Një fizikant rus ka parashikuar të ardhmen e qytetërimit njerëzor. Alexander Berezin, një shkencëtar i mirënjohur rus i Universitetit për Kërkime Teknologjike dhe Elektronike, e ka bërë parashikimin e tij në një artikull të titulluar “Të ardhur të parët, të ikur të fundit: një zgjidhje për paradoksin e Fermit”.
Paradoksi i Fermit është një kontradiktë që i ka kuriozuar shkencëtarët prej vitesh. Ideja është që nëse universi është i pafund dhe praktikisht bën të mundur ekzistencën e jetës jashtëtokësore, pse njerëzit nuk kanë ndeshur në gjurmë të saj?
Berezin hedh teorinë se qytetërimi alien mund të mos e ketë arritur teknologjinë e duhur për t’u zbuluar nga njerëzit si udhëtimi në hapësirë apo komunikimi ndëryjor.
Berezin gjithashtu thotë se kush arrin i pari udhëtimin ndëryjor, do të ketë potencialin për të shfarosur të gjithë rivalët dhe për të ushqyer zgjerimin e vet. Ose me fjalë të tjera: kushdo që e gjen tjetrin i pari do të ketë fuqinë e universit.
Sidoqoftë, fizikanti rus shton se përsa kohë ne jemi këtu, planeti ynë dhe ylli ynë janë relativisht të paprekur, dhe ne tashmë po mendojmë për udhëtimet e para ndëryjore, ka të ngjarë të jemi ne ekipi më i avancuar në këtë skenar.
“Shpjegimi i vetëm është thirrja e parimit antropik, ne jemi të parët që arrijmë në fazën ndëryjore dhe, ka shumë të ngjarë, do të jemi të fundit për t’u larguar”, thotë ai. (TemA TV)
Eshte nje ide foshnjarake e shfaqur si nje perralle e kendshme, pa asnje koncept prej arritjeve ne njohjen e proceseve te transformimit te materies ne hapesire dhe ne kohe si dhe ne objekte kozmike ne modelin e Tokes, Sistemit Diellor dhe Galaktikes Tone. Ky pseudoshkencetar eshte turpi i Intelektualeve te Rusise.
Te kishte halla bole, do ishte xhaje….
Komunikimi nderyjor nuk eshte aq i lehte po te kemi parasyshe pafundesine e univerit,si rrjedhim per shkak te distances dhe kohes mund te mbetet e pa mundur.Ne se behet fjale per galaktiken tone sigurisht qe duhen me pak kohe por prap mbetet shume.Disa planete te sistemit tone pak a shume eshte marre vesh qe ska jete si Hena,Marsi e ndoshta Aferdita.
Mundet qe te jete e kunderta e kesaj qe mendon shkencetari Berezin :Ne ne toke kemi organizuar gjith potencialin per ne univers dhe arritjet jan mikroskopike.E kunderta eshte dhe mendohet per jashte toksoret qe ata kan ardhur ne toke para se ne te shkonim ne hapsiren jashte toksore.Ata mundet te jene aq te perparuar sa vine per te na pare sikur shkojme ne ne piknik. Ne nje koh qe ne mobilizojme gjith shkencen tone per nje udhetim ne hapsire.Mundet qe ata te ken pare tek ne njerz dhe nje shoqeri primitive pa interes per ta.Kjo e njellojt, si ne qe shikojme dhe studjojme majmunet por nuk shoqerohemi me ta por i lem ne shoqerine e tyre. Kshtu mund te jemi ne per jasht toksoret pa interes dhe as’ te rreezikshem. Dhe ne se behemi te rrezikshem ata mundet qe te na ken ne monitorim ose ne shenjester kte nuk e dim.Dhe ideja qe do ngelemi te fundit nuk i dihet deri sa ata kan ardh te paret do te thot qe jan para nesh ne cdo drejtim.
Hë të lumtë , o Vedat , ç’ja bëre mirë këtij palo shkencëtarit revizionist . Guxon ky injorant e hedh hipoteza që janë mbi inteligjencën e tij prej muzhiku . Bravo Vedat , për vigjilencën e lartë shkencore që tregove , seç më kujtove shokun Enver – ai për politikë , ti për shkencë . Guximi dhe aventurizmi janë shumë pranë njëri- tjetrit !
Te gjitha jane hamendesime ku çdonjeri thote ate çfare mendon dhe jo ate çfare mund te ndodhe.Einshtein shpresen e komunikimit nderyjesor e kishte tek zhvillimi teknologjik ne masen e atille sa te arrihet ne shendrrimin e mases dhe transportimin e saje ne dinstanca te medha per ta riintegruar atje.Kjo eshte nje ide qe kerkon kohe dhe zhvillim.Deri atehere le te hamendesojme ka” ufo” apo ” aliene”.
toka eshte si nje kopesht zooligjik qe alienet e vizitojne here pas here….
Komunikimi nder yjor do te arrihet dhe nuk eshte ashtu sic thone disa shkencetare tani se udhetimi me mijera vite drite nuk arrihet sepse struktura e trupit te njeriut nuk i rezisto ketij udhetimi. Po eshte e vertete me njohjet qe kemi deri tani inteligjenca e njeriut ,sic mendohet dhe thuhet se aftesite e trurit me inteligjent deri tani jane shfrytezuar vetem 7 % imagjinoni sikur materia gri qe ndodhet ne trurin e njeriut te vihet ne funksion te zbulimeve te reja? Shekulli i 20 eshte ndoshta nje akumulim dijesh qe nga lindja e njeriut ne toke. Keto jane disa nder arritjet me te medha : fluturimi ne qiell (aeroplani) ,kompjuteri) ,arritja ne nje planet tjeter (hena) ,ne mjekesi ,transplanti I zemres si dhe organeve te tjera,pra jane te gjitha keto arsye qe me bejne te mendojme se cdo gje eshte e arriteshme por vec duhet te pritet momenti dhe te krijohen kushtet e pershtateshme.
Njerëzimi është sjellë në Tokë dhe është një specie shumë e prapambetur.
Ne jemi paraardhësit e lashtë të një rracë aliene super të avancuar , të rikrijuar po nga ata dhe të vendosur në Tokë , shumë larg syve dhe shumë larg influencës së rracave aliene të tjera që janë Jo dhe aq të avancuara dhe që duan vetëm shfarosje të rivalëve.
Simbas evolucionit ne erdhem te fundit, e simbas te gjitha gjasave ne do te shkojme te paret (ne zhdukje).