"U nis për shkarkim, përfundoi në… votëbesim"

29 Maj 2018, 11:25Politika TEMA

Nga Bedri Islami

Dy javë më parë, pas disa paralajmërimeve “serioze”, zyra juridike e Shqup-it, shpalli zbulimin e saj: përgjimin e Agron Xhafës, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në bisedë me atë që fillimisht u quajt Bashkëpunëtori X.

Ishte një dalje e paralajmëruar. Kishte shumë javë e muaj, që kur zoti Xhafaj mori përsipër drejtimin e Komisionit për reformën jetike në sistemin e drejtësisë që opozita mendoi se kishte gjetur “thembrën” e luftës politike të saj: Vëllai i zotit Xhafaj ishte dënuar në vitin 2002 në shtetin italian për trafikimin e lëndëve narkotike.

Megjithëse që nga viti 2005 dhe deri në shtatorin e vitit 2013 kjo opozitë kishte qenë në pushtet, e për më tepër në disa muaj të vitit 2017 kishte pasur në duart e saj edhe ministrinë e Brendshme, edhe atë të Drejtësisë, çështja Xhafaj, vëllai, nuk ishte ngritur asnjëherë prej tyre. Kishte qenë një gjë e mbuluar, e lënë në heshtje, edhe nga vetë shteti fqinj, dhe, papritmas, si në luftërat politike, ku shkaku kthehet në sebep, u rihap.

Pas përgjimit, në entuziazmin e ankthshëm, i pari që u prononcua publikisht ishte zoti Berisha. Mbi të gjitha ai mori përsipër autorësinë e përgjimit, si një vepër e partisë së tij, kur gjërat dukeshin ende të mjegullta.

“Vëllain e Xhafajt e kemi përgjuar me kujdes, por nuk e nxjerrim dëshmitarin, se na e vrasin. Absolutisht në përgjim është Agron Xhafaj, i regjistruar me kujdes të plotë. Ai e meritonte 100 herë atë regjistrim. Burimi nuk nxirret. Kush është personi X? Personi X vinte nga Italia”.

Kjo ishte deklarata e parë futuriste e Berishës. Askujt nuk i lejohet të harrojë, aq më tepër duke ditur se si vazhduan gjërat.

Në rrjedhën e deklarimeve do të futej dhe Basha, aspiruesi i përgjimit, së bashku me një treshe “musketierësh politikë”.

Dy ish-ministra dhe një tenderues seksi, por besnik deri ku nuk thuhet i Bashës, e shoqëruan atë. Ishte rëndësia maksimale që dëshmonte sulmi politik i shqupasve, por edhe tentimi që pas paraqitjes së ndjeshme politike të infektohej ideja se kishte diçka të vërtetë, në mos shumë të vërteta.

U kërkua koka politike e ministrit Xhafaj dhe, si e ka në natyrën e tij, Berisha shkoi edhe më tej: kërcënoi me hedhjen në lumin e Lanës të qeverisë shqiptare, ndërsa kokën e Ramës askush nuk e dinte se ku e shpinte. Një ëndërr e vjetër makabër, që në një emision TV shkoi në kufijtë e absurdit, si një epilepsi politike, duke vënë në duart e tij një snajper për të goditur.

Punët po shkonin drejt rrokullisjes. Njeriu i fshehur pas Bashkëpunëtorit X u bë i njohur. Si thotë vetë ai, u bë i njohur nga që Vlora ia kishte njohur zërin. Agron Xhafaj, pasi nënshkroi një padi penale, regjistroi zërin në prokurori, u vetëdorëzua dhe ndodhet aktualisht në njërin nga burgjet italiane.

Ndërkohë u bë e njohur se “personi që kishte ardhur nga Italia” sipas Berishës, ishte një banor i Vlorës, por jo vlonjat, i njohur si trafikant droge, i punëve të pista, sherrxhi e bixhozxhi, shpesh herë i papunë, por që na shfaqej edhe si biznesmen në protestat politike të PD-së.

Kishte hedhur alibinë e një hakmarrje ndaj Agron Xhafës, pasi nuk i kishte dërguar një paketë cigare kur kishte qenë në burg, çka ishte shkërmoqur shpejt.

Thesi po grisej me shpejtësi. Shumë gjëra po dilnin prej tij dhe po nxirrnin një të vërtetë që po rrokullisej bashkë me përgjimin.

Një natë të vonët, ende pa gdhirë, gazetari investigativ, Olldashi, i cili kishte nisur përgjimin, do të thirrej me urgjencë në selinë e PD-së.

Dëshmitari X, i njohur më pak si Albert Veliu dhe më shumë si babale, kërkonte të fliste. Thirrje shtrigash, ende natë. Më është kujtuar një dy vargësh “Të thërret kapidan Gjika, të do për punë të liga”. Përse kaq herët? Babale ishte nisur për rrugë të gjatë. Ai sipas zyrës juridike shqupase, do të bënte dëshminë dhe do të largohej. Ky do të ishte shpërblimi i dytë i tij.

Babale u shfaq më në fund i plotë. Italiani i Berishës u bë i njohur si babale i Vlorës. Lëvizja për rrëzimin e Xhafajt mori emrin si lëvizja babaliste.

Revolucioni francez që predikoi Basha mori emrin revolucioni babalist. Protestuesit e dhunshëm  u ngritën me flamurin e Babales. Një kauzë e ngritur mbi emrin e një trafikanti natyrisht të dërgon në trafikimin e ideve, të protestave dhe bëhesh i pabesueshëm.

Befas, me gjithë shpalljen e madhe, tani askush nuk i del më për zot përgjimit. Babale, duke ndjerë frikën dhe duke mos mundur të arratiset bashkë me familjen në një vend europian, ku mendonte se si “hero “ do të merrte strehimin politik, i pari desh të hiqte fajin nga vetja. “Nuk e regjistrova unë, Agroni regjistroi veten”. Me gjithë gafat e pazakonta në intervistën e tij, kjo ishte më budallaqja. Si të thuash, budalla si Babale.

Gazetari shkoi në rrymë të kundërt: unë i dhashë një përgjues Babales dhe ia mora sapo u kthye nga biseda me Agron Xhafajn. Kështu më tha ai, se nuk e pashë vetë Agron Xhafajn”.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, investiguesi pasi kishte pasur frikë nga drejtësia e kapur, megjithëse në atë kohë kryeprokuror ishte njeriu i PD-së, më shërbyesi ndaj saj, Llalla, i ishte drejtuar PD-së dhe e kishte “harruar” regjistrimin. Nëse ishte apo jo zëri i Agronit ai nuk e dinte. Sipas tij këtë mund ta bënte vetë PD-ja.

Duke ndjerë fundosjen e një krijimi monstër, PD-ja dha edhe pjesën e dytë të udhëtimit drejt marketit të drogës.

Megjithëse përmes një kanali TV dhe një gazetari të njohur, gjithçka ishte e përgatitur në shqup-in politik. Dy vetë, njëri trafikant dhe tjetri gazetar që kërkojnë drogë.

Ka shumë zhvillime të tjera dhe qindra pikëpyetje: që nga dyshimi i ligjshëm se si siguruan rreth 24 mijë euro gazetari dhe Babale për të blerë drogën, përse trokitën pikërisht tek Salianji dhe roli i tij në gjithë këtë përpjekje për rrënimin e  shtetit, deri tek pyetja që mund të ketë një përgjigje të frikshme: ku përfunduan 20 kg e drogës që blenë së bashku gazetari dhe Babale.

Mbi babalizmin si një mercenarizëm trafikantësh u ngrit edhe kauza e protestës, së cilës, me një turr të egër politik dhe fjalor vrasës iu përgjigj edhe LSI-ja.

Është ndoshta protesta më e çuditshme në gjithë këto vite. E thirrur nga opozita për të përmbysur Xhafajn, në fakt ajo u bë mbështetëse e kauzës  së tij, reformimin e domosdoshëm të drejtësisë dhe të policisë së shtetit; e thirrur për t’i thënë ik Ramës dhe Xhafajt, ajo u bë në fakt shenja që tregon përse na duhet ende të rrimë nën pushtetin e një qeverie që është shumë më e mirë se sa kjo që na afrohet, megjithëse nuk është ajo që kemi pritur.

E thirrur si një lëvizje e përgjithshme bllokuese e shtetit, ajo i hapi rrugë edhe më tej shtetit në veprimet e tij.

E nisur si një lëvizje për t’i thënë gjithë botës demokratike se këtu qeveris një strukturë që ka në vete një trafikant, në fakt u bë nismë për të besuar edhe më tej, pikërisht atë që sulmohej duke pasur në duar lëvizjen babaliste të një trafikanti.

Ndodhi e kundërta e dëshirës për të cilën ishin thirrur mijëra njerëz: Deri tani asnjë institucion ndërkombëtar dhe asnjë përfaqësi ndërkombëtare nuk ka mbështetur veprimin politik të PD-së, ndërsa besimi i brendshëm tek shteti është rritur.

Me gjithë dëshirën e një plaku marroq me instinkte vrastare flamuri i “fitores” nuk u ngrit mbi dikasteret shqiptare; në të kundërtën, sinjalet ndërkombëtare, tejet të ndjeshme, i dhanë shansin Bashës të tërhiqte njerëzit e tij nga sulmi mbi një institucion.

Ëndrra e Berishës për të vrarë dhe gjak përfundoi me një goditje ndaj shefit të një redaksia opozitare, çka është e dënueshme. Shefi i gazetës u bë prijës metingashësh dhe është e çuditshme se si vetë vetë kishte besuar atë që kishte shkruar, kur të tjerët nuk e kishin besuar.

Përse ndodhi e gjithë kjo:

Përse nisja e një procesi skarco të përgjimit u kthye si një votëbesim masiv ndaj shefit të qeverisë dhe drejtuesit të Ministrisë së Punëve të Brendshme?

Përse, me gjithë zellin e opozitës, thirrjet, pritjen e protestës më të madhe në histori, rrethimin e institucioneve deri në dorëzim, linçimet politike me kërcënime skandaloze, të gjitha përfunduan në një hiç të madh për opozitën dhe në rikthim të shpresës për shumicën qeverisëse?

Opozita gjeti kohën e gabuar, mjetin e gabuar, formën e gabuar dhe njeriun e gabuar për të bërë një kauzë, që edhe e gënjeshtërt ishte shumë e trashë.

Ajo gjeti kohën e fillimit të shpresës për të goditur shpresën. E mbetur në shkretëtirën e ideve, thatësi politike dhe shterpë në vizionin e saj, opozita nisi aksionin e saj pikërisht kur duhej ta kishte ndalur. Ajo bëri pakt me djallin, kur duhej të kishte bërë pakt me qeverinë për të mirën e vendit.

Thirri në skenë një trafikant dhe mori përsipër rolin e regjisorit për të mos qenë Shqipëria pjesë e Europës.

U përpoqën që, përmes revolucionit babalist, të krijonin imazhin e demokracisë. Në vend që të bënin pakt, për të qenë vendi ynë si gjithë Europa, bënë pakt me djallin dhe menduan se, duke qenë jashtë Europës, rriten kredencialet e saj.

Në fakt, ndodhi e kundërta. Nuk mund të jesh hero kur je kundër vendit tënd. Nuk mund të ngrihesh në piedestal duke pasur për bazament babalen.

Ishte një protestë e çuditshme, e cila u nis për të nxjerrë sytë e një ministri dhe për të hedhur një qeveri, por, në fakt i ndreqi vetullat atij dhe i dha të drejtë qeverisë.(Dita)

12 komente në ““U nis për shkarkim, përfundoi në… votëbesim””

  1. Kulla e Viçidolit says:

    Kronologji shume e sakte..
    Dhe pak analizë!
    Gjithesesi pena te tilla i duhen ketij vendi.
    Sa pa u politizuar edhe më..

    1. Halili dhe Balili says:

      Vazhdon propaganda e Edscobareve, me audi, vllazen kriminela e off-shore accounts.
      Mire se vini n’Albaniston!

    2. @ says:

      Paske sy te forte, or ti i Vicidolit. Qe nga kulla e Tropojes e dallove “penen e forte”. Te lumte, e fitove diten..

    3. Bushi says:

      Bravo! E lexova me endje kete shkrim dhe me la pershtypje te mira per shkrimshkruesin.Pd-ke vertete,me skandalin e videopergjmit,i nxori bojen vehtes.Turperuan jo vetem vehten e tyre por edhe te elektoratit te pd-ke.Si munde te meret nje deshmitar i mbaruar e i shtrydhyr,si Albert Veliu,qe eshte njeriu me paranoje dhe me skandalozi i Vlores? Pse ra kaq poshte Basha dhe Berisha me kete vrrom njeri te droguar e burgaxhi i felliqur? Te ky monster e keqe vari shpresat Berisha e Basha,per te shkarkuar Ministrin e puneve te brendsheme.Shume keq,dhe turp.Turp edhe per deputete muskotjere Alibeu,Salianji etj qe u perlyen ne kete turp.Fatmir Xhafes,ne kete rast iu rrite autoriteti.Po keshtu edhe Rames.Gojet e liga le te flasi ç’fare te duan,por e drejta eshte e drejte.

      1. Jaho Gjoliku says:

        Eh mër Bush.
        Keshtu thua ti. Por pyet ate trapin me lart qe nuk mBush fare, dhe qe e quan veten Halili dhe Balilii.
        Ka edhe me keq nga Basha. Ai e thotë, por nuk e beson as vete. Ky Halili dhe Balilii eshte kaq budall sa e beson. Eshte keq fare. Nuk ka derman.

  2. Une,Lubonja says:

    Mundet qe te ioshte e mundur qe Saimiri,Xhafaj te kishin dhene doreheqjen ne kohe?! Por jo per tekat mafioze te Saliut per te shpetuar koken! Degjon gjysem analfabetin Noka qe ben gabime ortografike kur flet, spiun i serbeve dhe mercenar i Saliut! Degjon Mediun qe flet per krimin e organizuar qe ka vrare 28 ne Gerdec ?! Degjon Lulin qe flet per moral?! Degjon Saliun qe flet per diktator Ramen dhe hesht! Hesht dhe mendon! Ku jemi? O ZOt ne se ka ku je?! A degjon se cfare po ndodh! Kriminelet po akuzojne qeverine e bute te Rames! Sigurisht duke e krahasuar me drurin qe na jepte Berisha! Po i late keta hajdute dhe vrases te kakarisin s’ka te ardhme!

  3. Lili says:

    Nje shkrim real dhe mjeshteror! FALEMNDERIT! Urojme te lexojme me shume shkrime te tilla…mjaft ne ne llumin e kazanit lubonha shkurdhaku e bushati…tani rrine si te dhjete sepse thirrjet e tyre luftenxitese e antishqiptar popullu i hodhi ne hale.

  4. ALBAN DEGA says:

    EDHE PRESIONE EDHE RYSHFETE … APO AS MISH AS PESHK… !

    – Vetem gjykatesit e kane celesin e zgjidhjes se
    enigmes ….

    – Thirrje gjykatesve te Tahirit: Ose pergenjeshtroni
    ose denonconi shantazhuesit dhe ryshfetxhinjt,
    kushdo qofshin ata !

    – Nga Manjani tek Kasmi- Fake News ala Putin me
    flagrance

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si shantazhi edhe ryshfeti per te blere e korruptuar drejtesine jane krim
    i mirefillte dhe rende.
    Po aq i rende eshte edhe fabrikimi, sajimi , perhapja e lajmeve te reme, trukimi i videove si nga shoqeria civile, media e aq me shume nga “Banda e Gangstereve” politiko mediatike qe krimeve pa fund e madhore te tyre u shtojne edhe ate te konfliktit te interesit!?
    Cfare presin ata !?
    Pse nuk denoncojne ne prokurori!?
    Ose nese kane denoncuar pse prokuroria nuk arreston ne flagrance si ofruesit e parave ose shantazhuesit e tyre !?
    Nese ato jane intriga dhe akte terrori psikologjik e fizik te “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” te transmetuara deri tek ambasadat e huaja ne Tirane per te krijuar trazira e destabilizim te Shqiperise ala shtetrrethimi 1997 dhe ala grushti i klasik shtetit te 14 shtatorit 1998 qe e ngriti ne zenit dje Sali Berisha me ze e me figure, atehere kemi te bejme me nje komplot te ri te mirefillte kunder rendit kushtetues ne Republiken e Shqiperise!
    A nuk eshte kjo nje kurth i ri dhe veper penale e mirefillte e ketyre gjykatesve dhe prokuroreve qe jane qind per qind emerime te Kryepeshqve Sali Bujar Like Tik Xhind Xhoneve shqiptare !?
    Pra jane mall i se njejtes dore dhe prodhim Made In Sali Like Xen Fatmir Cizmja….
    Ka edhe nje rruge tjeter !?
    Mund te jete sajimi i radhes i Sali, Lul, Mul Like Mona Cizmes, Enkeled Gebels Alibeaj, Salianjin., Manjan, Petrit. Putinit per gjurulldine e radhes nga Partia e Babale Havales se Shqiperise Sali Berishes dhe korporates se kryekriminelave politike, biologjike dhe mediatike te tij..
    Mos akuzoni dhe ofendoni ambasadorin e nderuar amerikan Z. Donald Lu per keto djallezira ala shqiptare !
    Zoti Donald Lu iu referua burimeve nga Shoqeria Civile dhe media shqiptare, te dyja te infektuara nga viruset ala Fake News te Kremlinit dhe Putinit.
    Ambasadori amerikan nuk beri as hetuesin as gjykatesin e njeres apo tjetres barrikade te politikes kofliktuale shqiptare.
    Si ofruesit e parave edhe ushtruesit e presioneve mund te jene nga dy krahet e politikes shqiptare.
    Njera pale mund te kete ofruar para per korruptimin e gjykatesve per te mbajtur ne arrest shtepie ose me burg te Tahirit !
    Pala tjeter mund te kete ushtruar presion per heqjen e arrestit.
    Ose anasjelltas !
    Mundet qe njera pale ti kete bere te dyja, edhe presionin edhe parate, edhe kulacin edhe kerbacin !
    Cila eshte e verteta ?
    Gjykatesit jane celesi i saj !
    Nese vertete eshte bere edhe njera edhe tjetra ose te dyja, ata duhet te shprehen publikisht dhe te denoncojne cilindo qe ka kryer nje akt te tille te kunderligjshem!
    Nese nuk eshte e vertete as presioni dhe as ryshfeti, atehere eshte detyre ligjore e atdhetare e gjykatesve te dalin me deklarate publike dhe te pergenjeshtrojne mashtrimet, sajimet dhe intrigat ala RIA, ala GRU e ala Sputnik te Moskes te shoqerise civile apo burimeve mediatike te financuara fshehurazi nga Putini .
    Pervoja e hidhur e tollovise se “shoqerise civile” me armet kimike ruso-siriane dhe protesta perballe ambasades amerikane ne Tirane, jane deshmi teper e fresket per tu harruar si nga qeveria shqiptare edhe nga ambasada amerikane ne Tirane…
    Sa per shtypin shqiptar, sidomos per kazanin mediatik eshte fakt i mirenjohur qe ai eshte kthyer jo vetem ne nje faktor destabilizimi dhe dizinformimi ne sherbim te Moskes, por edhe financohet fshehurazi nga sherbimet e fshehta ruse ose agjentura e tyre e fuqishme ne Shqiperi !
    Sidoqofte edhe pjesmarrja e ambasadorit amerikan ne Shqiperi ne darken Gala te Like Floririt e Fatmir Mediut diten e protestes se shpartalluar te 26 majit dhe nje dite para gjyqit te apelit per masen e sigurise se Saimir Tahirit nuk ishte as zgjedhja dhe as zgjidhja e duhur per te hedhur ne efir as presionet as parate e ofruara mbi gjykatesit e saj …
    Perkundrazi ishte nje presion shume me madh se nga cdokush tjeter qofte ai Lulezim Basha apo Mona Cizmja, Ylli Manjani apo Enkeled Gebels Alibeaj, Ervin Salianjini apo Bledi Kasmi… i cili denoncoi vetveten po aq keqazi sa edhe Ylli Manjani sonte ne Opinion te Blendi Fevzi Toptanit …
    “ Policia me goditi pabesisht me shkop gome nga mbrapa … “ tha ai fjale per fjale me ze e me figure para mijera shqiptareve ne mbare Boten.
    Nderkohe plaga e tij e fashuar ishte ne pjesen e perparme te kokes ngjitur me anen e djathte te ballit …
    Shkopi i gomes nuk eshte nje shkop qe lakohet si llastiku !
    E dyta , sic e tregonin krejt qarte rregjistrimet e kamerave mbrapa Bledi Kasmit nuk kishte asnje polic, por vetem protestues te opozites se Babales dhe Havales se Partise se tij dhe Sali Berishes !
    Mjafton vetem ky fakt i gjalle per te hedhur poshte me neveri sajimet, mashtrimet, spekullimet ala Babale te kryeredaktorit te organit zyrtar te Partise se Havales se Shqiperise, Sali Berisha dhe ne teresi te medias se kazanit te tij e shoqerise civile shqiptare.
    Ndersa “ babai i jurisprudences boterore “ Ylli Manjani ia kaloi edhe ish-kryeprokuhorit te Sali Like Floririt, Adriatik Palla kur shpalli hapur se ai kishte qene dhe eshte “edhe sot hapur kunder Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut qe e kane rrenuar drejtesine shqiptare “
    Po ashtu me nje djallezi makiaveliste ala Aleksander Frangaj e Blendi Fevziu, ala Ben Blushi e Artur Zheji, ala Enkeled Alibeaj a Ervin Salianjin, linte te kuptohej se ai mund te kete qene nje nga interlokutoret e ambasadorit amerikan Donald Lu per zhvillimet e fundit ala Babale e ala Havale te Shqiperise.
    Ajo qe vene ne dukje vezhgues dhe komentues te shumte te lire ne te vetmet media me te vertete te pavarura shqiptare “ Tema”, “Dita”, “ Pamfleti “… pas takimit te ambasadorit amerikan me “ misionarin e djallit Sali Like Floririt, Ylli Manjani, Z. Donald Lu, ka nje fare terheqje nga aktiviteti i tij i fuqishem per zbatimin dhe shpejtimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut qe po ecin me ritmin e Breshkes apo Gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit, domethene shume larg Boingut amerikan apo Benzit gjerman !
    “ Misionar i Djallit” per Ylli Manjanin nuk eshte percaktor imi, por i nje ish-bashkestudenti te tij nga Tirana qe pretendonte se e kishte spiunuar tek SHIK-u i Gazidedes dhe Berishes ne vitet 1996-1997.
    Kete dyshim te bazuar ma ka shtuar edhe fakti qe nuk ka ndodhur nje rast te vetem qe kapterri i Sali Berishes ne krye te shtetit shqiptar dhe KLD-se Bujar Nishani ka pasur nevoje per voten e ish- ministrit te Drejtesise se Qeverise Rama – Meta , dhe Ylli Manjani te mos kete bashkuar voten e tij me Xhind Xhonet e Perishanet e antidrejtesise shqiptare !!!
    Kete gjyrulldi e kacafytje tipike shqiptaret kunder shqiptareve, e ka nxitur dhe pershkallezuar vitet e fundit Rusia dhe Putini qe kane investuar bujarisht edhe jo vetem ne politiken e Cadres, por edhe ne media e ne shoqerine civile ne thellim te ofensives se tyre ne Ballkan, e sidomos ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal i Zi, ku jeton populli e kombi me proamerikan ne Bote , shqiptaret !
    Vete fakti qe “Mosbindja Civile” e opozites shqiptare u shpall si shpata dhe strategjia e saj, vetem gjashte ore mbas “ Fillimit te Luftes Civile ne Shqiperi “ nga Sputniku i Putinit eshte nje kambane alarmi dhe kushtrim per vigjilence jo vetem per shqiptaret, por edhe per miqte e aleatet tane strategjike me SHBA-ne ne krye !
    Nuk ishin shqiptaret, por armiqte e tyre barbare serbo- greko -ruse qe e kthyen Ballkanin ne nje “ Fuci Baruti “ i cili u perdor egersisht, brutalisht e cnjerezisht kunder shqiptareve si popull e komb e kunder Shqiperise se shteti i vetem ne Bote i sakatuar e copetuar ne kater shtete!
    E kunder kujt !?
    Kunder popullit e kombit te vetem ne Ballkan qe nuk ka sulmuar as zaptuar kurre ne historine e vet mijeravjecare asnje popull e shtet tjeter fqinj apo jo , kunder popullit e kombit qe betim te fundit e sublim te tij ka “ Per Toke e per Qiell !” qe eshte krejt unikale e autoktone shume me e vjeter edhe se Jezu Krishti…edhe se Muhameti… edhe se cdo fe tjeter evropiane!
    Krejt strategjia e “ Mosbindjes Civile” sputniko- putiniste eshte minimi dhe zhberja e Reformave dhe Vetingut ne Drejtesi, Polici, Administrate Publike dhe e Integrimit te Shqiperise ne familjen e saj natyrore, shpirterore, kulturore, fetare e kombetare evropiane, BE.

  5. Mersin says:

    Asgje per te thene nga fronti i Babales.

  6. Zigur Qarri says:

    Babolja spiunoi per Leke ose per hakmarrje,por spiunimi i tij akuzoi krimin,gangrenen e çdo Shteti dhe shoqerie.
    Asnje Shtet nuk funksionon pa spiunimin,prandaj edhe eshte ngritur ne institucion sherbimi sekret.Babolja pa
    vetedije ndihmon per te luftuar krimin,ndersa Bedri Islami,bën me vetedije avokatin e krimit. Duke mbrojtur
    Fatmir Xhafajn,qe dyshohet per fshehje krimi,si edhe i implikuar ne biznesin e droges me Vellain e tij,me shume
    se sa krimin,Bedri Islami kerkon te mbroje Diktaturen komuniste me figuren e Fatmir Xhafajt,si ndermjetes
    “dinjitoz”i diktatures komuniste,i asaj diktature qe ngriti ne sistem vellavrasjen,dhe e ktheu Shqiperine ne nje
    burg gjigand.Diktaturen e perkrah shpirti diktatorial.Mentaliteti diktatorial,qe eshte edhe baza e çdo ideologjie
    diktatoriale,eshte garda kryesore qe garanton kreun e Diktatures per qellimet e tij.Me renien e diktatures,ata
    qe kan mbetur akoma njerez dhe i mundon njdjenja fajit,pendohen,kthejn,ndersa e keqja,ajo qe ka qene ne
    lindje e keqe,qe nuk i ka mbetur as edhe nje perqindje njerezilleku,thellon mekatet me ndergjegje.Nuk mund
    ta luftosh diktaturen pa u çliruar me pare nga komplekset,nga mentaliteti diktatorial.Atje ku ka diktature,ka
    servilizem.Dhe kjo dobesi,eshte fillesa e drames njerzore,qe nuk prek vetem injorantet,por edhe “intelektualet”.
    Edhe nese nuk jan te verteta akuzat qe i behen Fatmira Xhafajt ne kohen e diktatures komuniste,mjafton ajo qe
    ai ka qene pjese e sistemit”te drejtesise” ne ate periudhe,qe te perjashtohet me pjesmarrjen e tij ne Politike ne
    kohen e “Demokracise”.Kush do ta perjashtoje Fatmir Xhafajn,Bedri Islamët,ata qe nuk kan asnje ndjesi faji dhe
    nuk kan kerkuar akoma te falur per krimet e diktatures,apo ata qe akoma i thurin lavde atij sistemi qe shkatrroi
    nje kulture mijera vjeçare,qe shperdoroi dhe vodhi pasurine private per ta sjellur Shtetin ne buze te gremines,
    ne kolaps,ne falimentim ne 1990-ten?Bedri Islamët qe jan per “humanizem”ideologjik,per humanizem selektiv,
    jan edhe per drejtesi selektive.Krimet e komunizmit nuk kan ndodhur para 2000 vjetesh ne Palestine apo Izrael,
    por para 50 vitesh,dhe inkuizitoret e asaj kohe qe kullon gjak,jetojn akoma,pa u penduar aspak per mekatet e tyre.
    Dhe keta nuk ishin Rromaket qe denuan Krishtin,nje te huaj,por ishin shqiptare qe masakruan shqiptaret.Dhe keta
    jan akoma aty,ne “tempullin e drejtesise”,per turpin e kombit tone

  7. Zigur Qarri says:

    !!!
    Babolja spiunoi per Leke ose per hakmarrje,por spiunimi i tij akuzoi krimin,gangrenen e çdo Shteti dhe shoqerie.
    Asnje Shtet nuk funksionon pa spiunimin,prandaj edhe eshte ngritur ne institucion sherbimi sekret.Babolja pa
    vetedije ndihmon per te luftuar krimin,ndersa Bedri Islami,bën me vetedije avokatin e krimit. Duke mbrojtur
    Fatmir Xhafajn,qe dyshohet per fshehje krimi,si edhe i implikuar ne biznesin e droges me Vellain e tij,me shume
    se sa krimin,Bedri Islami kerkon te mbroje Diktaturen komuniste me figuren e Fatmir Xhafajt,si ndermjetes
    “dinjitoz”i diktatures komuniste,i asaj diktature qe ngriti ne sistem vellavrasjen,dhe e ktheu Shqiperine ne nje
    burg gjigand.Diktaturen e perkrah shpirti diktatorial.Mentaliteti diktatorial,qe eshte edhe baza e çdo ideologjie
    diktatoriale,eshte garda kryesore qe garanton kreun e Diktatures per qellimet e tij.Me renien e diktatures,ata
    qe kan mbetur akoma njerez dhe i mundon njdjenja fajit,pendohen,kthejn,ndersa e keqja,ajo qe ka qene ne
    lindje e keqe,qe nuk i ka mbetur as edhe nje perqindje njerezilleku,thellon mekatet me ndergjegje.Nuk mund
    ta luftosh diktaturen pa u çliruar me pare nga komplekset,nga mentaliteti diktatorial.Atje ku ka diktature,ka
    servilizem.Dhe kjo dobesi,eshte fillesa e drames njerzore,qe nuk prek vetem injorantet,por edhe “intelektualet”.
    Edhe nese nuk jan te verteta akuzat qe i behen Fatmira Xhafajt ne kohen e diktatures komuniste,mjafton ajo qe
    ai ka qene pjese e sistemit”te drejtesise” ne ate periudhe,qe te perjashtohet me pjesmarrjen e tij ne Politike ne
    kohen e “Demokracise”.Kush do ta perjashtoje Fatmir Xhafajn,Bedri Islamët,ata qe nuk kan asnje ndjesi faji dhe
    nuk kan kerkuar akoma te falur per krimet e diktatures,apo ata qe akoma i thurin lavde atij sistemi qe shkatrroi
    nje kulture mijera vjeçare,qe shperdoroi dhe vodhi pasurine private per ta sjellur Shtetin ne buze te gremines,
    ne kolaps,ne falimentim ne 1990-ten?Bedri Islamët qe jan per “humanizem”ideologjik,per humanizem selektiv,
    jan edhe per drejtesi selektive.Krimet e komunizmit nuk kan ndodhur para 2000 vjetesh ne Palestine apo Izrael,
    por para 50 vitesh,dhe inkuizitoret e asaj kohe qe kullon gjak,jetojn akoma,pa u penduar aspak per mekatet e tyre.
    Dhe keta nuk ishin Rromaket qe denuan Krishtin,nje te huaj,por ishin shqiptare qe masakruan shqiptaret.Dhe keta
    jan akoma aty,ne “tempullin e drejtesise”,per turpin e kombit tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje