Nard Ndoka: Më konfliktuat me djemtë që punojnë kamarierë në Maltë e elektoratin. Tani më kërkojnë borxh...

30 Maj 2018, 08:27Politika TEMA

Kreu i PDK, Nard Ndoka, shkruan se një media online ka shpifur lidhur me deklarimin e pasurisë së tij, ndërsa të tjerat i referohen këtij lajmi të pavërtetë.

Postimi i kreut te PDK:

Këto portalet tona i ka kapur virusi i klikimeve, si “sëmundje ngjitëse”: shpif apo gabon njëri portal dhe i referohen të gjithë të tjerët!

Pa standarde, pa rregulla, pa vërtetësi, pa konfirmim, pa asnjë burim; jo më me dy burime sipas rregullit bazë të gazetarisë!

Unë deklaroj 900 euro në llogari bankare; njeri portal e bën 900 mijë euro, tjetri shkruan mbi 900 mije euro, të tjerët e bëjnë lajmin me “copi 5”.

Kur kërkon një sqarim, apo përgënjeshtrim, të përgjigjën: “jemi referuar një lajmi te X portali”, që në fakt është anonim!

Si fillim, me armiqësuan me tre djemtë e mij; “pse mor babo shkojmë e punojmë kamajera në Maltë ne, kur paske mbi 900 mijë euro në bankë?

Pastaj plasën telefonat dhe sms-të; njëri kërkonte borxh, tjetri më shkruante; pse smë paske treguar!

Një nga zona elektorale më tha: “Pse nuk na dhe asnjë euro në fushate për vota, mbasi paske mbi dy milion euro?!

Hajde portale hajde; me një kërkim mund ta vërtetoni saktësisht në faqen zyrtare të ILDKPKI-së, me një sms mund të merrni konfirmim edhe nga une.

Nga 900 euro ne 900.000, janë tre zero më shumë, si veshtirë për tu shkruar gabim, apo ngatërruar!

Aq më tepër se shkruhet saktësisht; se Nard Ndoka ka deklaruar vetë mbi 900 mijë euro!

Gjithsesi fjala e juaj në veshin e qeverisë!

(TemA)

6 komente në “Nard Ndoka: Më konfliktuat me djemtë që punojnë kamarierë në Maltë e elektoratin. Tani më kërkojnë borxh…”

  1. TRAPI says:

    KA ME SHUME….ILACET 24 MILION EURO QE ISHIN NDIHMA DHE QE JU SHITEN SHENDETESISE…U MOREN NE GJERMANI,,,,,

  2. DEREJ E PA KTHESA says:

    Zotëria Nard Ndoka , paska dhe “diplomë Hipokritike” për dramaturgji , Bravo zoti Nardi , e kuptoni dhe vete se pasuritë dhe aftësitë i tregoni vetë , ska nevojë të meret njeri me Ju. E dyta , gjatë perjudhës zgjedhore , për të ngritur artificalishisht pozitat Tuaj , paguat në një web site nje shume ” simbolike”. Nard Ndoka , jemi vend i vogël, mos ju gënjejë iluzioni se mundë të fshiheni pas gishtit tuaj. Asgjë nuk fshihet, dhe thuaj se sa apartamnete keni , dhe sot në enrin e kujt janë….apo pasi ti publikojmë do thoni janë të djalit, të kunatit, të mikut të shokut ???? Jeta nuk është DANS me muzik rrok zoti Nard Ndoka..ndaj ate shprehjen se qinjgji urtë pi në dy nëna harroje……kur themi harroje harroje…se jemi shum afer prej shumicës prej jush, që mendoni se po ja hidhni me nje deklaratë enciklopedike.OK QARTË

  3. lulashi says:

    Si jashteqitje e Saliut ore palle, edhe ti nuk ndenjur pa vjedhur.

  4. "BOHOTINA" says:

    A kur je dhe ti burre!? Dhe ironik, pa le… Hajdut me te mesme. Servil. Munafik. Delenxhi. Depudet pa elektorat, pa e merituar. Futet ne strehet e te medhenjve.
    Kur ishte sekretar keshilli ne Vaun e Dejes ne fillim te viteve 90′ futi ne bange tere fondin e lekeve qe vinte per ndihma ekonomike dhe asistencat per 3 muaj. Si ne firmat piramidale, numuronte ditet. Njerezit i mbante me shprese, kur i nxorri pas 3 muajsh nga banga u dha njerezve leket dhe fitimin nga qendrimi per 3 muaj ne bange e gllaberoi.

  5. sul korriku says:

    Pjesa me e bukur e Nardit eshte “copi 5” E ka me te degjuar floriri.
    Te tjeret jane kot. Ky po te doje te hap negociatat.
    Sikur ta benim Kryeminister ! Ne fund te fundit kryear partie eshte.

    1. Goni says:

      Mqs qenka fukara shenoni nr.log. bankare t’i dergoj 100 euro ,qe t’ia rrumbullakos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje