DEBATET/ Noka akuzon te “Ligjet”, Manja përmend "Gërdecin", reagon ish ministri i Mbrojtjes Mediu që tallet me tragjedinë: Bëmë reforma, ndaj...

29 Maj 2018, 12:16Politika TEMA

Deputetët e Partisë Demokratike ashtu siç u vendos një ditë më parë nuk i kanë bojkotuar komisioniet parlamentare.

Të pranishëm tek “Ligjet” ata nuk i kanë kursyer akuzat ndaj qeverisë, e kanë debatuar me të majtët.

Ndërkohë që Flamur Noka e quajti të padrejtë lirimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dhe mos dorëheqjen e ministrit aktual Xhafaj, në krah të tij qëndronte i ulur Bashkim Fino, i cili e ka ironizuar duke e duartrokitur.

Ardhjen në komision Noka e ka justifikuar vetëm me hapjen e negociatave për shqiptarët në qershor, ndërsa kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ka kujtuar kontributin e socialistëve pas shpërthimit të Gërdecit. Në lidhje me këtë ai mori edhe një përgjigje nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ministër i Mbrojtjes në atë kohë.

Noka: Nuk doni t’ja dini për protestat e opozitës dhe aksionin e qytetarëve ju. Me këtë maxhorancë të inkriminuar, të zhytur në drogë ne duhet të shkëpusnim çdo marrëdhënie.

Ne edhe këto ditë do kontribuojmë që të hapen negociatat, por me këtë arrogancë që shfaq Kryeministri në këto 5 vite, kam frikë se sinjalet janë dhënë. Jemi prapë për t’ju paralajmëruar. Më kot përpiqet Edi Rama të shantazhojë opozitën.

Fino duartroket.

Manja: Ne ishim opozitë kur ndodhi Gerdeci, ua dhamë dorën për të futur Shqipërinë në NATO. Thirrja ime vazhdon për reflektim nga ana juaj edhe në këtë rast

Noka: Kontributi jonë ka qënë gjithmonë

Fino-Manjës: Toleranca juaj ka kaluar çdo kufi. I dëgjuam tre kolegët e opozitës, ne do reflektojmë siç na thanë këta. Shumë mirë që e dëgjoi edhe media, por a mund ta ndërpresim këtë retorikë dhe të vazhdojmë punën me projektligjet për të cilat jemi mbledhur?

Noka: Reflektim do ishte të mos bëheshit barrikadë e integrimit, e ti kthenit lirinë Tahrit. Ndërkohë që Xhafaj duhet ta kishte dhënë dorëheqjëen me kohë

Manja: Të lutem a mund ta vazhdojë fjalën zoti Mediu?

Noka: Ju i jeni bërë barrëkadë integrimit

Mediu: Antarësimi dhe marrja e ftesës së Shqipërisë në NATO nuk ka ardhur për shkak të tolerimit tuaj, por për shkak të reformave të qeverisë sonë në atë kohë.

Për më tepër dëgjuam ata që ishin skeptikë ndaj Shqipërisë, nuk i anatemuam siç bëni ju sot. Kjo çështja e integrimit duhet të na bashkonte. Rrezik për rajonin tonë është influenca ruse.

2 komente në “DEBATET/ Noka akuzon te “Ligjet”, Manja përmend “Gërdecin”, reagon ish ministri i Mbrojtjes Mediu që tallet me tragjedinë: Bëmë reforma, ndaj…”

  1. Bushi says:

    More Medi shejtani,por ajo po kerkohet qe çeshtja e inegrimit te na bashkoi,por ju qe lehni si qente e zgjebosur dite e nate jini kundra integrimit per ne BE.Edhe per kete kini folur hapur,kundra,duke paguar edhe europarlamentar si ne Gjermani e Holland apo kudo,qe shqiperia te mos integrohet se nuk i ka kushtet.Nga ana tjeter ti maskara thua hajt te bashkohemi.Yyyyy hipokrite te ndyre.

  2. Kulla e Viçidolit says:

    Si marr vesh keta !
    Keta çfarë Po thonë tani?
    Ik ti I thone Xhafës qe te vij Noka ose Mediu..
    Akoma “gjalle” ky Mediu?
    Pa llogarrit pislliqet dhe trafiqet qe ka bere kudo qe ka qene..
    Ky eshte “krahun i pushkës” i Salës ne Gerdec..
    Habitem se si rrotullohet Shqipëria nga të njëjtët njerëz..
    Dikush kohe me pare nxorri nje levizje KATARSIS.
    Katarsis ai nuk beri por iku vete..
    Mqs këta nuk degjojnë me ik vetë.
    A nuk mendoni o njerëz qe duhet nje KATARSIS ne politiken Shqiptare nga te gjitha anet??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje