VIDEO: “Bombë në bord”, pasagjerët hidhen nga krahu i avionit në pistë, dhjetra të plagosur

29 Maj 2018, 15:39Lifestyle TEMA

Një alarm për bombë ka bërë që pasagjerët e një avioni të hidhen nga krahu i tij në pistë.

Në pamjet filmike do të shikoni pasagjerët e tmerruar që hidhen menjëherë pasi hapet dera e emergjencës.

Të paktën dhjetë vetë u plagosën, shumica thyen këmbët dhe morën plagë në kokë pasi u hodhën nga krahu i avionit.

Paniku shpërtheu në avion Boeing 737 kur një burrë tha se një bombë ishte në bord.

Fatmirësisht alarmi për bombë ishte fals dhe 26-vjeçari, Frantinus Nirigi i cili përhapi panikun u arrestua nga policia.

Ngjarja ndodhi në aeroportim Supadio në qytetin Pontianak në Indonezi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje