Tiranasi tenton të vrasë me automatik dashnorin e gruas, vetë e shfrytëzonte për prostitucion

1 Qershor 2018, 19:50Kronika TEMA

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e bashkëshortes së tij, një 23- vjeçar.

Në pranga përfundoi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili për motive xhelozie tentoi të vriste të riun K.K, me një armë zjarri automatike, ndërkohë që vetë e shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten.

“Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi Dorian Idrizaj  ka shkuar në banesën e shtetasit  K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, (bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konfikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj  për motive xhelozie ka kanosur dhe  tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K”, sqaron policia.

Falë ndërhyrjes së policisë dhe me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Nga të shtënat  në ajër nuk ka asnjë person të lënduar.

Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor  u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Gjithashtu, ndaj Idrizaj,  u referuan materialet edhe  për veprën penale  “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

6 komente në “Tiranasi tenton të vrasë me automatik dashnorin e gruas, vetë e shfrytëzonte për prostitucion”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Na e nxjerr gruan në çetë
    që t’a mbushë xhepin plot
    xheloz bëhet kur s’merr lekë
    se i shkon e qimja kot.
    *
    Ja lërojnë tokën të tjerët
    por s’e bën qefin qeder
    për Kë. Kënë bëhet xheloz
    Ç’është ki mo shoku Enver?!

    1. Enveri says:

      Eshte nipi i shokut Ramiz.
      Qe behet i forte sa hane ndonje supe me oriz.
      Por tani qe i moren kalashin i duket vetmja mize.

  2. faro says:

    Keta jane 2 pimpa, njeri nga te cilet i rremben biznesin tjetrit. Pra vrasesi ngeli pa “mall” = p… dhe pa asnje te ardhur tjeter.

  3. Kellira says:

    Normal. I ka prish biznesin.

  4. kirurg says:

    Nuk ka Idriz-aj ne Kukes (mbiemri me mbaresen -aj), shikoni mire origjinen e ketij tipit…

  5. H says:

    Pse nuk nxjerr sumën e vet në “treg” ky dhe. Hap “ndërmarje në vete” ? Kam një sugjerim. Si ta quaj . “Oh sa mirë me qenë kuksian”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje