Bashkimi kombëtar mbetet në programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me rikthimin e Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik në Kosovë thirrja për bashkim është bërë edhe më e fortë.
Kreu i Vetëvendosjes e sheh bashkimin si një zgjidhje jo vetëm për problemet e sigurisë, por edhe për ato ekonomike e politike për shqiptarët në të dy shtetet e ndara.
Por si realizohet bashkimi kombëtar? Kurti thotë se lëvizja mbërrin nga qytetarët.
“Nuk e bëjmë ne bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën ne. Vokacioni ynë është për bashkim dhe besoj që edhe këtu janë të shumtë që e duan këtë. Të bëhet referendum dhe le të vendosin qytetarët”, deklaron ai në emisionin Të Paekspozuarit këtë të enjte në Top Channel.
Por, Kosovës i ndalohet në Kushtetutë bashkimi me një tjetër shtet. Kurti e kritikon këtë nen.
“Ne na kënë vënë pengesë nenin që na ndalon bashkimin, si Austria që nuk i lejohet të bashkohet me Gjermaninë. Por, nuk e kishte Shqipëria Hitlerin, e kishte Serbia Millosheviçin”, shton ai.
Mbledhjet e dy qeverive i sheh më shumë propagandë sesa punë reale në forcimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve në dy anët e kufirit.
“Kanë qenë takime ceremoniale, që firmosin marrëveshje, por nuk vulosin mekanizma të përbashkët. Moria e marrëveshjeve nuk zbatohet. Mundësitë janë shumë më të mëdha, por mbledhjet bëhen më shumë për protagonizëm sesa ka vërtet interes dhe vullnet. Mos harrojmë që vendet e BE janë shumë më të bashkuara se ne në këtë aspekt”, thotë kreu i VV.
Lëshon një paralajmërim.
“Shqipëria dhe Kosova duhet të koordinohen që në dekadën e ardhshme të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Nëse Serbia hyn një ditë para Shqipërisë dhe Kosovës do të na bllokojë integrimin”, thotë ai.
Lëvizja e drejtuar prej tij akuzohet në Kosovë për flirtim me ekstremizmin islamik. Kurti e mohon.
“Nuk ka flirtim. Jemi subjekt politik që duam një shtet sekular. Por ne kundërshtojmë islamofobinë, që është e shprehur nga kundërshtarët që kërkojn të zëvendësojnë armikun kryesor që kemi Serbinë me islamin”, përgjigjet Albin Kurti.
Pranon se ekstremizmi mbetet një problem dhe thotë se VV propozoi që të futeshin në listën e organizatave terroriste të gjitha organizatat ekstremiste të identifikuara në Kosovë. Shpjegon edhe pse Vetëvendosje kundërshtoi ligjin që ndëshkon me burg të gjithë shtetasit e Kosovës që përfshihen në luftëra të huaja.
“E kundërshtuam sepse është një ligj universal, sepse me këtë ligj, nëse plas lufta në Luginën e Preshevës, shqiptarët e Kosovës ndëshkohen me burg për pjesëmarrje në të”, shpjegon ai.
Albin Kurti – Nderi i Kombit. Largimi me paramendim i “te paknaqurve” nga VV, te cilet e kan mare besimin e votuesve duke premtuar zbatimin e programit te VV, e mandej shpejt e shpejt thurnin “parime te reja” ne nje parti te vjeter, pikerisht per ta dobesuar fuqine e votes se VV ne kuvend, e ka bere Albin Kurtin thjesht legjende te gjalle. Nje politikan shqiptar qe flet drejt, ece drejt dhe punon drejt, njeri qe nuk i shkele fjalet e veta. Siq thoshte Konica: Bijt e shqipes nuk meren vesh me bijt e gjarperit.
Bravo ALBIN,JE NJË GJIGAND POLITIK NJË SKËNDERBE I KOHËRAVE MODERNE NJË ATDHETAR I FLAKTË BRAVO.
Nese shqiptaret bashkohen?
Po serbet nuk kane te drejte te bashkohen?
A do kerkojne serbet te kthejne ne kosove 160 mije serbet e shperngulur?
Nese bashkohen serbet a nuk do duan te bashkohen dhe greket?
Nese ndodhin keto a e di qe do behet prape lufte????
Dhe po u be prape lufte nga shqiptaret kush do luftoje dhe me se do luftojne. Se kosovaret i pame sa shume luftuan.
O albin qe e ke trurin sa te nje pule.
Apo do luftojne prape europianet dhe amerikanet per ne???
Albini është demagog për qperlarje truni të injoranteve por që ka një shok qe është Shefqet Krasniqi.
Që të dytë janë dijetar Albini bën politik gjaja politik kombëtare por që është shemë anti kombëtar po ashtu Shefqeti bën politik fetare por që është totalisht anti fetar por që luan koqe me budalla.
Po more Albin, prit edhe pak sa te shkermoqet fare VV dhe pastaj behu lider I bashkimit kombetar. Shiko Albin edhe nje here andej nga kosova se pune tona edhe per bashkimin kombetar nuk kane mbetur per ty e sojin tend.