DEBATI/ Biznesmeni i ankohet për ish-drejtorin e policisë, Rama i lë numrin e telefonit: Më shkruaj këtu...

2 Qershor 2018, 11:32Sociale TEMA

Pronari i një guroreje ka denoncuar tek kryeministri Edi Rama ish-drejtorin e policisë në Selenicë, Bernard Çaushin për ushtrim dhune.

Në Panarin e Punës në Elbasan, pronari i gurores tha se ish-drejtori i policisë nuk e lejon që të ushtrojë aktivitetin e tij prej 2 vitesh duke i bllokuar rrugët dhe shkatërruar mjete. Rruga është e bashkisë, por sipas tij Çaushi nuk e lejon të punojë sepse ka guroren e vet ngjitur me të.

Ai shprehet se zotëron lejen nga bashkia dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë, por nuk ka gjetur zgjidhje. Kryeministri Rama i la numrin e kontaktit dhe i kërkoi që me mesazh t’i tregonte të gjitha detajet e ngjarjes në mënyrë që ti zgjidhte problemin.

Pronari i gurores: Kemi pengesat tona, por e përgjithshmja ecën mirë. Ne kemi nevojë për 10 punonjës. Por kemi pasur probleme në punë. Meqë erdhët, do t’ju tregoj edhe disa fotografi që i shërbejnë punës. Kemi një gurore me ekskavatorët më të mirë. Ne kemi guroren tonë në Selenicë në Vlorë.

Edi Rama: Ku është problemi juaj?

Pronari i gurores: Ish-drejtori i policisë, Bernard Çaushi na ka bllokuar rrugën prej dy vitesh, ka ushtruar dhunë, duke thyer mjetet. Nuk funksionon. Kemi kërkuar ndihmë shumë herë.

Edi Rama: Përse e ka mbyllur rrugën?

Pronari i gurores: Kjo rruga është e bashkisë, i kemi marrë edhe letrat të gjitha, nuk na le të kalojmë, ngjitur me ne ka guroren e vet.

Edi Rama: Po ai punon?

Pronari i gurores: Po punon, është ish-drejtori i policisë në Selenicë.

Edi Rama: Më dërgo një mesazh mua në numrin tim dhe më shpjego më me detaje.

3 komente në “DEBATI/ Biznesmeni i ankohet për ish-drejtorin e policisë, Rama i lë numrin e telefonit: Më shkruaj këtu…”

  1. Shefki says:

    Po pse duhet qe te dergoj sms ?
    Pse u dashka qe te ruhet konfidencial ky shqetesim i ketij biznesmeni ndaj nje pushtetari biznesmen ?
    Ky lloje shqetesimi ekziston ne shume raste ne Shqiperi, a thua nuk i dinkeka Kryeministri?
    Per mua problemi u shtrua per zgjidhje ne publike dhe zgjidhja duhet te behet publike per tu bere shembull edhe per raste te tjera korruptive qe jane te shumta keto raste sot ne kete kohe.

  2. Alb-Nakba says:

    Kuptoheni dhe me vemendje shikoni se per nje ish..pra per dikush qe ishte njehere, qe nuk eshte me dhe ska lidhje as me Ramen as me te tjeret pervec drejtesise, Rama menjehere eshte i interesuar dhe se do bej dicka. Kur e pyesin dhe e kritiokjne per ndonje te korruptuar apo zyre te korruptuar ne sherbim te shtetit,tani, menjehere ai i drejton te :
    albaniacom.al , a ku ta di une cfare pacavurre e Rames ajo eshte.

    Njelloj sikur ti qepeshin Adriatik Llalles apo Tahirit qe nuk jane me….bile dhe atehere asgje nuk do ndodhte….

  3. demiri says:

    T’i kritikosh Rames nje zyrtar te tij te hakerrehet sa te shqyeje!
    I shkruajta nje e mail Rames ku e kritikoja kryebashkiakun e Tiranes Erion Veliaj,por jo vetem nuk m’u pergjigj disa muaj rresht,por ne fund me hakerrehet se me kete problem nuk merret qeveria!
    Po me kryebashkiakun e Tiranes qe nuk ben pritje populli dhe qe vete nuk u jep pergjigje letrave apo e mail-eve drejtuar atij,a merret qeveria?
    Ne se nuk merret me kaq,per cfare e kemi kete fare qeverie?
    I thone se “mielli qe prodhohet buke eshte kanceroz”,por Rama hesht!
    Mos valle eshte vete padroni i ketij mielli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje