Italia thirrje BE-së: Jemi pro çeljes së negociatave, shikoni progresin e Shqipërisë

29 Maj 2018, 11:39Politika TEMA

Ambasadori italian Alberto Cutillo i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që para marrjes së vendimit mbi çeljen ose jo të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, të shqyrtojë progresin e vendit.

Ai jep mesazhin pozitiv se “Roma Zyrtare” është pro çeljes së negociatave.

Diplomati i lartë në vendin tonë apelon që vendet e tjera të mos jenë bllokuese.

Është historia e dy popujve, që shkon përtej financimeve, që nëpërmjet këtij deti takohen dhe përpiqen të bëjnë së bashku atë që mund të bëjnë më mirë.

Kjo është një javë, në të cilën duke festuar festën e Italisë, jemi përpjekur të bashkojmë përbërës të ndryshëm. Do të kemi festivalin e Ermal Metës.

Historikisht kemi pasur komunitetet shqiptare që kanë emigruar në Itali shumë herët, por që kanë ruajtur identitetin e tyre.

Ndërsa vitet e fundit kanë emigruar më shumë se gjysma e shqiptarëve, ku 250 mijë prej tyre kanë nënshtetësi të dyfishtë.

Ne duam të bashkëpunojmë më shumë për të zhvilluar edhe më tej potencialitetin mes dy vendeve.

Të ndihmojmë komunitetet shqiptare, që kanë nevojë për zhvillim e punësim. Të shohim përpara me pritshmëri të mëdha, një e ardhme që do ta shohë Shqipërinë në BE. E mirëpresim Shqipërinë në familjen evropiane”, tha Ambasadori Alberto Cutillo. (TemA)

 

2 komente në “Italia thirrje BE-së: Jemi pro çeljes së negociatave, shikoni progresin e Shqipërisë”

  1. says:

    Pedofilët e Vatikanit spo merren me qeverin e tyre

  2. Pitkini says:

    Bravo.Po plas nga inati Saliu dhe Basha.Plaçi dhe u befshin mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje