nuk keni pse e mbani. Ne po punojmë për kushtin kryesor, më pas është përgjegjësia juaj nëse negociatat dështojnë, dhe ju do përballeni edhe më ashpër dhe më fort me zemërimin e qytetarëve të këtij vendi.

Braçe: Kur jeni seriozë, kur hidhni këngë e valle, apo flisni në komision? Thatë që ajo që bëjnë prokurorët është shumë e rëndë. Nuk ka asnjë lidhje me ne, prokurorë janë ata që emëruat ju, gjykatës po ashtu. Nuk ka lidhje me ne.

Spaho: E di ça kënge ke kënduar dhe do vazhdosh të këndosh, po të kujtoj kryeprokuroren dhe atë të Krimeve të Rënda, dhe citimet e ambasadorit amerikan, gjykata vendosi mbi presione.

Braçe: Kolegët që merren me çështje të jurisprurudencës ju kanë mësuar se kryeprokurorja nuk ka më asnjë ndikim në çështje konkrete.

Spaho: Je bërë si Ali komiku.

Braçe: Mjafton të mos bëhem si Lulzim komiku. Prokurorët kërkuan arrest me burg për Tahirin, nëse keni problem me gjykatësit, drejtohuni në KLD, e keni të tuajën, e zotëroni nga i pari tek i fundit. Ata i kanë emëruar, ata i mbajnë në detyrë.(TemA)

6 komente në “REPLIKAT/ Deputetët e PD-së përplasen me Erjon Braçen: Je bërë si Ali komiku. Deputeti socialist: Të paktën s’jam si Lulzim komiku”

  1. Elsi says:

    Na lodhen kta u ben si e papagall

  2. Hima says:

    Pse nuk i nxjerrin jasht kta qe bllokojn, nuk duan te punojn nxirre jasht.

  3. Shoku " Shpati " says:

    Eri I vogel sa nje gogel . As u zgjat dhe as u zgjua !

  4. Yllka says:

    O edmond po ti je edhe profesor nuk te shkojn kto gjera.

  5. elton says:

    Bllokimi i jetes normale te parlamentit kurre nuk sjell gje te mire.

  6. likja says:

    Dash surrat plenci tha se PD nuk ka ushtruar asnjehere dhune. Vellai i tij Edmond rrota thote se opozita u derdh e tera ne shesh per ptoteste. Keta jane bere per te qare e per te qeshur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje